Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ITALI: Dalin pollet e para, partia e post-fashistes Meloni, në krye. Qendra e djathtë fiton mazhorancën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ITALI: Dalin pollet e para, partia e post-fashistes Meloni, në krye. Qendra e djathtë fiton mazhorancën
BoteKryesore

ITALI: Dalin pollet e para, partia e post-fashistes Meloni, në krye. Qendra e djathtë fiton mazhorancën

Published: September 25, 2022
Shpërndaje

Ka përfunduar procesi i votimeve në Itali, i cili është mbyllur në orën 23:00, ku kanë marrë pjesë 51.16% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas sondazheve të para nga pollët në televizionet italiane, Fdi 22-26%, Pd 17-21%, M5s 13.5-17.5%, Lega 8.5-12.5%, Fi 6-8 %, Action-Iv 6.5-8.5 %.

Në vjeshtën e vitit 1922, Benito Mussolini, themeluesi ambicioz dhe karizmatik i Partisë Fashiste, u bë kryeministri më i ri i Italisë. Ai mori pushtetin pasi një marshimi në Romë, duke sjellë një periudhë të errët të sundimit totalitar.

- Publicitet -

Një shekull më pas, Italia duket se do të drejtohet sërish nga një udhëheqëse e ekstremit të djathtë nëse rezultatet e kësaj të diele do çojnë Xhorxhia Melonin, drejtuesen e partisë Fratelli d’Italia, në krye të qeverisë.

Vëllezërit Italianë, një parti prejardhja e së cilës është tek fashistët e Musolinit ka shqetësuar shumë italianë dhe evropianë. Ngjitja e saj në krye të vendit, vjen në një kohë delikate për Italinë, vend idëmtuar jo pak nga problemet ekonomike të kohëve të fundit, inflacioni i lartë dhe kriza e emigracionit. Po ashtu, ajo ngre pikëpyetje të pakëndshme mbi idenë e identitetit dhe unitetit evropian.  Për më tepër, është një simptomë e gjendjes së keqe politike në Itali, por edhe e valëspopuliste që ka nisur të ketë sërish sukses në mbarë botën.

Kush është Xhorxhia Meloni?

Ajo është akuzuar si një provokatore politike. Si një nacionaliste krenare, me qëndrime shumë të ashpra kundër emigrantëve, dhe që flet vazhdimisht për mbrojtjen e Italisë nga “islamizimi”.  Nga ana tjetër e paraqet veten si mbrojtëse e vlerave tradicionale familjare, duke e politizuar Krishterimin dhe amësinë, si gurët e themelit të identitetit autentik kombëtar italian.

Në një fjalim të vitit 2019, ajo tha:“Unë jam Xhorxhia. Jam një grua, nënë, jam italiane, dhe jam e krishterë!”.  Por Meloni është një kameleon politik. Ajo e ndryshon strategjinë sa herë që kjo është politikisht e dobishme për të. Kur ishte më e re e admironte hapur Musolinin, dhe e konsideronte atë një politikan të mirë. Por e pyetur në prag të zgjedhjeve të 25 shtatorit, nëse ishte dakord që udhëheqësi fashist ishte i keq për Italinë, ajo tha “Po”.  Me kalimin e viteve, ka shprehur admirim për liderë të konsideruar nga shumë analistë si ultra nacionalistë, si Vladimir Putin në Rusi , Viktor Orban në Hungari dhe Marin Lë Pen nëFrancë.

Po ashtu, ajo është përpjekur të pozicionohet si e lidhur me konservatorizmin e Partisë Konservatore në Britani dhe Partinë Republikane në SHBA  Kohët e fundit, Meloni është përpjekur të distancohet nga mbështetja e mëparshme ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe të ritheksojë gatishmërinë e saj për t’i shërbyer me atdhetarizëm vendit të saj. Dhe mesa duket ky truk ka funksionuar.

Aleanca e ekstremit të djathtë e Fratelli d’Italia e Melonit dhe partitë që kanë të njëjtën qasje, Lega dhe Forza Italia, synojnë të fitojnë shumicën absolute në parlamentin e ri.  Por më shumë ka spikatur partia e Melonit.

Sondazhet tregojnë se ajo do të fitojë çerekun e të gjitha votave. Një rritje e jashtëzakonshme. Nga pak më shumë se 4 për qind në vitin 2018,në mbi 25 për qind këtë vit. Kjo trajektore sugjeron që ose kjo parti ka hequr dorë nga lidhjet e saj historike me fashizmin, apo që shumë italianëve nuk u intereson më kjo gjë.  Fratelli d’Italia është një pasardhëse e partisë Lëvizja Sociale Italiane, e formuar nga mbështetësit e Musolinit pas Luftës së Dytë Botërore.

Meloni është përpjekur të krijojë njëlloj distance me të kaluarën, duke deklaruar se e djathta italiane e konsideron fashizmin si një dukuri të kufizuar në historinë e Italisë. Po ashtu ajo ka shfrytëzuar ndjenjat kombëtare të pasigurisë dhe ankthit, të shkaktuara nga krizat e shumta me të cilat është përballur vendi gjatë 2 viteve të fundit.  Këtu përfshihet pandemia e Covid-19 që goditi rëndë Italinë, dhe krizat e mëdha humanitare ende të pazgjidhura, të shkaktuara nga migrimi masiv përmes Detit Mesdhe, ku Italia është vendi kryesor pritës i emigrantëve që zbarkojnë në Evropë.

Ndërkohë, ky vend po përballet me një inflacion në rritje, dhe një krizë energjetike të vazhdueshme, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe strategjia e Putinit për ta përdorur gazin e saj si një armë kundër Bashkimit Evropian.  Përballë këtyre krizave, Meloni e ka pozicionuar veten si njeriu që do ta “shpëtojë” Italinë.

Historia ka vërtetuar se në kohëra të pasigurita, liderët karizmatikë ultra-nacionalistë priren të dalin mirë në zgjedhje. Me një formulë të njohur të vendosjes së Italisë “në plan të parë”, euroskepticizmi , ksenofobia dhe islamofobia e Melonit – të ripaketuara si patriotizëm – kanëfituar shumë popullaritet tek italianët.  Por suksesi i Fratelli d’Italia, nuk ka të bëjë vetëm me Melonin.

Ana e kundërt e suksesit të saj, është dështimi i partive të tjera, dhe kaosi i shkaktuar nga rënia e qeverisë që preku shumë nga partitë që konkurrojnë kundër saj. Zgjedhjet e parakohshme në Itali pasuan dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi , një ekonomist i admiruar në arenën ndërkombëtare me nofkën “Super Mario” për shkak të menaxhimit mbresëlënës që i bëri krizës së eurozonës kur ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane.

Draghi drejtoi një koalicion të gjerë, por u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik, në mesin e një krize ekonomike dhe politike të thelluar, kur disa partnerë të koalicionit u thyen kundër kryeministrit. Italia ka pasur historikisht shumë probleme lidershipin e saj politik.

Sistemi politik siguron vetëm qeverisje me koalicion.  Dhe kjo nënkupton shpesh qeverisje nga një grupim partish, axhendat dhe vizionet e të cilave mund të jenë drastikisht të ndryshme, madje ndonjëherë gati reciprokisht përjashtuese.

Rënia e qeverisë Draghit ka dëmtuar shumë parti në të gjithë spektrin politik, përfshirë Lëvizjen 5-Yjet dikur shumë popullore.  Partitë politike që po përfitojnë nga ky kaos politik kanë qenë kryesisht ato të djathta. Meloni ka garuar në këtë fushatë me sloganin ”Pronta a Governare” (Gati për të qeverisur!). Por tani pyetja është nëse Italia është gati për Melonin si kryeministre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
38 Comments
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    September 25, 2022 at 3:44 pm

    poshtë fashizmi dhe çdolloj rryme e djathtë shërbëtore të klasës në fuqi.

    rroftë socializmi dhe komunizmi

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 4:12 pm

    Copat e idioteve, narcisiste dhe injorante, keqdashes dhe perbuzes, te gjithe keta soj qelbesirash qe nuk e fitojne jeten me pune, po me punet e te tjereve te gjithe keta kane admirim per diktatoret dhe fashistet qe cojne popujt drejt lufterave te pergjakshme. Gjaku i popullit eshte lende e lire ne duart e tyre, per te vdekur vdesin te tjeret, keto kurva tallin menderen dhe bejne leke. Ne kete menyre, quhen te djathte. Pisanjose te ndyre

    Reply
  • haloefect says:
    September 25, 2022 at 4:43 pm

    bUDALLNEJ DHE HAJVANE TE GAZETA DITA A Pleq te mykur komuniste .Njeres te paditur!Luftrat i ka nxitur dhe nxit elita globaliste qe ka qene dhe eshte prapa kuintave dhe sot eshte me e ekspoziar se me pare.

    84 luftra ka bere USA neper bote 135 grushte shteti anekend globiit. Gjithe personeli i zgjedhur i Gestapos dhe sherbimit Abver te Gjermanise naziste u spostua ne USA dhe Allen Dulles i rekrutoi burimet njerzore hitleriane. Bashke me shkencetaret. USA eshte korporate e lobit ushtarak industrial e terhqur nga GB .Elita qe udheheq me burkracite e saj EU dhe Europian Commision. Meloni eshte vetem nje konservatore e moderuar dhe nacionaliste qe po nxjerr koken si rryme vetem per shkak te shkallimimit globalist dhe shoqerise se hapur deiindtsralzimit.Mbeshtet nga klasa punetore dhe nga klasa e mesme deri diku nga industrialistet mesatare por jo nga Frimat e mdha qe jane bere dege te korporatave globale.
    Prandaj i quajne populiste ,pra qe marrin dhe cojne vokacionin publik ne parlamentet respektive. Globalistet i qujne popujt te paafte te kene sovranitet vetqeverises(ate qi quani ju masat punonjese) .
    Budallenj te gjoore qe ju ben lavzh truri kjo gazet e blere . Mendoni me koken tuaj hajvane ! se do vdisni te paditur!

    Nuk ka te beje me eksptremizmin e djathte fare ,i etiketojne per tju perdorur ju mor idiote te dobishem !

    Reply
  • Piro says:
    September 25, 2022 at 5:41 pm

    E kam ditur gjithe jeten.
    Te gjitha ideologjite jane te gabuara dhe te perkohshme (kushdo qe ka lexuar mire historine e Evropes e di mire kete). Deri sa ka pasur e ka dhjetra ideologji, kuptohet se nuk mund te kete te vertete, ideologji me te mira e me te keqija. Ideologjite nuk kane te bejne me te verteten por me interesa politike. Andaj te gjitha ato kane te perbshket karakterin e perkohshem. Vetem ideologjia kombetariste eshte e pavdekshme sepse e mban gjalle kombi dhe ajo mund te zhduket vetem ne qofte se zhduket kombi.
    Shikoni si nisi komunizmi ne shkrimet e Marksit e te Engelsit si nje ideologji mbikombetare (internacionaliste e quanim ne ) dhe si degjeneroi ne ideologji nacional-komuniste ne BRSS, e ne te gjitha vendet e Evropes Lindore, ne Kine e madje pas viteve 6O- ne shqiperi mori karakter akoma me te theksuar nacionalist.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 5:41 pm

    Po ti haloefekt, ca te duket se the ndonje gje ndryshe? Sipas teje meqe financimet fashiste naziste behen nga GB globalizmi, atehere qenka legjitim apo i pranueshem? Ke degjuar ca globalizmi dhe na can trapin sikur e ke kapur e se leshon me nga dora

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 5:45 pm

    O Pilo, Marksi nuk ngriti Ideologji, por beri llogarine ekonomike te kapitalizmit, materializmit, fitimit dhe shperndarjes. Sipas teje Toka kur u krijua e kishte te programuar qe do krijoheshin kapitaliste dhe varfanjake?
    Teoria e Marksit dhe Engelsit nuk jane ideollogji po civilizim i shoqerise. Domethene qe, eshte primitivizem dhe kanibalizem qe dy te hane dhe te tjeret te ngordhin per te punuar qe keta te dy te tallin koqet gjithe diten. Kjo qenka e gabuar sipas teje?

    Reply
  • Piro says:
    September 25, 2022 at 5:45 pm

    E kam ditur gjithe jeten.
    Te gjitha ideologjite jane te gabuara dhe te perkohshme (kushdo qe ka lexuar mire historine e Evropes e di mire kete). Deri sa ka pasur e ka dhjetra ideologji, kuptohet se nuk mund te kete te vertete, ideologji me te mira e me te keqija. Ideologjite nuk kane te bejne me te verteten por me interesa politike. Andaj te gjitha ato kane te perbshket karakterin e perkohshem. Vetem ideologjia kombetariste eshte e pavdekshme sepse e mban gjalle kombi dhe ajo mund te zhduket vetem ne qofte se zhduket kombi.
    Shikoni si nisi komunizmi ne shkrimet e Marksit e te Engelsit si nje ideologji mbikombetare (internacionaliste e quanim ne ) dhe si degjeneroi ne ideologji nacional-komuniste ne BRSS, e ne te gjitha vendet e Evropes Lindore, ne Kine e madje pas viteve 6O- ne shqiperi mori karakter akoma me te theksuar nacionalist.
    Jo vetem shtetet e perandorite, por edhe fete monoteiste (judaizmi, krishterimi dhe islami) kane nisur si ideologji mbikombetare dhe shpesh kane perfunduar ne ideologji ultranacionaliste (kisha ruse, kisha serbe dhe ajo greke, per te treguar vetem disa shembuj tipike).

    Reply
  • Piro says:
    September 25, 2022 at 5:50 pm

    Kjo me trtegon qe ti Aldrin ose nuk di c’eshte ideologjia ose nuk ke lexuar asgje nga Mraksi dhe Engelsi.
    Nje nga keto te dyja ose te dyja bashke. Te pakten jam i sigurte se TI NUK e KE IDENE se c’eshte ideologjia!

    Reply
  • xy says:
    September 25, 2022 at 5:51 pm

    o pirro, komunizmi është sistem pa klasa, i vetmi në fakt, që rrjedh nga socializmi. Secila ideologji kërkon më shum mbështetet e vërtet, po sdo të thot që ideologjia marksiste-leniniste nuk ësht e vërtet.
    jo për gjë, por proletariati është i pavdekshëm e gjithmonë do ekzistojë mundësia e komunizmit botëror

    Reply
  • xy says:
    September 25, 2022 at 5:56 pm

    jam me aldrinin.
    e djathta mbështet copëtimin dhe klasën në fuqi, pra kërkon të mbajë pushtet duke mbështetur të fortit. kshu bënte fashizmi, mbron kapitalistin e tregtarin dhe është i pamëshirshëm me punonjësin.
    ndërsa diktatura e proletariatit zhduk çdolloj forme shfrytëzimi për të arritur komunizmin, shoqërinë e klasave ku nuk vendos më prodhimi për prodhuesit, por prodhuesit për prodhimin. ndaj shoqëria është komplet e emancipuar

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 6:00 pm

    Ideologjia eshte ide per jeten. Per Marksizmin kjo nenkupton qe popujt duan te jetojne.
    Une dua te jetoj
    Ti do te jetosh
    Ai, ajo, ne ju, ata, ato…
    Popull dmth, jo vetem Ramuti, Berisha, Hitleri, Putini, Trami, Macroni, dhe ca te tjere me gishta.
    Nuk e kane vetem ata ekskluzivitett te drejten e jetes.
    Prandaj Ideologjia eshte nevoje per jeten. Jo thjesht nje diskutim “interektuhal” kot, si ato qe behen rendom neper auditore, shkolla, televizione, podiume e salla parlamenti.
    Ka dy kampe vetem, armiq dhe armiq. Nje kamp qe do te siguroje buken normale, dhe tjetri qe do ti marri te gjitha per vete, dhe ta lere popullin te ngordhe. Kete sqaroi Marksi dhe Engelsi per shoqerine qe kerkon jetete mire dhe civilizim
    Ku eshte ideologjia ketu? Ca duhet te bejme, te grijme sallate per Adam Smith e me the e te thashe?

    Reply
  • Cajupi says:
    September 25, 2022 at 6:01 pm

    Me vjen cudi se si edhe sot pas 32 vjetesh ende komentet e mesiperme (me perjashtim te haloefektit dhe te Piros) jane teresisht te frymezuara nga ideologjia mbizoteruese dhe me vjen shume keq qe kemi mbetur ne kete nivel primitiv.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 6:03 pm

    Ke te ddrejte o caje, Marksi eshte primitiv

    Reply
  • Piro says:
    September 25, 2022 at 6:14 pm

    Aldrin ti po shkruan qe te me bindesh qe nuk ke idene se c’kerkonte Marksi dhe dhe ceshte ideologjia.
    Ti me thua “Ideologjia eshte ide per jeten” dhe pastaj kundershton veten kur thua: “Ku eshte ideologjia ketu?”
    E VERETA eshte NJE dhe ideologjite jane dhjetra andaj ato nuk kane asnje lidhje me te verteten por me interesat e grupit.
    Ti thua “Per Marksizmin kjo nenkupton qe popujt duan te jetojne” sikur social-demokratet, republikanet etj. nuk duan “qe popujt te jetojne”.
    Nuk dua te te hummbas me shume kohen tende te vlefshme.
    Pershendetje.

    Reply
  • xy says:
    September 25, 2022 at 6:21 pm

    pirro duhet të kuptosh që Marksizëm-Leninizmi është ideologjia unikale se ëshrë e vetmja ideologji që kërkon një botë pa klasa.
    a nuk do ti që të jesh i barabartë me të tjerët. a nuk do ti të ketë më të këqija por vetëm të mira.
    a nuk donqë të shohësh më njerëz të varfër ose njerëz që vdesin nga uria. ky ësht komunizmi

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 6:24 pm

    Pikerisht kete doja te thosha o Piro. Gjithe partite, ato bejne llafollogji – ideologji. Aty behen llogje per interesa partiake, jo per interes te popullit. Kaq e dime. Ndersa marksizmi, mund te quhet idollogji, po nuk eshte llafollogji, ose llogje kavaje si i themi ne. Tani ti hyj te tere e ta lexoj per ty, nuk e bej dot. E kane bere tjere para meje dhe ka nga ata qe interpretojne dicka.
    Une ve llogjiken time ne pune, dhe me vjen te pelcas si pasurite e ketij kombi i hane dy a tre surratmuter, qe ne kohen e komunizmit nuk ishin me shume nga une e ty..
    Kjo eshte e gjitha
    A ka ketu vend per shume idera e rryma “elitare” ? JO!! Prandaj e perjashtoj nevojen e jetes nga rrymat ideologjike. Eshte kontradite, por ekziston fizikisht kjo nevoje, sic thote xy, derisa ka proletariat, ka varferi, ka nevoje per jete me te mire, dhe do kete dhe levizje per ta arritur kete. Pra, do ekzistoje Ideollogjia komuniste, si nevoje fizike per te jetuar, dhe jo si pordhe intelektuale, si kjo bucja ketu, me doren ne pantallona, super moderniste, fytyre kurve, si irene piveti qe kerkoi te mbyteshin shqiptaret ne Otranto. Eshte e vertete, nuk po trilloj. Syrrati i kesaj putanes eshte fytyra e Evropes. Dhe thoni qe ka ideollogji, vari leshte. Mision eshte. Po ky mision duhet te jete i njejte dhe per masat, qe ngaterrohen me friken ndaj komunizmit

    Reply
  • xy says:
    September 25, 2022 at 6:26 pm

    o çajupi.
    mos u fikso kot me teoritë antishqiptare të sorosit si antikomunizmi.
    ideologjia marksiste leniniste është universale, është e pamohueshme, sepse bazohet në materializmin dialektik dhe historik, pra në analizën e plot shkencore të çdo faze të botës, ndaj ajo promovon gjënë më të ndritur në botë, komunizmin, sistemin pa klasa, me njerëz të barabartë

    Reply
  • Evropiani says:
    September 25, 2022 at 6:32 pm

    Meloni me idete dhe programin e partise te saj mbron interesat e nje klasa te mesme italiane qe ka bere pasurine me shume pune. Ajo nuk pranon asistencen totale qe ushqen parazitizmin dhe ule numrin e fuqise punetore aktive. Meloni nuk perkrah “reditti di cittadinanza ose pagen e nenshtetesise, qe vendosi partia “5 stelle”. Kjo page demtoi shume ekonomine e Italise, pasi hoqi nga fuqia punetore me miliona njerez dhe hapi rrugen nje emigracioni pakontroll, solli abuzime dhe vjedhje te shumave te medha. Me kete page partia “5 stelle” bleu faktikisht me parate publike shume vota ne jugun e Italise dhe shpreson edhe sot te arrije kete rezultat. Meloni eshte per BE dhe kunder agresionit te Rusise.

    Reply
  • ?+ says:
    September 25, 2022 at 6:41 pm

    meloni ësht thjesht një zuskë që smerr vesh fare nga politika, thjesht ësht kukull për të drejtuar, njëlloj siç vë ramuti dashnoret e tij si ministresha

    Reply
  • Lame Duka says:
    September 25, 2022 at 6:46 pm

    Nga Musolini te Almirante, nga ky te Meloni, – kjo eshte nje pjese e historise se Italise te 100 vjeteve te fundit. Kjo nuk eshte historia jone. Italia mike ka ditur te kaloje ngerce te renda edhe ne raportet me Shqiperine e shqiptaret. Meloni , te cilen duan ta quajne “fenomen”, eshte krejt e perkohshme. Vlerat e Italise jane shume me te thella se llogarite e atyre qe rreshtohen djathas sot apo majtas neser.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 6:47 pm

    Evropiano, kush e ka provokuar emigracionin? Partia 5 Stelle?
    A ka mundesi te mendohet si jetojne ata njerezit qe vijne e emigrojne nga Afrika? Kush jua prishi shtetet atyere? Natyrisht, nuk eshte faji i popullit italian, po pse nuk i drejtohen njehere keta njerez kapitalizmit, globalizmit dhe gjithe faktoreve qe kane cuar ne shkaterrimin e shteteve te Azise dhe Afrikes?
    Merrua pasurite, vriti, shfarosi, merrua ujin, coju thatesiren, vdisi per buke, se zotrote je kapitalist i nderuar, dhe pastaj te vjen neveri kur i sheh te kerkojne te jetojne ne token tende. A gezon kjo shtrese e mesme te mirat e grabitjes qe ju eshte bere nga kapitalizmi evropian ketyre shteteve? I gezon. Keshtu te duroje dhe pasojen, se tjetri vjen e ve koken ne rrezik per ate qe ja ka marre Evropa me zor. Per nje cope buke dhe strehe te sigurt.

    Reply
  • ?+ says:
    September 25, 2022 at 6:57 pm

    fiks o aldrin.
    kështu është politika.
    ne na fajëson anglia se pse emigrojmë aq shumë atje.
    po të na kishte ridhënë arin tonë përsëri anglia, dhe po të mos dërgonte diversantë në bashkëpunim me amerikën, mbase do jetonim të qetë këtu e nuk do e bezdisnim anglinë.
    por imperializmi nuk rri dot pa prishur lumturinë e popujve, ndaj tani të ankohet

    Reply
  • Arben says:
    September 25, 2022 at 8:29 pm

    Italia është populli i saj që votoi, o zagarët e ditës

    Reply
  • Cajupi says:
    September 25, 2022 at 8:51 pm

    Jo po ne dime me shume se populi italian sepse njohim marksizem-leninizmin dhe materializmin dialektik e historik qe na ka hapur s
    shkaterruam ekonomine tone dhe vemi te punojme si skllever (krah i lire pune) neper Evrope dhe duam t’i japim mend eEvoprs qe tabejne edhe ata si ne ta shkaterrojne ekonomine deri ne nivelin zero e pastaj u dergon Shqiperia ceqet e bardhe.
    Oh, mjere gjermanet e skandinavet qe nuk dine c’eshte marksizem-leninizmi dhe materializmi dialektik e historik dhe po vuajne kaq shume.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 25, 2022 at 10:43 pm

    Ja dhe breshkaxhinjtë, rracë bastardësh që e mbajnë veten si të rënë nga qielli. Bashkë me sumëlëpirësit e tyre shqipfolës, që s’e kanë idenë çdo të thotë jesh i djathtë në një shoqëri ksenofobe. Por duartrokasin ngjitjen në pushtet të një buçe, ashtu si gjyshërit e tyre duartrokitën një Duçe, etj.

    Reply
  • Goditesi says:
    September 25, 2022 at 11:09 pm

    Anglia i ka bere cdo re zeze kombit Shqiptar. Sabotime te kryengritjeve Anto Osmane. Vrasjen e Ali Pashe Tepelenes. Copetimin e Shqiperise dge planin per ta Zhdukur ne 1945. Incidenti i Korfuzit ne 1946. Organizimin dhe financimin e Orovokacioneve Greke lunder nesh ne 1946 dhe 1968. Vjedhja e Arit. Marrja e dhjetra milionave pound gjoja per demshperblime te incidentit te Korfuzit qe e Shkaktuan vete. Sulmi mbi Shqiptaret e Ulqinit nga Luftanijet Angleze ne 1913 dhe dhenia e tolave Shqiptare Malit te Zi. Bombardimi i Civileve ne 17 Nentor 1944 kur partizanet luftuan pushtyesit Nazist Gjerman dhe e cliruan. Anglia edhte cendi me i poshter ne Bote qe drejtohet nga Cifut Zionist

    Reply
  • Phoenix says:
    September 25, 2022 at 11:12 pm

    Mos u manipuloni shume nga retorika politike.

    Kjo eshte thjesht kukulla e radhes, nga pronaret qe jane mbi Politiken. Fashizem, patriotizem, komunizem, socializem e te gjitha izem-at u krijuan qe tu manipulojne e tu mbajne ne ate kutine e prgramimit, qe te mos kuptoni kurre se c’fare luhet pas skene nga manipulatoret Globaliste.

    Kjo “Fashistja” Meloni eshte pjese aktive e Forumit Ekonomik Boteror dhe eshte kunguar para e mbrapa personalisht, nga shoku Klaus Schwab. Ju rrofte patriotizmi e fashizmi Italianeve, se kali trojes ka dekada qe ju eshte futur kembekryq brenda keshtjelles.

    Reply
  • ¿? says:
    September 26, 2022 at 12:12 am

    Nje pyetje kam une per te gjithe ju komentatoret e flakte POST-Komuniste? Mos e mori gje me dhune pushtetin kjo Meloni? A vodhi gje vota kjo Meloni? A shprehen vullnetin e lire italianet me voten e tyre? Kjo eshte demokracia or njerez. Ne vend se ta kerkoni problemin tek budallalleqet qe bejne qeverite mender socialiste apo te “majta” sic ju pelqen t’i quani, budallalliqe qe i merzisin njerezit (ju kujtohet eksodi shqiptar i viteve 1990 qe vazhdon akoma?) qe pastaj e kerkojne shpetimin sa me larg atyre partive dhe atyre demagogeve (qe musi keta komentatoret gjeniale ketu) thone llafe te bukura per barazi, e per zhdukje te varferise, e per plot te mira, e per te gjithe njesoj, ne fakt i marrin te gjitha per vete pa ndonje merite pervec llafollogjise absurde, qe kokebosheve iu duken si karamele. Tamam si ne kohe te qoftelargut, e kishit pare ndonje here Enverin apo ndonje nga familjaret e tij te zinte rradhen per nje liter qumesht qysh ne dy te mengjezit?vPo nexhmijen e kishit pare ndonje here ne rradhe te vajgurit?

    Reply
  • Moisi K@ri says:
    September 26, 2022 at 12:13 am

    Moisi K@ri mos ha mut shume se ti si trushkulur qe je nuk i kupton dot.

    Reply
  • Sami says:
    September 26, 2022 at 12:17 am

    Hungaria eshte e djathte 1000 here me mire se te gjithe kunder KU ju mbani Marksizmin me Edin

    Reply
  • xy says:
    September 26, 2022 at 5:29 am

    o ¿? që i lëpiheni njëri tjetrit si demokratë që jeni. e bëni me turne. njëher lëpin njëri tjetrin, pastaj kyi lëpiri lëpin atë që e lëpiu si fillim. kjo është ajo që ju në mënyrë hipokrite e quani demokraci.
    pse, zgjedhje e popullit quhet kur voton vetëm 50% e popullit. Jo për gjë, por gjysma kan votuar atje.
    dhe nga kjo gjysmë, shumicabdo neofashisten. a e sheh pra që shumica ose nuk do tia dijë fare për këtë rendin e shpifur që ju në mënyrë hipokrite e quani demokraci, ose voton kundra neofashizmit.

    ktu ësht puna o budalla.
    në shqipëri votuan 1 milion veta në 25 prill 2021.
    më thuaj pak: kur thuhet që de jure në shqipëri ka 2.8 milion, a nuk i bie që kanë votuar afërsisht 35% e popullsisë. atëherë ku është demokracia.

    Reply
  • ¿? says:
    September 26, 2022 at 12:22 pm

    @xy algjebriku ose ?+ qe eshte po ai kar qe shetit ne kete forum, degjo pak or zoteri, ata qe nuk votojne nuk i pengon njeri te votojne, perse nuk i ben ti per vete, formo P(artine) e P(ushtave) te Shqiperise ose PPSH si i thoshim me pare dhe he o burra kush ju mban ta permbysni me dhune kete rendin e shpifur demokratik. Po he mo trim a jeni trima apo rrini gjithe diten ne uturak me laptop ne preher dhe vetem villni vrer e mllef se nuk ju ka mbetur gje ne dore pervec letres qe fshini bythen tuaj.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 26, 2022 at 4:37 pm

    Per te gjithe komentuesi.

    Nje gje shume te rendesishme nuk e keni kuptuar ju te gjithe pervec Phoenix se ai i di mire keto. Ishte e planifikuar qe kjo Meloni do fitonte tani zgjedhjet ne Itali sepse per 100 vjetorin e ardhjes ne pushtet te fashizmit ne Itali ne 1922 tani u rikthye gjoja prap fashizmi me kete kukullen e elites se Londres (Illuminatit). Por rezultati i zgjedhjeve ne Itali dihej fiks fare se si do deklarohej nga KQZ e Italise sepse te gjitha zgjedhjet ne te gjitha vendet e botes jane kot fare. Nuk ka rendesi se si votojne njerezit. Nuk ka as rendesi se si numerohen votat. Rendesi ka vetem ca deklarohet si rezultat i zgjedhjeve edhe deklarimin e rezultatit te zgjedhjeve e ka gati Londra (Illuminati) qe sundon te gjithe boten. E ka madje gati shume vite me perpara te planifikuar.

    Elita e Londres (qeveria boterore ose Illuminati sic e quajne veten e tyre ata) nuk do ta dije fare per votat e njerezve, zero fare asgje nuk i intereson nga njerezit sepse njerezit jane skellverite e Londres pra te elites boterore.

    Kur mblidhen rezultatet e kutive te votimit ne KQZ e Italise ne kete rast askush nuk mundet ta kontrolloje rezulatin e mbledhjes se te gjitha votave te te gjitha kutive sepse ate rezultat e ka gati te manipuluar Londra pra elita boterore ose elita anglo-amerikane sic quhet edhe ndryshe. Kete duhet ta kuptoni mire ju. Nuk ka zgjedhje te lira edhe madje nuk ka as zgjedhje fare. Kutite e votimit jane si koshat e plehrave edhe nuk kane asnje vlere fare.

    Rezultati i zgjedhjeve dhe planifikimi dhe komandimi i qeverive ne te gjitha vendet e botes eshte gati nga Londra (Illuminati). Ndertesa e OKB ne New York eshte prone e familjes Rockefeller edhe kjo familje eshte pjese e elites anglo-amerikane (Illuminatit). Ne OKB nuk shkon dot askush qe eshte i pavarur edhe asnje vend nuk anetaresohet dot pa qene i komanduar 100 % nga elita boterore (Illuminati me qender ne Londer). Kush ka me shume pyetje mund te shkruaje komente se me siguri kjo shumices se komentuesve nuk ju ka vajtur fare ne mendje ndonje here.

    Reply
  • ¿? says:
    September 26, 2022 at 7:18 pm

    Bobobo ti debili.com paske dale nga fiqiri fare. Me cfare ushqehesh ti qe je kaq i mençem me balte gruri? SHume te fala Pordhiksit personalitet i njohur nderkombetar i luftes kunder illuminatit dhe imperializmit boteror. Ju te dy po e shpetoni Shqiperine nga kthetrat e te poshterve te botes, dmth po i hani mutin illuminatit (nqs egziston sigurisht)

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 26, 2022 at 7:31 pm

    Mos ha shume mut ti ? .

    Reply
  • ¿? says:
    September 26, 2022 at 7:33 pm

    PSe u nevrikose mer ti me germa te vogla, mut ka per te gjithe. Une nuk e ngava aty e ke te gjithe topin, sapo te te mare uria ik e futju me luge.

    Reply
  • ?+ says:
    September 26, 2022 at 7:39 pm

    o ¿? 69 a se ke kuptuar që un kam rreth 100 nick. por i ndryshoj sipas interesit.
    po të them 1 sekret. un jam të paktën gjysma e nick te faqet e ditës. madje shtirem si antikomunist i betuar ndonjëher. thjesht për të tërhequr të tjerët.
    ti o trap i vogël që thjesht ke mësuar 2 koqe fjal del e na jep mend. para se të bënim debat ktu te dita ehuha sa kemi lexuar. ti ik mëso ca gjëra njëher se nuk i kundërshton dot të tjerët me sharje, por me argumente

    Reply
  • ¿? says:
    September 26, 2022 at 7:45 pm

    Aaaaa, po ti qeke hipokrizia vete (nqs e di cfare dmth). Po shume mire qe paske 100 nick (Haha!)c’mutin do qe kjopn nick-et e te tjereve, apo te mungon fantazia te krijosh origjinale. Une ta thashe nje here nuk kam copyrightin mbi ?, po ti o ziliqar nuk i ben dot pikpyetjet mbrapsht dhe i shton nje+ ose edhe – e vjen e gefurresh ketu. Ike or bytheshpuar qe kujton se une po hahem me argumenta me ty, legenat hipokrita vetem shahen, me ta nuk behet debat se nuk u nxe koka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat
  • Çfarë mendojnë majtas e djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, artikulli i NYT: Protestuesit nuk i përfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  • Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?