Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mos më shkruaj se s’di ku kam kokën”, zbardhen komunikimet e Ervin Matës pasi iu kap kokaina në Frankfurt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Mos më shkruaj se s’di ku kam kokën”, zbardhen komunikimet e Ervin Matës pasi iu kap kokaina në Frankfurt
KronikeLajmi i fundit

“Mos më shkruaj se s’di ku kam kokën”, zbardhen komunikimet e Ervin Matës pasi iu kap kokaina në Frankfurt

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Gazetari Spartak Koka ka zbardhur të tjera detaje nga dosja e SPAK për personat e arrestuar dy ditë më parë si pjesë e një bande kriminale.

Koka tregoi, sipas dosjes së SPAK, një komunikim të Ervin Matës me një person tjetër për një sasi kokaine të trafikuar në Gjermani, që u kap në aeroport nga autoritetet doganore.

“Ervin Mata ka një rol organizatori në trafikimin e lëndëve narkotike ndërkombëtare, sipas SPAK. Ervin Mata dyshohet sipas SPAK që ka organizuar trafikimin e 250 kg kokainë nga Brazili në drejtim të Frankfurtit, Gjermani. Lidhur me këtë episod, evidentohet një bisedë më 29 Shtator 2020 ku ai flet me një shtetas dhe i thotë “vëlla unë e shes me 35, Ramazani ma ka paguar 34. Ata mund ta duan dhe për Belgjikë, po unë shes me 35”.

- Publicitet -

Po flasin për kilen e kokainë, 35 mijë Euro. “Tashi ç’a të them unë, ok, ishalla i ka në Shqipëri, do ta ul dhe një pikë, prit të dali malli se është në avion”.

Akoma nuk dihej nëse ka dalë apo jo malli. “Do dhe 2 orë”. Dhe më pas i shkruan: “Vëlla mos më shkruaj se s’di ku kam kokën, m’u kapën 244 copë”.

Ervin Mata i shkruan një personi të paidentifikuar nga SPAK. Më pas i thotë “m’u kapën 244 copë, do lexosh në gazeta nesër, në Frankfurt”. Dhe më pas kemi një komunikim tjetër me një përdorues tjetër për të njëjtën sasi “plak, po ai i Frankfurtit ka ndonjë lekë se më çmendën këta të daljes”. Mesa duket kuptohet për ata persona që do ta garantonin nxjerrjen e lëndës narkotike nga aeroporti. “Ai i Frankfurtit mos i jap njeriu lekë”, i thotë, “përveç se kur të thuash ti. M’u kap komplet malli në Frankfurt nga dogana”.

Komunikimi është në shqip. Shtetasi Ervin Mata, sipas SPAK, komunikon me përdoruesin me iniciale D.P. i paidentifikuar, evidentohet të komunikojë dhe për shuma parash të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri ku tregohet se disponon shuma parash në Holandë, për të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm dhe ka një bisedë tjetër dhe i thotë: “Veç në Shqipëri i du lekët unë, t’i kaloj 1 milion në Holandë po të duash”.

Pra, po flasin për 1 milion Euro. “Po më pret me ç’a të duash, të flas të kaloj lekët sot, mos e vrit mendjen”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Gjatë operacionit të SPAK-ut, të zhvilluar dy ditë më parë, ranë në prangat e policisë 4 persona, ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Besmir Murati dhe Bujar (Ajazi) Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Masë “detyrim paraqitje” Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj Jonida Babametos, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Në kërkim janë: Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Germizi, Bajram Grabova dhe Ervin Mata.

Dyshohet se Ervin Mata dhe Eralbi Breçani ndodhen në vendet e Amerikës Latine.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…
  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?