Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moody’s: Ekonomia shqiptare me perspektivë të qëndrueshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moody’s: Ekonomia shqiptare me perspektivë të qëndrueshme
AktualitetEkonomi

Moody’s: Ekonomia shqiptare me perspektivë të qëndrueshme

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

Agjencia rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë, parashikon se borxhi publik do të ulet në 62.3%, në 2024

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s rikonfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”, në rishikimin e saj të fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencia vlerëson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që pësoi ekonomia shqiptare në vitet e fundit, tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza evropiane energjetike që filloi në vitin 2022, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

- Publicitet -

Agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë tregoi rezistencë ndaj goditjeve me të cilat u përball, duke u rikuperuar fuqishëm në 8.9% në 2021 dhe 4.9% në 2022, pas një tkurrjeje ekonomike prej 3.3% në vitin 2020, ku sektori i turizmit u ndikua nga pandemia. Agjencia shprehet optimiste për rritjen ekonomike për këtë vit, pasi sektori i turizmit ka tejkaluar nivelin e tij para pandemisë në vitin 2022 dhe do të arrijë një kulm të ri në vitin 2023.

Edhe pse treguesit fiskalë kanë qenë në një trend pozitiv pas përkeqësimit të ndjeshëm në vitin 2013, tre goditjet e mëdha me të cilat u përball ekonomia shqiptare kanë rënduar mbi financat publike duke sjell dhe përkeqësim të borxhit publik.

Ndërsa borxhi publik total ndaj PBB-së (përfshirë garancitë) u rrit me pothuajse 9 %, duke kulmuar në 74.5% në vitin 2021, në vitin 2022, raporti i borxhit publik rihyri në një trend të fortë zbritës dhe u zvogëlua me pothuajse 10 pikë përqindjeje. Agjencia Moody’s parashikon rënie të raportit të borxhit publik në 62.3% të PBB-së në vitin 2024.

Disa javë më parë edhe Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) rishikoi me rritje perspektivën e saj për Shqipërinë nga “perspektivë e qëndrueshme”, në “perspektivë pozitive”, por edhe FMN dhe Banka Botërore kanë vlerësuar me rritje 3.6% ekonominë shqiptare. Ndikues kryesor në këtë rritje janë sektori i turizmit dhe i ndërtimi.

RRITJA EKONOMIKE

Viti 2020 3.3%

Viti 2021 8.9%

Viti 2022 4.9%

MOODY’S PER BORXHIN PUBLIK

Viti 2019 65.8 %

Viti 2021 74.5 %

Viti 2022 64.5 %

Viti 2024 62.3 %

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?