Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mobilizimi i pjesshëm, mbi 200 mijë njerëz janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar urdhrit të Putinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mobilizimi i pjesshëm, mbi 200 mijë njerëz janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar urdhrit të Putinit
AktualitetBote

Mobilizimi i pjesshëm, mbi 200 mijë njerëz janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar urdhrit të Putinit

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Më shumë se 200,000 njerëz kanë udhëtuar nga Rusia në Gjeorgji, Kazakistan dhe BE që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm” të menjëhershëm të qytetarëve rusë më 21 shtator, sipas të dhënave zyrtare.

Më konkretisht:

Përafërsisht 100,000 rusë kanë kaluar në Kazakistan gjatë javës së fundit, tha të mërkurën Marat Kozheyev, zëvendësministër i punëve të brendshme të Kazakistanit, sipas Kazinform, një agjenci shtetërore e lajmeve.

- Publicitet -

Të paktën 53,136 persona kanë kaluar kufirin gjeorgjio-rus midis 21 dhe 26 shtatorit, tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë të martën.

Gati 66,000 qytetarë rusë kanë hyrë në Bashkimin Evropian gjatë javës së kaluar (19-25 shtator) – një rritje prej më shumë se 30% në krahasim me javën e kaluar, tha të martën Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex.

Kurse, sa i përket urdhërit të Putinit, njoftimi i mobilizimit të Rusisë për luftën në Ukrainë shkaktoi protesta dhe një eksod të qytetarëve rusë nga vendi, pasi Kremlini shtrëngoi rregullat rreth shmangies së urdhrave ushtarakë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi më 21 shtator se do të rekrutohen deri në 300,000 burra me përvojë të mëparshme ushtarake.

Numri i rusëve që ikin nga vendi për të shmangur thirrjen “ka gjasa e tejkalon” numrin e trupave që pushtuan Ukrainën në shkurt, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se nuk e di numrin e njerëzve që janë larguar nga vendi që nga njoftimi.

Media e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe të martën citoi një burim në administratën presidenciale ruse të thoshte se FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë) raportoi se 261,000 burra u larguan nga Rusia që nga shpallja e mobilizimit më 21 shtator.

Qytetarët rusë kanë udhëtuar gjithashtu në Mongoli dhe Armeni, gjë që do të rriste më tej numrin e përgjithshëm të rusëve që janë larguar nga vendi, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë, që nga shpallja e një mobilizimi të pjesshëm.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ?+ says:
    September 29, 2022 at 6:20 pm

    i paskan numëruar ata. hahaha
    🤑🤑🤑🤑🤑🤑🤑🤑🤑= fytyra e imperializmit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?