Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moti i keq “pushton” vendin, reshje intensive, shtrëngata e dëborë. Dëme në disa qarqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Moti i keq “pushton” vendin, reshje intensive, shtrëngata e dëborë. Dëme në disa qarqe
KronikeLajmi i fundit

Moti i keq “pushton” vendin, reshje intensive, shtrëngata e dëborë. Dëme në disa qarqe

Published: November 18, 2025
Shpërndaje

Moti i keq ka përfshirë vendin, ku si pasojë janë shkaktuar probleme në disa qarqe.

Në Lezhë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në lagjen “Besëlidhja”. Sistemi i kanalizimeve në qytet nuk ka arritur që të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë-Shëngjin.

Gjithashtu kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit. Ndërkohë, probleme raportohen edhe në bashkinë e Kurbinit.

- Publicitet -

Në disa zona ka mungesë të energjisë elektrike, kryesisht në fshatra. Problematike situata paraqitet edhe në Fushë-Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Mallkuc.

Në Murqinë uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha arash. Shumica e kanaleve janë të vjetra dhe pa pastruar dhe nëse reshjet vazhdojnë me intensitet, përveç sipërfaqeve të tokës, mund të rrezikohen edhe banesa.

Në Vlorë, po ashtu era e fortë ka rrëzuar disa pemë në zonën e Skelës dhe Pyllin e Sodës.

Probleme me energjinë elektrike raportohen edhe në Fier për shkak të erës së fortë. Zonat e prekura janë nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë.

Ndërkohë, grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.

Ministria e Mbrojtjes me anë të një njoftimi, Ministria bën me dije se në Lezhë dhe Fushë Arrëz ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Lezhë, ndërprerja e energjisë u shkaktua pas rrëzimit të një peme në aksin Lezhë-Shëngjin, e cila dëmtoi linjat elektrike. Ndërsa në Fushë-Arrëz, problematikat me energjinë u shkaktuan nga era e fortë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash.

Njoftimi i plotë: 

Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • shoqeruesi i Spiropalit says:
    November 18, 2025 at 4:23 pm

    Sa me saktesi e gjeti motin dje ajo Bela e Ballukeve qe ashtu e sikletosur me hallet e veta me ate dreq SPAK gjeti kohen te lexonte parashikimin e motit Buletinin Meterologjik e tu thoshte shqiptareve te benin gajret e mos harronin cadrat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?