Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mot i keq përfshin Evropën veriore, anulohen fluturimet lundrimet e trageteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mot i keq përfshin Evropën veriore, anulohen fluturimet lundrimet e trageteve
AktualitetBote

Mot i keq përfshin Evropën veriore, anulohen fluturimet lundrimet e trageteve

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Moti i stuhishëm që ka goditur rajonin e Detit Baltik të hënën, ka vrarë të paktën një person dhe ka shkaktuar vonesa në fluturime, pezullimin e trageteve dhe daljen e një treni nga binarët.

Tre persona u dërguan në spital në Suedi, kur dy prej vagonëve të udhëtarëve dolën nga binarët në Hudiksvall, një qytet 280 kilometra në veri të Stokholmit, njoftoi policia më 7 gusht.

Treni doli nga binarët sepse “hekurudha është dëmtuar nga shiu i madh dhe rrëshqitja e dheut”, tha policia, duke shtuar se shkalla e dëmtimit të të lënduarve nuk dihet.

- Publicitet -

Në tren ndodheshin 120 persona, raportuan mediat suedeze.

Tragetet që e lidhin Poloninë me Suedinë, dy ishujt gjerman me Gjermaninë dhe Norvegjinë me Danimarkën, kanë mbetur në port. Tragetet dhe taksitë e ujit në ishujt gjerman Hiddensee dhe Reugen u anuluan për të hënën dhe të martën në mëngjes.

Pushuesve u është kërkuar t’i shtyjnë planet e udhëtimit për të mërkurën.

Në Lituani, një grua 50-vjeçare u vra nga rrëzimi i lisave afër kufirit me Letoninë. Kjo zonë u dëmtua shumë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë elektrike dhe me kulme të shtëpive të shkatërruara.

Shërbimi baltik i lajmeve tha se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e afërt, Dobele. Postimet në rrjetet sociale treguan se njëra prej pronave më të prekura ishte një park në Tervete, një zonë e njohur rekreative që përfshin edhe një arenë lodrash për fëmijë, e frymëzuar nga përrallat letone. Parku do të jetë i mbyllur deri javën e ardhshme.

Shi i madh dhe breshër u raportua edhe në Estoni, vendin e tretë baltik.

Në Danimarkë, policia nga pjesa verilindore e vendit tha në X, rrjetin social të njohur dikur si Twitter, se moti është ende i lig.

Departamenti i zjarrfikësve në Kopenhagë u bëri thirrje njerëzve të rrinë larg parqeve dhe maleve, duke thënë se “përzierja e shiut dhe stuhitë e rrit rrezikun për rrëzimin e lisave”.

Në jug të Norvegjisë, autoritetet e lëshuan alarmin e motit ekstrem në nivelin më të lartë, për shkak të shiut të madh, rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve. Rrugët e Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë, u vërshuan.

Të dielën u raportuan mijëra vetëtima në Suedi./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë
  • Një prej tyre…
  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?