Artur Meçollari, ish-Zëvendës Komandant i Forcave Detare thotë se rasti ka shkelje procedurale, të cilat sipas tij, institucionet e Mbrojtjes i kanë bërë njëra pas tjetrës me dërgimin e Tresës në mision në Sudan
Një tjetër skandal në radhët e ushtrisë shqiptare.
Migena Tresa, motra e Adriatik Tresës, i vrarë në nëntor të vitit 2020 në Ekuador si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, është pajisur me certifikatë sigurie nga Forcat e Armatosura për të marrë pjesë në një mision bashkëpunimi me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut.
Artur Meçollari, ish-Zëvendës Komandant i Forcave Detare thotë se rasti ka shkelje procedurale, të cilat sipas tij, institucionet e Mbrojtjes i kanë bërë njëra pas tjetrës me dërgimin e Tresës në mision në Sudan.
“Migena Tresa para nisjes së misionit punonte te qendra SAR, profili i punës që kërkohet në misionin e OKB-së në Sudanin e Jugut është oficer zbulimi dhe majorja nuk ka asnjë lidhje me zbulimin, ka punuar në profilin e saj, dhe përpara se të ikë në 26 nëntor ka bërë dhe rinovimin e certifikatës së sigurisë dhe pse me lidhje familjare jo të përshtatshme.
Ajo e ka nisur misionin 8 dhjetor 2023. Duhet thënë se pasi i vranë vëllain në ekuador në 2020-n, Migena Tresa ka marrë leje me shkrim nga Shefi Shtabit të Përgjithshëm i asaj kohe Bajram Begaj për të shkuar në Ekuador për të marrë trupin e vëllait”, thotë Meçollari.
Adriatik Tresa është ekzekutuar brenda vilës së tij në qytetin e Guayakilit në prani të së shoqes në nëntor të vitit 2020. Katër autorët kanë hyrë në banesë të veshur si policë me pretendimin se kishin mandat kontrolli. Por me të konfirmuar shënjestrën ata e ekzekutuan Tresën, i cili gjeti vdekjen në vend.
Tresa akuzohej nga autoritetet e Ekuadorit për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe vrasjen e një shqiptari tjetër.
“Pasi shpallet vendi vakant për të tilla misione, përcaktohen kriteret dhe bëhen kërkesat nga personeli i FA. Në bazë të kritereve kërkohet specialiteti, të mos ketë qenë 3 vitet e fundit në një mision të ngjashëm dhe aplikanti dërgon kërkesën në Shtabin e Përgjithshëm. Më pas bëhet seleksionimi i parë i kandidaturave, të mos ketë masa disiplinore, bëhet kontrolli i figurës, merret informacion nga Policia Ushtarake dhe në fund Shtabi i Përgjithshëm i dërgon Ministrit të Mbrojtjes jo më pak se 3 kandidatura, i cili përzgjedh një.
Në këtë rast procesi i seleksionimit nuk ka funksionuar, është ‘jashtë loje’ sistemi i zbulimit, siç janë Policia Ushtarake ose Shërbimi Informativ. Asnjëra nga hallkat nuk ka raportuar, pasi në të tilla raste ligji e përjashton pajisjen me certifikatë sigurie, rrjedhimisht dhe dërgimin në mision”, u shpreh Meçollari.
Një anëtar i këtij misioni përveç eksperiencës, përfitimeve nga pikëpamja e karrierës, merr 12 mijë lekë të reja në ditë, përveç pagës.
Ky nuk është rasti i vetëm që ka ngjallur debate. Pavarësisht të shkuarës familjare dhe motra e Nuredin Dumanit, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë u emërua në një post të rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme. Xhuljana Dumani, mbulonte marrëdhëniet me NATO-n në dikasterin më të rëndësishëm sa i përket politikës së jashtme. Ashtu si në rastin e Treskës dhe motra e Dumanit, ishte e pajisur me certifikatë sigurie. Nuredin Dumani akuzohet si një prej krerëve të grupeve kriminale në vend, që kanë kryer një sërë vrasjesh dhe shpërthimesh me tritol.
a.c./dita

Ky foltoristi nuk la njeri pa marre neper goje. Si duket shkon dhe frymezohet tek rrugica pa diell çdo nate.
Jo zoti Dajti.Kolonel (Kapiten i rangut tw parw) Mucollari ka shume te drejte.Ai eshte ekspert i kesaj fushe,mbasi ka patur detyren e Inspektori pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes,ku kalonin te gjitha keto procedura.Te emrosh ne keto funksione dy zonjat e me siperme eshte skandaloze,te cilat ndodhin vetem ne Shqiperine sotme.Asnje vend tjeter demokratik e ligjor nuk mund te beje shkelje te tilla flagrante,prandaj vendi jone radhitet per cdo tregues i fundit Ballkanit dhe Europes.
Dajti
Mos fol kot kur nuk di gje
Heshtja ne keto raste eshte me mire
Motra e kriminelit ne ate detyre nuk perputhet me rregullat
Rrespekt per guximin
Kujdes Mecollar
Te thuash te drejten sot
Eshte shaka me zarar
Ju lumte zoti Mecollari!
Kjo dshte nje kembane alarmi..
Eshte vetem maja e ajsbergut te abuzimit dhe shkaterrimit te forcave te armatosura, ne te cilat ka vdekur perfundimisht meritokracia. Profesionalizmin e ka mbytur propaganda dhe dijen e ka mbuluar Injoranca.