Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Edi Tushe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Edi Tushe
AktualitetKronike

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Edi Tushe

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin mjekësor dhe mijëra familje shqiptare. Është ndarë nga jeta doktori i njohur neonatolog Edi Tushe, një prej figurave më të respektuara të mjekësisë shqiptare dhe një nga pionierët e shërbimit neonatologjik në vend.

Përveç kontributit të tij të çmuar si mjek pediatër dhe neonatolog, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në themelimin dhe zhvillimin e shërbimit neonatologjik në Shqipëri. Tushe ka dhënë një kontribut të vyer edhe në formimin e brezave të rinj të mjekëve si pedagog, duke përcjellë përvojën dhe dijet e tij ndër vite.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është bërë publik nga një mik dhe koleg i afërt, i cili përmes një mesazhi prekës e ka kujtuar Dr. Tushen si një njeri të rrallë, një mik të dashur dhe një profesionist të jashtëzakonshëm që ia kushtoi jetën kujdesit për fëmijët.

- Publicitet -

“Ka ikje që të lënë pa frymë. Ka humbje që nuk pranohen dot. Dhe ka njerëz që janë aq të mirë, aq të dashur, aq të pazëvendësueshëm, sa duket e padrejtë që Zoti t’i thërrasë kaq heret pranë vetes. Edi ishte njëri prej tyre.

Nuk po qaj vetëm një koleg. Nuk po qaj vetëm një mjek të shkëlqyer. Po qaj një mik të shtrenjtë, një njeri të rrallë, një shpirt të bukur që e bënte botën më të mirë vetëm me praninë e tij.

Sa herë e shihja në klinikë, më dukej sikur gjithçka bëhej më e lehtë. Kishte atë qetësinë e njerëzve të mirë, atë buzëqeshjen e butë që të jepte siguri, atë mirësinë që nuk kishte nevojë të fliste me zë të lartë për t’u ndjerë.

Sot tavolina e tij mbeti bosh. Stetoskopi heshti. Dera nuk do të hapet më për të pritur fëmijët që e donin aq shumë”, shkruan ai.

Ndarja e tij nga jeta lë pas një boshllëk të madh në mjekësinë shqiptare, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla te kolegët, studentët dhe familjet që patën fatin ta njohin.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e martë, më 17 qershor, në orën 16:00, e organizuar nga Funeral Home ALBA 2000, në Rrugën e Durrësit, pranë ish-Ambasadës Jugosllave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?