Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungojnë Hysaj dhe Daku, Asani karikon të majtën, ja si luan Shqipëria kundër Çekisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mungojnë Hysaj dhe Daku, Asani karikon të majtën, ja si luan Shqipëria kundër Çekisë
AktualitetSport

Mungojnë Hysaj dhe Daku, Asani karikon të majtën, ja si luan Shqipëria kundër Çekisë

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Përgatitjet vazhdojnë në kampin kuqezi. Skuadra kombëtare nën urdhrat e trajnerit Silvinjo zhvilloi seancën e radhës stërvitore.

Dje, ndryshe nga dita e parë, trajneri nuk preferoi më “Air Albania”-n për shkak se fusha duhet të ruhet, por stërvitja u zhvillua si normalisht në “Shtëpinë e Futbollit”. Edhe ditën e djeshme, grupi nuk ka qenë i plotë për shkak se Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami u bashkuan më vonë në grumbullim dhe nuk arritën në kohë stërvitjen.

Kjo për shkak edhe të orareve të fluturimit. Kështu për të zhvilluar stërvitjen me numra të plotë, Silvinjo ka ftuar 5 futbollistë nga kampionati shqiptar. Dy prej tyre janë emra të njohur të Superiores: Marçelino Preka i Partizanit dhe Artan Jazxhi i Teutës të cilët iu bashkuan kuqezinjve. Përkrah tyre ishin edhe Segersio Geci i Vorës, Andri Xhafa i Kastriotit dhe Keslin Shani i Erzenit të cilët ishin ftuar për t’u stërvitur me kuqezinjtë para sfidave të Ligës së Kombeve.

- Publicitet -

MUNGESAT Përveç Jon Mersinajt dhe Adrian Bajramit që u bashkuan me skuadrën në mbrëmje, Mirlind Daku u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë. Po ashtu një mungesë tjetër në këtë seancë ishte ajo e Elseid Hysajt. Nuk dihet pse mbrojtësi i djathtë nuk u stërvit me skuadrën, por nga zyra e shtypit të FSHF-së nuk pati asnjë njoftim. Nuk dihet nëse kapiteni do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë. Pas disa situatave loje, sulmi kundër mbrojtjes, braziliani mbylli edhe seancën stërvitore. Në fund Jasir Asani qëndroi me Alen Sherrin duke “karikuar” të majtën. Anësori mund të ketë provuar mbi 50 goditje, ku një pjesë e madhe ishin brenda në rrjetë. Kujtojmë që një vit më parë, ishte Asani i cili “shkundi” nga larg portën e Çekisë në “Air Albania” dhe më pas shënoi dy herë Seferi.

FORMACIONI Formacioni fitues vështirë se ndërrohet. Me këtë postulat mendohet të shkojë edhe Silvinjo në ndeshjen e parë me Çekinë në Tiranë. Trajneri na ka treguar se rotacionet e mëdha nuk i ka qejf fort, pavarësisht se në stol ka lojtarë si Muçi, Uzuni, Hoxha që kanë bërë mjaft mirë. Megjithatë, duke mbetur te titullarët, në portë pritet ta nisë Strakosha. Në mbrojtje Ivan Balliu dhe qendra me Ardian Ismajlin dhe Arlind Ajetin. Dyshime nuk ka aspak në krahun e majtë ku do të vendoset Mario Mitaj. Mesfusha tashmë ka krijuar stabilitet me treshen: Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërkohë si gjithmonë në krahun e djathtë të sulmit do të jetë Jasir Asani dhe në anën tjetër, Nedim Bajrami. Me pezullimin e Dakut në takimin e parë, Indrit Tuci pritet që ta nisë nga minuta e parë. / Panorama Sport

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?