Për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, problemi themelor i sistemit të drejtësisë mbetet mungesa e gjyqtarëve. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se sistemi funksionon me 110 gjyqtarë më pak.
Kërkoi që të merren masa konkrete për të korrigjuar kuotat e pranimit në shkollën e magjistraturës, sepse sipas tij, parashikohet që nga kjo shkollë deri në vitin 2028, të dalin “jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj”.
“Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë përballë 417 të parashikuar, çka domethënë sistemi funksionon me 73.6% të kapacitetit të tij. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga shkolla e magjistraturës parashikohet që të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj.
Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Të merren masa konkrete për korrigjimin e kuotave të pranimit në shkollat e magjistraturës. Në këtë atmosferë presioni strukturor, GJL ka garantuar funksionimin e sistemit përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intensive.
Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë. Një sistem nuk mund të mbështetet në sakrifica individuale, pa politika për njerëzit pa investime në kapacitete njerëzore. Qytetari nuk pret justifikime por kërkon fuksionim të drejtë”, tha ai.
Sadushi në një deklaratë për mediat foli edhe për rekurset, të cilat në të shumtën e rasteve refuzohen.
Një shqetësim që ai ngriti është fakti që ende rekurset nuk bëhen në formatin që kërkon ligji.
“Rekursi është shumë i standardizuar, nuk mund të vijë çdo çështje në Gjykatën e Lartë, nuk mund të kërkohet cdo pretendime në Gjykatën e Lartë. Për fat të keq në rekurset që unë kam përmendur si rekurse të pasuksesshme është kjo arsyeja, që shkaqet që bazojnë rekursin nuk janë në përputhje me standardet që kërkon ligji. Gjykata kur shikon që shkaqet e paraqitura nuk përputhem me ato tre shkaqet ligjore, vendos papranueshmërinë e tij”, tha Sadushi.
Ai u shpreh se rekurset më të pasuksesshme janë ato me palë shteti.
“Administrata publike ka një numër të lartë të çështjeve në raport me individin. Pra rekurset me më shumë mossukses vihen re rekurset me palë shteti”, tha Sadushi.
j.l./ dita

Kush e ka fain se mungojnë GJYQTARËT.?
-Rama..përse dolën nga VETINGU 85 % E MAGJISTRATVE TË SALIUT 92 TË KORRUPTUAR..?
Çfar pune bëjnë KLP,KLGJ..pëveçse kundërshtojnë K.Ministrin pse i kritikon për gjyqe mediokre,Selektive.?
Po të ishin 85 % në detyra do kishte SHTIM DOSJESH STOK MBI 200.000 NGA 16.000 NË 2013.?
Kush pengon për MAGJISTRAT TË RINJË,prej shkollave..?
Kush gjyqtar ka vulosur për PRONA FIKTIVE,NË PALOSJE.. me mbi 16.000 të vrarë..EDI RAMA.?
Kush e votoi ligjin 7501 EDI APO SALIU.?
Përse SPAK STONON PËR DOSJEN E 21 JANARIT QË GJL E DETYRON.?
-FOL MË TROÇ O DJALI MALIQ SADUSHIT GJENERALIT TRIM.!
Edhe enveristi Sokol Sadushi, djali i kriminelit Maliq Sadushi ja hedh fajin Armikut te Kllases qe e ka lene vendin pa gjyqtare. Edi Rama ja hodhi fajin defektin e tubacionit te ujit Armikut te Kllases te Sali Berishes, kur qe nga 2013 e drejton vendin si nje Diktator i vertete,
njashtu:
Si Enver Hoxha qe gjitha te LIGAT ja hidhte Ahmet Zogut edhe kur ishte ne grahmat e fundit dhe kishte falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere dhe i kishte bere shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu