Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania
Teknologji

Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings i ka dhënë 4iG Távközlési Holding Zrt. vlerësimin Ba1 me perspektivë pozitive, duke e vendosur kompaninë vetëm një shkallë poshtë kategorisë “investment grade”, ose nivelit të rekomanduar për investim.

Vlerësimi ka rëndësi edhe për tregun shqiptar, pasi grupi hungarez 4iG zotëron operatorin One Albania, ndërsa aktivitetet e tij të telekomunikacionit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara nën 4iG Távközlési Holding.

Ba1 është niveli më i lartë në kategorinë që Moody’s klasifikon poshtë “investment grade”. Ndërkohë, perspektiva pozitive tregon se agjencia sheh mundësi reale për përmirësimin e mëtejshëm të vlerësimit, nëse kompania arrin objektivat e parashikuara për rritjen e përfitueshmërisë, reduktimin e borxhit dhe forcimin e treguesve financiarë.

- Publicitet -

Vlerësimi është kryer në kuadër të përgatitjeve të 4iG Távközlési Holding për një emetim ndërkombëtar obligacionesh të planifikuar gjatë muajit tetor. Financimi synon kryesisht rifinancimin e kredive të marra për blerjet e kompanive të telekomunikacionit, por edhe mbështetjen e zgjerimit të mëtejshëm ndërkombëtar të grupit. Moody’s i ka dhënë vlerësimin Ba1 edhe obligacioneve të propozuara.

Sipas vlerësimit, hyrja në tregun ndërkombëtar të obligacioneve mund t’i mundësojë 4iG të diversifikojë burimet e financimit dhe të reduktojë varësinë nga financimi bankar vendas. Rifinancimi i kredive të lidhura me blerjet e mëparshme pritet gjithashtu të thjeshtojë strukturën e maturimit të borxhit.

One Albania, pjesë e pozicionit rajonal të 4iG

Moody’s evidenton si një nga pikat e forta të 4iG Távközlési Holding pozicionin e konsoliduar në tregjet e Hungarisë dhe Ballkanit Perëndimor, ku grupi ka ndërtuar një prani të rëndësishme përmes një serie blerjesh dhe integrimesh.

Në Shqipëri, grupi është i pranishëm përmes One Albania, ndërsa në Malin e Zi operon përmes One Crna Gora. Sipas Moody’s, këto kompani e pozicionojnë 4iG mes operatorëve kryesorë celularë në të dy tregjet.

Në Hungari, përmes kompanive 2Connect dhe One Magyarország, 4iG Távközlési Holding është operatori i dytë më i madh i integruar i telekomunikacionit.

Agjencia vlerëson se barrierat e larta për hyrjen e operatorëve të rinj në këto tregje, infrastruktura e zotëruar nga vetë grupi dhe kombinimi i shërbimeve fikse dhe celulare mbështesin pozicionin konkurrues të kompanisë.

Mbi 20 mijë kilometra rrjet dhe 5 mijë stacione bazë

Infrastruktura e grupit përfshin më shumë se 20 mijë kilometra rrjet backbone, të klasifikuar si infrastrukturë kritike, rreth 900 kulla telekomunikacioni, mbi 5 mijë stacione bazë, si dhe kapacitete të konsiderueshme të qendrave të të dhënave.

Moody’s vlerëson se zotërimi i rrjeteve, të ardhurat e përsëritshme nga kontratat dhe marrëveshjet afatgjata me operatorët e tjerë e bëjnë gjenerimin e flukseve monetare të grupit më të parashikueshëm.

Një tjetër element i vlerësuar pozitivisht është integrimi i kompanive të blera gjatë viteve të fundit. Moody’s evidenton aftësinë e grupit për të realizuar sinergji dhe për të përmirësuar eficiencën pas blerjeve, duke e konsideruar transformimin e tregut hungarez të telekomunikacionit si një shembull të rëndësishëm të konsolidimit në Europë.

Vlerësimi Ba1 me perspektivë pozitive i jep 4iG një pikënisje të favorshme për hyrjen në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe sinjalizon mundësinë e një ngritjeje të ardhshme të rating-ut, nëse përmirësimi i treguesve financiarë vazhdon sipas pritshmërive.

Për 4iG, që përmes One Albania ka një ekspozim të drejtpërdrejtë edhe në tregun shqiptar të telekomunikacionit, vlerësimi i Moody’s përbën gjithashtu 

 

Marrë nga Ekofin

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  • Arrestohet në Gjermani ish-kreu i shërbimit sekret, akuzohet për spiunazh dhe tradhti të lartë
  • Aksident tragjik në një kompani biznesi në Vlorë, humb jetën pronari
  • Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania
  • Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot

Komentet e Fundit

  1. demo on Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot
  2. demo on Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
  3. Otto on Partia “Protesta”
  4. Detari on VIDEO: Aktori kundër pakteve të tipit Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
  5. Dashi on Partia “Protesta”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?