Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MUZEU PA ZË! Ylli në Tiranë, Zogu në Vlorë dhe socializmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > MUZEU PA ZË! Ylli në Tiranë, Zogu në Vlorë dhe socializmi
KomunitetKryesoreopinion

MUZEU PA ZË! Ylli në Tiranë, Zogu në Vlorë dhe socializmi

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Heqja e yllit të kuq nga mozaiku në Muzeun historik pas restaurimit të tij befasoi jo pak mendimin shoqëror dhe intelektual në vënd. Ishte një tjetër shëmbull i subjektivizmit dhe i kuturisjes së palo-demokracisë që po përjetojmë mbi tre dekada që ka rishikuar dhe rishikon historinë edhe në tempullin e tij përmes gjithshkaje përveçse standartit real demokratik.

- Publicitet -

Monizmi u anatemua e vijon të anatemohet ende për qasjen bardhë e zi ndaj historisë me demokracinë që presupozon pikërisht të kundërtën. Mjerisht, realiteti dëshmon se në thelb të rishikimit historik po mbizotëron ende fryma revanshiste. Nga legjislacioni që shpall herezi shumë gjëra të paraviteve 90, heqja e mbirja selektive e monumenteve, emrave në sheshe e rrugë, rishikimi i teksteve shkollore, programet mediatike etj.

Demokracia është bashkëjetesa me të kundërtën dhe faktin historik edhe kur ai nuk të vjen për mbarë politikisht por kjo nuk është ajo çfarë po ndodh tek ne dhe në kurthin e revanshizmit historik të PD tashmë u bë kohë që po kuturiset edhe Rilindja mavi.

Një yll i këputur dhe muret bosh!

Heqja e yllit në pjesën ballore të muzeut, pavarësisht dokrrave teknike, është stonim haptazi me retorikën e bujshme të Rilindjes për rikthimin e gjërave në identitet në hapësirat publike ku rasti më flagrant i kundërt është restaurimi i kullës së Sahatit në Vlorë me rivendosjen e portretit të ish-mbretit në të.

Muzeu historik kombëtar, sikurse çdo muzeum, duhet të jetë etalon i vështrimit realist dhe pa paragjykime politike e ideologjike i së kaluarës. Dhe, përtej një ylli në fasadën kryesore të tij, më e rëndësishmja mbetet ajo çfarë muzeumi përmban brënda tij.

Muzeumi historik është rregulluar në mënyrë të tillë që vizitori ecën e ngjit shkallët natyrshëm në histori duke përjetuar kronologjikisht historinë unike të trojeve tona nga antikiteti i hershëm e deri në shekullin e 20. Ai gumëzhin nga vizitorë të shumtë, vëndas dhe të huaj tashmë gjithnjë e më të pranishëm, që vlerësojnë jo vetëm pasurinë e madhe historike në muret e stendat e tij por dhe estetikën e mjeshtërinë e veçantë në prezantimin dinjitoz dhe interesant të fakteve e gjurmëve të historisë mijravjeçare tek ne.

Vënd për përmirësime ka dhe do të ketë gjithnjë por sfida kryesore mbetet jo vetëm prania e të gjitha momenteve të rëndësishme të historisë së vjetër dhe të re por dhe barazpesha mes tyre.

Ndërsa për shumë nga periudhat historike ka informacion të shumtë dhe tepër interesant për disa të tjera, sikurse është edhe periudha e shtrirë në shumë dekada e socializmit, lufta dhe shtet-ndërtimi në Kosovë, dramat e genocidit të ushtruar prej fqinjëve shovinistë ndaj nesh etj, duhet të ketë më shumë e më dukshëm.

Muzeu historik nuk është kult propagande por libri me shumë faqe i fakteve historike dhe çdo periudhë historike, sado ndjeshmëri dhe politikë bart në ditët e sotme, duhet të ketë pavionin e madhësinë që meriton dhe një emërtesë që nuk tingëllon si kujtesë e propagandës me të cilën historia nuk ka punë.

Muzeu historik duhet t’i japë vëndin që meriton periudhës së socializmit në Shqipëri. Endu sa të duash por nuk e gjen dot një të tillë. Për të nuk ka një pavion më vete por copëza atje-këtu ndërkohë që ai jo vetëm duhet të ketë një pavion të tillë por ai duhet të jetë i madh, bile shumë më i madh se plot të tjerë si fjala vjen ai i monarkisë etj, jo vetëm thjesht për faktin se zgjati afro gjysëm shekulli por dhe se ndryshimet që përshkojnë këtë periudhë janë vërtet unike dhe me ndikim rrënjësor dhe të pafund për sot e mot.

Firo gjysëm shekulli!

Muzeu duhet t’i japë zë monizmit në të gjitha përmasat e tij dhe të mos futë gjithshka në një thes nën etiketën e Terrorit komunist. Monizmi ishte më shumë se historia e trazuar politike e viteve të para të tij kur dramat e luftës së dytë botërore ishin më të gjalla se kurrë apo përplasja gjeopolitike në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe kjo duhet të pasqyrohet me objektivitet në stendat e tij.

Përtej debatit të domosdoshëm e emancipues për kufizimet e atij sistemi, socializmi ishte dhe mbetet një periudhë kohore që solli ndryshime thelbësore në shumë fusha të jetës së vëndit. Nga emancipimi shoqëror, barazia gjinore, edukimi dhe arsimimi masiv, zhvillimi ekonomik industrial, bujqësor, transporti, elektrifikimi etj, modernizimi i jetesës, zhvillimi i shkencës, artit, kulturës, sporteve etj.

Ishte një gjysëm-shekull shtet, ushtri e administratë, nxitje e frymës së vullnetarizmit, vëllazërimit, interesit të përbashkët dhe atij kombëtar, pune e sakrifica brezash deri sublime për pronën e pasurinë e përbashkët, rritje e profilit të vëndit në fushën e politikës së jashtme etj.

Dhe këto fakte jo vetëm duhet të jenë më vete në muze por me meritë ndoshta dhe në pavionin më të madh në të.

Muzeu nuk është makineri propagandistike që shton e heq pavione e stenda në varësi të partisë në pushtet. Muzeu është shtëpia e fakteve dhe për to kanë nevojën dhe drejtën për t’i ditur të gjithë e sidomos rinia e brezat e ardhshëm që për historinë marrin të mirëqënë gjithshka thuhet e shkruhet sot. Deri dhe vetë turistët e huaj që duan e kanë nevojë të njohin realisht historinë e vëndit dhe jo atë të fitimtarit të fundit në këto troje.

Nuk është profesionale për asnjë muze, galleri artesh, libër historie,qeverisje demokratike etj përzgjedhja subjektive, marrja sadopak e anëve, memecëria apo muret e faqet bosh ndaj trashëgimisë të së shkuarës që e kemi lënë pas.

Politika e ditës bën të sajën por institucionet kombëtare dhe historia janë mbi të. Kërkush nuk ka pse të trazohet nga monumenti i Mbretit në shesh. Ishte dhe mbetet fakt historik sikurse po i tillë mbetet edhe Hoxha etj, kujtesat e monumentet e të cilëve, përtej retorikës së rikthimit në identitet, i domosdon vetë historia që nuk është e tillë me boshllëqe nëpër këmbë.

Ndaj dhe muzetë, sidomos ai historik kombëtar, nuk duhet t’u ikë zëri dhe të meken ndaj asnjë periudhe historike sidomos atyre me protagonistët gjallë. Muzeu kombëtar e ka për detyrë t’i japë zë edhe pesë dekadave socializëm. Jo për gjë por dhe atë vetë e krijoi ai.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • demo says:
    August 21, 2023 at 2:12 am

    a do te guxonte nje gjerman t`i kerkonte qeverrise gjermane sot te rivendoste simbolet e nazizmit aty ku kane qene?Edhe fashizmi,ashtu si komunizmi ndertoi shkolla fabrika,spitale,rruge etj,te cilat jane edhe sot.
    Spitali civil i Tiranes,Spitali ushtarak i Tiranes,spitali Elbasanit,spitali Shkodres,Girokastres,etj,jane ndertuar nga fashizmi.Rruget e Shqiperise u ndertuan nga fashizmi,.Qendra e Tiranes me gjithe ndertesat Perfaqesuese.
    a duhen riperterire simbolet e fahizmit dhe komunizmit?Jo!Mendoj Une.Sepse jane diktatura antihumane,gjakatare,luftenxitese,shtypese te drejtave dhe lirive njerezore.
    Ne Shqiperi dhe ne Kamboxhia komunizmi arriti nivele kanibaleske,.
    Cfare Ylli thote ky mor aman?
    Sikur fluturon pak ky personi.
    Zogun e ngaterrojne me fashizmin,,.Nuk u ka dale akoma trullosja nga propaganda 50 vjecare komuniste.
    Aq qendrese sa u be,e bene zogistet Edhe qemal stafen,populli e pandehte ushtar te Bazit Canes.Edhe fashizmi burgosi dhe internoi Zogistet.
    E kane diabolizuar Zogun,e kane parodizuar si merhum,anadollak,vrases,xhahil,antidemokratik,antiperendimor,.
    Zogu nme bbursa shteti shkolloi ajken e Inteligjences shqiptare ne Evrope.
    Hodhi bazat e arsimit te mesem teknik,edhe per femra.,.Hoqi me ligj percet dhe ferexhete dhe ndau perfundimisht Fene nga shkolla laike administrata civile dhe sistemi gjyqsor.
    Sistemi komunist enverist ishte nje rregjim terrori mbeshtetur mbi planifikimin e asgjesimit te qytetareve,.
    Anti perendimor,antidemokratik nuk ka shok ne asnje mbreteri gjakatare mesjetare.

    Reply
  • chess player says:
    August 21, 2023 at 2:26 am

    Kjo puna me yllin me kujton nje replike gazmore ne nje miting ne ambjent te mbyllur ne vitin 1991 kur nje PERSON fisnik pyeti Horrin Kombetar Azem Hajdari qe cirrej per heqjen e yllit nga flamuri si symbol komunist..
    .
    PERSONI ne fjale ishte dakort qe ylli te hiqej si symbol I huaj dhe artificjal por jo si komunist pasi Amerika ka plot 50 YJE ne flamurin e saj..Debati degradoi sepse Hajdar Trapi e dinte se ishin kryqe dhe jo yje..
    .
    Le ta themi hapur se ardhja pikerisht e turbo makartistit Rajerson ( ANTIKOMUNIST PSIQIKISHT I SEMURE ) nga Vend komanda amerikane e luftes ftohte te Beogradit dhe marrja pjese e tij ne votimet e 22 marsit 1992 ishte me teper invasion dipllomatik ( humbje SOVRANITETI) se sa impor-eksport demokracie..
    .
    Njerzit me mendje te hapur gjykojne se sistemi socjalist kishte nisur renien e lire qe ne 18 dhjetor 1981 kur Numri 1 Enveri u vra moralisht dhe Nr 2 Mehmeti u vra (vetvra) fizikisht
    .
    Pra kur shkelen Rajesonovicet nga Beogradi dhe Biberovicet nga Titogradi ne fillim te 1991-it ai system socjalist ( qe ne menyre kriminale quhet KOMONIST) ishte I vdekur..Pra shembja e komunizmit shqiptar te vdekur ishte nje kanibalizem..aq me shume qe per PAJTIM KOMBETAR APO INVESTIME TIP MARSHALL ishin dhe jane ZEROOOO.
    .
    Jam I habitur ne permasa kozmike jo vetem nga degradimi 30 vjecar moral ,shplarja e trurit dhe poshtrimi kombetar I shqiptareve por nga hipokrizia e te ashtuquajturve aleate perendimore sidomos koehet e fundit me kuislinget e tyre “Saled Bashmeta”.
    Betohem me jete se nuk kam asnje lidhje apo simpati per sistemin 1944-1990 por kjo qe ka ndodhur ne vitet 1991-2023 me kujton fshirjen nga historia te Gjergj Kastriotit ne shekullin e 15 ku ne vend te “demokrateve” turq jane kryqzatat e perendimit ku akoma vazhdojne te mbajne ne loje Bulldogun e tyre Usali Berishen….
    .
    Do ti kerkoja falje qofte dipllomateve perendimore qe merren me Shqiperine
    apo kundershtareve te Enverit per rrjeshtat me siper me “zarar”

    vetem nese Spaku I Kimes Bidenit te ndaloje gallaten me Non Graten per Super Monstern Biberishe
    dhe ti kercase prangat familjes Korleone BABE & BIR.

    .ne te kunderten kemi te drejte te mendojme
    se Sulltan Salepi I Turqise ne shekullin e 15 me Hamzain
    nuk beri me shume se c’kane bere
    te Porta e Larte e Washingtonit
    Veziret qe nga Bushi Senior deri te Biden me Usaliun e tyre.

    Reply
  • Vlora1912 says:
    August 21, 2023 at 6:44 am

    Shum interesant krahasimi dhe Pararelizmi që Duka ju bën fakteve të “Rinovimit” politik të muzeut dhe Kullës së Sahatit.

    Shum i drejt konstatimi i përpjekjes për fshirjen nga memoria Kolektive të 50 viteve të Komunizmit: Vite ku Shqipëria për herë të parë, dhe ndoshta të fundit, pati një konsolidim të shtetit, pati një rritje Cilësore dhe sasiore në të gjitha fushat e një shteti modern(Pa Harruar asnjëherë edhe Keimet e Rënda që u bënë gjatë Asaj Periudhe)

    Reply
  • dhe Yjet rrijne e veshtrojne says:
    August 21, 2023 at 7:24 am

    Meqe ai Ylli i munguar ne mozaikun te paska sekelldisur kaq o ti Tan Xh. Duka, merre Yllin e vere ne balle e dil aty poshte mozaikut! Do te mblidhen rreth teje edhe te tjere qaramane pas Yllit si ti e do na besh te pakten te kuptojme se sa budallenj ka ky vend.

    Reply
  • Luftuam bllokmenet e na erdhën saliqenët says:
    August 21, 2023 at 7:28 am

    Ankohemi për një yll dhe mbajmë yjet komuniste si Saliu,e Tritan preshi të gjithë yjeve komunist të vetëquajtur të majtë e të djathtë që po vrasin e vjedhin e varfërojnë popullin në këto 30 vjet.po hoqëm këto yjet komuniste që nuk jemi të aftë ,yjet e tjerë bien vetë

    Reply
  • Enveristet says:
    August 21, 2023 at 7:47 am

    Po qan Duka i vocerr e po duket shume komik,
    ngaqe i kane hequr Illin nga Muzeu historik,

    mor Duka i vocerr kot po qurravitesh kaq shum,
    Yllin ne ball mund ta mbash lirisht ore dudum,

    kjo eshte Demokracia qe ta lejon ty pra,
    ta mbash Illin ne balle e ti besh hosana,

    se ne kohen e Illit per te cilin ti paske mall,
    per nje llaf goje haje plumbin ballit o budall,

    por ai Ill mbi Muzeun me nuk ka vend sot,
    se kohen e Laverit kujton e na vjen ndot.

    Reply
  • THUMBI says:
    August 21, 2023 at 7:55 am

    E KEMI YLLIN NE KRYE TE EKZEKUTIVIT QE TA “RRUAJ” MIRE, NE “KRIE” TE PARTISE QE TA MBAJE TE PASTER E S’KENI PARE GJE AKOMA!!!!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 21, 2023 at 7:55 am

    PS:
    1.Më pëlqeu argumenti i AUTORIT..!
    2.Siç po duket IDIOTËT FUNKSIONAL kërkojnë ta fshijnë nga KUJTESA 46 vitet e sistemit Socialist(LNÇL,PKSH,NDËRTIMIN EKONOMIK,ARSIMIT,SHËNDETSIN FALAS.. ME FORCAT TONA,MODERRNIZIMIN E USHTRISË,etj,për ta zëvendësuar Atë me KUNDËRSHTARËT E MUKJES,BK,PLL,PZ,etj për të kthyer RROTËN E HISTORISË KOKË POSHTË.
    3.Përveç YLLIT në MUZE,që argumenton autori shkrimit,më kujtohet si Ambasadori ARVIZU E pati TMERR shallin e kuq të pionerve çdo 5 MAJI DITËN E DËSHMORËVE TË ATDHEUT NË SHQIPËRI..!
    • Ndërsa Ambasadori WIDERS..bënte thirrrje për ligjërimin e MARTESAVE GAY.
    • Në këtë kuptim dalim në konkluzionin se:
    1.Shqipëria ndryshoi Sistemin me IMPONIM Nd/Kombëtar me teorinë ” BËNI SI THEMI NE..”
    2.Në krye të vëndit u soll një KOMUNIST MË I TËRBUAR SE E.HOXHA që zbatoi teorinë “PËRÇA E SUNDO”,me TEORIN SHOCK,të eliminimit të çdo qelize Socialiste..e pa precedent në Botë.
    3.Edhe Nipi Kolekës Edi Rama me teorinë përtej të majtës & të djathtës kërkon rehabilitimin e Ballistëve e kolaboracionistëtëve.!
    4.Nëse Ahmet Zagollit ju vendos busti në sheshin e Tiranës nga Sb,Monika..Edhe Busti E.Hoxhës duhet të vihet atje ku ishte dhe..muzeu të pasqyroi aktivitetin 46 vjeçar të SOCIALIZMIT.Ndryshe do të ngelemi në MONIZMË HIBRID.
    -FLM DITA,AUTORIT SHKRIMIT.

    Reply
  • Spak says:
    August 21, 2023 at 9:20 am

    Nuk behet fjale per nje Yll apo per Ahmet Zogun! Nje dite glasat e zogjve do t;i dhjesin! Fjala eshte tek mentaliteti primitiv mesjetar shqiptar! Ne kemi qene spiune te Romakeve, Konstandinopojes,te Sulltaneve,te grekerve ,UDB,Ruseve, Kinezeve dhe dreqin e te birit! Saliu fali Detin ishte gati te falte edhe Jugun vetem te rrinte ne pushtet! Eshte ky trushqiptar ne shekuj qe na ka lene ne fund te gjithckaje! Dhe tani ndihmojme njerezit tane ne Shqiperi dhe ata bejne pushime luksose qe neve nuk na shkon mendja t’i bejme!Si mundet qe akoma mbeshtetet Sali? Vrases,hajdut,spiun? Sepse nga thrrimet e ketij sadisti jetojne shume njeres pa e vrare mendjen se kush eshte vrare per keto para! Ka politikane qe jetojne nga Saliu,media, gazetare dhe nuk ju ben “syri terr”, jane arrogante, “te ndershem” etj.! Pra me kete mentalitet nuk jetohet njerezit duhet ta kuptojne qe po ndertojne familje kriminelesh! Dardha bie nen dardhe! Te gjitha paguhen ne kete Bote! Ne mos ju do t’i paguajne femijet tuaj,Zoti eshte lart dhe i shikon te gjitha! Do te shohim fundin edhe te Saliut me te birin!

    Reply
  • epo kjo pune says:
    August 21, 2023 at 2:09 pm

    gjysem shekulli po I vidhet historise… gebelsat e dhjerokracise po shplajne trurin e miletit, dakort se fituesi shkruan historine po te mos hiqen si demokrate? nuk mbulohet dielli me shoshe e historia eshte mbi Sali e Rame. ne shesh duhet te vihet Enveri jo se eshte Ku e Ku me Zogun qe fali troje, ia mbathi nga lufta e vrau patriote po se palloshi ka qejf rikthimin ne identitet dhe socializmi ka qene 50 vjet identitet. asnje sistem e asnje figure nuk eshte bardhe e zi prandaj muzeu duhet te beje dy shtesa Kati e te jete vetem periudha e socializmit aty dhe bile edhe ajo hapesire nuk del e mjafton. boll me terror komunist, terror beri dhe mbreti, cdo sistem, u mbeti goja terror terror se jo per gje se fyhet edhe disidenti I vertete antikomunist se perzjehet me ordinera plot

    Reply
  • ¿? says:
    August 21, 2023 at 2:14 pm

    Ti “epo kjo pune” nuk hake mut kot, i bike ballit dhe e dake dysh. Te dhjefsha Enverin, me gjithe ç’la prapa, demek bole si puna jote.

    Reply
  • katarakti says:
    August 21, 2023 at 3:54 pm

    Vitet e fundit vihet re një revansh i së djathtës kolaboracioniste/nacionaliste. Që gjen mbështetje edhe te Edi Rama. Por po ashtu edhe një përpjekje e drejtë e vënies së “gjërave” në vend. Zogu është pjesë e historisë sonë, me të mirat dhe të këqijat e tij. Një lloj si epoka 45 vjeçare socialiste. Me të mirat dhe të këqijat e saj. Për mua është allogjike që Zogu apo Mit’hati të kenë buste dhe monumentet e tyre dhe Enver Hoxha jo. Enveri vrau më shumë nga të gjithë, por edhe bëri më shumë nga të gjithë për Shqipërinë. Ai po ashtu është pjesë e historisë sonë, duam apo nuk duam.

    Reply
  • ¿? says:
    August 21, 2023 at 6:43 pm

    @katarakti, edhe Hitleri beri shume gjera te mira per Gjermanine, por po t’ia zesh emrin me goje te plasin brenda. Ju qe mendoni per gjerat e mira te Enverit nuk ju pengon njeri t’ia ngrini monumentet ku te doni. Vetem mos harroni nje gje te thjeshte, permendoret e Enverit i rrezoi populli dhe u beri edhe shurren siper. Zogun e hoqi Enveri se ashtu i desh bytha.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    August 22, 2023 at 6:34 am

    Kush eshte Enveri?lexoni librin e gjeneralit grek Jorgo Infandis “Te medhenjt e gabuar” Kush udheheq sot Shqiperine ?degjoni deklaraten e ministrit te jashtem te Greqis qe ka bere perpara Rames ne televizion “MOS HARO RENJET E TUA” Parulla “Shqiperia e shqiptareve,vdekie tradhetareve” sot eshte po aq aktuale sa ne kohen e tradhetis se madhe te vitit 1941 kur sllavoortodokset krijuan Partine Komunisto Sllaviste te Shqiperise.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    August 22, 2023 at 6:48 am

    ore cfare krahasimi ky me Hitlerin, ai ishte pushtues e gjakosi boten e vrau miliona cifute, Enveri ishte ne vendin e tij, boll me llogjet berishiane, sa per te vrare o jane vrare keto 30 vjet se sistemi plehrave I vuri njerezit kunder njerezve se beri lemsh pronen, polli krimin… apo nuk quhen? kjo pune zgjidhet me referendum jo se ai eshte perfekt por me mire se vullneti politikes sent blere e tradhetare ndonjehere

    Reply
  • ¿? says:
    August 22, 2023 at 9:57 am

    @ epo kjo pune….. eshte e vertete qe Enveri nuk vrau cifute se ne Shqiperi ca kokrra kishin mbetur, eshte e vertete qe Enveri nuk ishte pushtues dhe nuk gjakosi boten, se si thua ti, me 1 miljon banore qe kishte Shqiperia dhe ekonomine cope – cope, cfare kerkon ti, kujt t;i binte Enveri, sat’eme? Per te tjerat ato qe beri Hitleri ne Gjermani, beri edhe Enveri ne Shqiperi, Hitleri kishte Gestapon, Enveri kishte Sigurimin, Hitleri kishte kampet e perqendrimit, Enveri kishte kampet e internimit, Hitleri vriste kedo nga enturazhi i tij qe i dukej se i kercenonte pushtetin, Enveri i shkerdheu te gjithe “shoket” me te cilet luftoi e punoi derisa perfundoi me Lenka Cukot, Pali Miskat, Muho asllanet e mendjendriturit e tjere. Po deshe akoma, ka edhe te tjera plot ngjashmeri por po e leme me kaq sot se mos lodhesh shume per t’i kuptuar.

    Reply
  • Historia shkruhet si ka ndodhur says:
    August 22, 2023 at 12:56 pm

    Isha kurioz që të shikoja Muzeumin të rikonstruktuar, por më këtë shkrim të z. Duka, unë nuk jam më kurioz dhe nuk do të shkoj që t’a shoh. Muzeumi Kombëtar është historik dhe jo politik. Kush e ngatëron këtë nocion është injorant dhe e ul veten shumë poshtë, kuzhdo që të jetë. Një komentues më sipër përmënd Hitlerin! Pse kush e ka hequr Hitlerin nga historia! Ke filma dokumentarë, me mijra libra, në muzeume figura e tij nuk hiqet. Pra kur shkruhet historia, Hitleri është aty, ashtu si ka qenë vrasës i miliona njerëzve, pa shtrëmbërime. Po kështu Zogu do të jetë në muzeum ashtu si ka qenë, një feudal që e sollën në fuqi serbët dhe vrau kundërshtarët demogratë si Bajram Curri, Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin dhe Hasan Prishtinën. Rasti i Vlorës është ndryshe, nuk është muzeum, por është propagandë për të barazuar Zogun me Ismail Qemalin dhe Skenderbeun, për këtë arsye është politike dhe jo historike. Zogu nuk duhet të vihet në Vlorë dhe duhet të vihet në Muzeumin Kombëtare se është pjesë e historisë, por ashtu si ka qenë, që grabiti thesarin dhe braktisi vëndin para pushtimit nga Italia. Duhet të jetë edhe E. Hoxha si pjesë e historisë dhe të thuhet se ndërtoi një sistem që i barazonte njerëzit pa prona private, duke vendosur edhe të metat e atij sistemi të parakohshëm për njerëzimin.

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    August 22, 2023 at 2:24 pm

    Populli thote: kur i vjen ngordhja qenit, vete e pshur te porta e xhamise.

    Reply
  • ¿? says:
    August 22, 2023 at 4:45 pm

    fshataro, kot po te pyes une, si thua ti ne kete rast kush e ka fajin, qeni apo xhamija?

    Reply
  • chess player says:
    August 22, 2023 at 9:00 pm

    Zogu nuk eshte e keqja me madhe por reabilitimi dhe ri nazistifikimi I heshtur 1992-2013
    Nuk e kam rruajtur kurre as per Xhaferrin as per Enverin..Biles me pelqen te bej rolin e albitrit per ju shqipfolsit budallenj..
    Enveri dhe Xhaferri ishin atdhetare sipas modelit te tyre qe binte ndesh deri ne marrezi ne cfarosje nder vedi..
    ..
    Qe amerikanet ne vitet 1943-1946 ishin me komunist Enverin kunder nazist Xhaferrit….dhe pas 1946 u bene me nazist xhaferrin kunder kamunist Enveri….perfundimi ?? shqiptaret luftojne me njeri tjetrin deri ne cfarosje per nazisem..komunizem apo demokratizem
    .
    pse demonkratizmi yne nga 1992 e deri me sot eshte nje vazhdim I L2B ku nuk do kete fitues…
    .
    pse shteti amerikan duhet te dorzonte kriminelin nazist deva ??,,,.cfare thote enciklopedia boterore per kete super kriminel:
    Deva worked with the Balli Kombëtar and the Germans to establish a pro-German Albanian government in Kosovo linked to the Albanian nation.He quickly became the Balli Kombëtar’s most powerful figure,instructing members to follow a militant interpretation of Islam.
    .
    Deva and Bedri Pejani, assisted by the German emissary Franz von Schweiger,[set up the Second League of Prizren on 16 September 1943. The league, whose aim was to defend the borders of Greater Albania, declared jihad (holy war) against Orthodoks,,Gypsies and Jews
    .
    On 4 February 1944, police units under his authority massacred 86 residents of Tirana suspected of being anti-fascists. Later, Deva began recruiting Kosovo Albanians to join the 21st Waffen Mountain Division of the SS Skanderbeg (1st Albanian)
    .
    Files released after his death showed that Deva was one of 743 nazist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.

    Me tremb vrasesi i 21 janarit 2011 Lul basha si minister i brendshem ( kanakari Kimes ) qe vrau si Deva ne 4 shkurt 1944 dhe respektohet si hero antikomunist leshi nga amerikanet akoma

    Reply
  • demo says:
    August 22, 2023 at 10:39 pm

    Samiti Athines i hapi driten jeshile Albin Kurtit dhe Kosoves te perfaqesohet ne Foriumet Nderkombetare.Qendresa Skenderbejane e Albin Kurtit ia vlejti.Ka fituar Perkrahjen e gjithe Opinionit Nderkombetar,,Edhe armiqte kane filluar ta rrespektojne.
    Tashme de jurw Albin Kurti eshte Perfaqesuesi me i denje i Kombit Shqiptar.
    Edvin Rama!Ndax bjere ne gjunje,n`dac bej vertikalen,ndac puthu me Milon dhe me Melonin,Loja:Kush ka Poza me te bukura ,ketu perfundon per ty. Shko thuaj Mamaqit mos ka ndonje rol per ty.

    Reply
  • Enver Hoxha fallsifikatori me i madh i historise says:
    August 23, 2023 at 6:34 am

    Or po thoni ishin me fat ata 5 njomezaket komuniste qe u vrane ne Vig se te pakten i kane varret e tyre.
    Tec kishin mbijetuar nga lufta do merrnin plumbin ballit nga Enver Hoxha, damken “Armik” dhe eshtrat nuk do ti gjendeshin kurre!

    Se me shume se ne lufte Hitleri,
    vrau partizane pas lufte Enveri,

    Merrni e shfletoni te famshmin “Yje te pashuar” te Komunizmit!
    Vende bosh sa te duash pa emra-mbiemra per Komandante e Komisare te pushkatuar pas lufte.
    Se Enveri i pushkatonte edhe nga historia e ate e zhgarraviste sipas qejfit e oreksit sa here qe ‘zbulonte” ndonje Grup armioqesor.

    Reply
  • chess player says:
    August 24, 2023 at 2:10 am

    Nese “RRIME SHTREMBER DHE FLASIM DREJTE” SI Zogu dhe Enveri u treguan te pameshirshem me kundershtaret e tyre armiq apo ish-miq.
    .
    Problemi eshte pse Zogu reabilitohet 100% dhe Enveri 0% ??
    .

    Per te kuptuar pse Enveri mori “bicakun” dhe u tregua I pameshirshem me te drejte duket te nje artikull I Dites ne 26 nendor 2018 me titull”Vajza e gjeneralit tregon dasmën me djemtë e Bllokut dhe Kadarenë” ku behet fjale per orgjite e djemve te disa udheheqesve qe ishin bere Pashallare te kuq si I quante Ismail Efendiu..
    .
    Vera Bekteshi ( shto dhe nipin e Spiro Kolekes Edi Ramortja) dhe keto monstra te bllokut ose te gjysem bllokut ne vend te mbyllin gojen shesin mend se ‘kane share apo perdhosur baballaret tyre.

    Shikoni ne artikull fotografite sit e Droguar te cunit Mehmetit apo Gimi I Manush Myftiut nje rr..k ..K..ari qe dikush e quan me prirje perendimore si thonte dikur Halena Kadare per orgjite te shtepia e Gamor Pashkos..ku rrinin deri ne mengjez dhe dilnin nga shtepia e gojeshtremtit Pashko me shishe qumeshti..
    ,
    Cfare kerkon kjo Bija e Gjeneral Mavrise sot ?
    .
    Lexoni cfare thote:
    Isha ne vitin e dyte kur u martova dhe “shteti i enverit “ I jep super-shtepi ne qender te Tiranes….prinderit I japin nje burre qe punonte ne New York..hanin..pinin dhe kercenin “Rock and roll” bythe jashte..dilnin jashte shtetit kur I donte bytha…..dhe shanin Enverin..qe ne fakt ketyre Vera-ve (vërrave) Bekteshit…Fatos Lubonjave..Spartak Ngjelave… e deri te Monstra Bashkim Shehu ja beri mire qe I rrasi ne burgje se e meritonin..
    .
    E meritonin se mbi 90% e rinise shqiptare I dilte djersa curke dhe shpesh dhe me gjak..me nje ushqim qe nuk ishte per tu lavderuar…sakrifikonin per vendin se nuk I dinin orgjite e Vërres se Bekteshajve apo te Bashkim Shehlereve qe vrane me koqet e tyre jo vetem baballaret por dhe nje komb te tere..
    ,
    Dhe jane pikerisht keto vemje qe dalin dhe komentojne ne kompjutra
    dhe vazhdojne orgjite qe lane pergjysem ne vitet 70’ se ai xhaxhi ju u tregoi vendin

    Reply
  • ¿? says:
    August 24, 2023 at 9:04 pm

    Ore Lojtari Bytheqim i Dames (se per shah dukesh qe nuk ke mend), ore ti bile a nuk e kupton ti qe ai ishte thelbi i burgut te Enverit, mbaj nen kontroll gjithe rinine shqiptare qe i shkonte djerrsa dhe gjaku çurge pikerisht qe Enver Bytheqiri te mbetej drejtor i burgut, pa çka se kalamajte e gardianeve te burgut tallnin bythen. Enver Koqja thoshte “Jeni juve, pa jemi neve”, po ne fakt mendonte “Po te mos ishim neve qe ju shkerdhejme dite e nate ju te gjithe do te benit qejf pa breke sic bejne keta kalamanet e gardianeve te mi”. Dhe a nuk e kupton qe Enver Bastardi ka vajtur ne te s’emes dhe shpejt beni mire te shkoni te gjithe ju vejushat e atij mutit ta takoni atje ku i ka vajtur shpirti, nqs ka pasur ndonje here shpirt ai mut muti.

    Reply
  • chess player says:
    August 25, 2023 at 7:28 pm

    Nga gjithe artikulli por dhe nga komentuesit kam zgjedhur nje person me “nickun”

    ***Historia shkruhet si ka ndodhur ***
    22 Gusht, 2023 te 12:56 pm ***

    që I bën hije të tërëve
    ..
    citoj:
    Zogu nuk duhet të vihet në Vlorë dhe duhet të vihet në Muzeumin Kombëtare se është pjesë e historisë, por ashtu si ka qenë, që grabiti thesarin dhe braktisi vëndin para pushtimit nga Italia. Duhet të jetë edhe E. Hoxha si pjesë e historisë dhe të thuhet se ndërtoi një sistem që i barazonte njerëzit pa prona private, duke vendosur edhe të metat e atij sistemi të parakohshëm për njerëzimin….(fund citimi)

    Do te shtoja dhe dy kendveshtrime te tjera:
    .
    e para ; Ata makartiste te semure psiqikisht qe nga koha e Rajesonit e viteve 90’ duhet te kerkojne falje se krahesuan Enverin me Hitlerin kur I pari nuk sulmoi ndonje shtet dhe vdiq I nderuar ne nje ceremony mortore e rralle ne bote per nga emocjonet
    .
    dhe e dyta Enveri nuk ka pasur asnje pike takimi me Zogun persa i takon pushtetit..Ahmet Zogu me dritehijet e tij ashtu si dhe Enveri armikun me te madh kishte KUSHTETUTEN E MRETNISE ku kishte nje nen I cili thoshte se DEZERIMI NE KOHE LUFTE DENOHET ME VDEKJE…Plus qe Enveri eshte I vetmi burre shteti qe ashtu si Gjergj Kastrioti luftuan dhe u varrosen ne vendin e tyre dhe fatkeqsisht I bluajten dhe kockat turqit per Kastiotin dhe kryqzatat antikomuniste satanike per Argjirokastrotin..
    .
    Ju lutem mos u merrni shume me Zogun dhe Enverin
    ne nje kohe qe sot greket po ju dhjesin me Belerin

    Reply
  • ¿? says:
    August 25, 2023 at 7:40 pm

    O Lojtari i DHjere i Dames, akoma ke kavanoza me mut nga ai i Enverit dhe rri rri dhe hap ndonje e na qelb me kuterbimin e tij. Mjaft! Nqs nuk e kuton qe Enveri ishte kockangrenesi i ketij kombi ne gjallje, te pakten kupto qe tashti si i vdekur na ha mutin te gjitheve, pervec litareve qe ka lene zvarre jashte varrit te tij te dhjere.

    Reply
  • chess player says:
    August 25, 2023 at 8:24 pm

    .Pse anashkalohen mizorite e djeshme te Zogut Kurves Pare dhe pse Amerika mike tallet me non gratat e Drakules Viqidolit sot..ose me ndryshe pse po shenjteroni Enver Hoxhen pa deshiren time

    ..Nese ZOGU KURVES BURGAJETIT erdhi nga BEOGRADI me “lobin rus” te kohes..po nga BEOGRADI erdhi dhe serberisha me ndihmen e Lobit SERB te Amerikes ( lexoni Izet HAXHINE dhe vini duart ne koke.)
    Mjafton keto rrjeshta me poshte te kuptoni te verteten,keto te verteta jane thene para kohes Enverit
    .
    >>
    .
    Ahmet Zoo gogoliit ju ngrit
    nje derr monumenti pikersht diten kur
    Pashiqi e risolli hapur ne fronin e Shqiperise,
    eshte provokim dhe perdhunim i
    hapur i lirise dhe ndjenjave te shumices se
    shqiptareve qe nuk duan asnje tip diktature
    apo diktatori te bardhe, te zi apo te kuq.
    Por butaforizmi propogandistik aq
    me teper monumenti i tij qe u perurua enkas
    qendron si ulkonje gjakatare mbi varrin
    e Gurakuqit, B.Currit, H. Prishtines,
    A.Rustemit, Elez Isufi t, Zija Dibres,Riza
    Ceroves dhe mijera shqiptareve,pa kursyer
    as kunatin e vet Ceno Bej Kryeziun.

    Vetem deri ne vitin 1928
    Zogu vrau mbi
    600 veta.

    Ne Kryengritjen e Fierit vrau 17
    xhandare, 42 veta dergoi ne litar dhe 168
    denime me burg nga disa deri ne 101 vjet.
    Pas komplotit te Et’hem Totos vrau 4 veta,
    ndersa 148 u denuan me 101 vjet. Per te
    ashtuquajturin e komplot i Durresit dhe i
    Kavajes u pushkatuan 10 veta, u denuan
    8 ne mungese dhe u arrestuan 6 te tjere.
    Permendorja e Zogut qendron si ferre
    murrizi sidomos ne syte e Dukagjinit,
    Pukes qe u dogji kullat, i plackiti gjane,
    mallin, i vrau lulen e burrnise si Lush
    Prelen me te dy djemte, Gjelosh Ramen,
    Cun Sokolin, Pep Niken, Prele Ndoken,
    Gjelosh Ndoken. Ahmet Zogu vari ne
    litare kushtrimtaret e lufterave per liri e
    pavaresi Mark Milani, Babun Celi, Zef
    Delia, Martin Marashi, Gjelosh Marku,
    Mark Kola, Kol Marku, Kol Binaku,
    madje nuk kurseu as njerezit e besimit
    Dom Gjon Gazulli dhe priftin e Dardhes
    Ndue Dashi, Çun Gjergj Gjoni, Dedosh
    Jaku, Ndreke Markiçi,Qerim Sokoli, Halil
    Caka(Puke). Denoj me vdekje ne mungese
    ajken e homerikeve te fundit te maleve
    tona Mark Sadikun,Lulash Gjeloshin,
    Ndoke Mirashin, Dede Thanin, Vas Kirin,
    Ndoke Gjeloshin, Avdi Kolen, Gjergj
    Pellumbin. Zogu me mercenaret e tij vrau
    20 Dukagjinas, denoi me litar 18 veta, me
    101 vjet denoi 17 veta, arrestoi dhe burgosi
    700 veta, u arratisen prej tij 750 te
    tjere ne drejtim te PLaves dhe Malit te Zi.

    Gjate ikjes masive u plackiten mbi 3000
    koke bageti dhe mijera te tjera u prene, u
    theren gjate gosirave disamujore te mercenareve
    operacional te Matit , Lumes
    dhe Dibres. Nuk mbeti vathe bletesh pa
    pre, arke as syndyk grashe pa plackitur,
    voze vene, rakie, fuçi djathi as qyp gjalpi
    apo mishovine pa u perla nga ujqerit e terbuar
    te Zogollit.U dogjen tagjite, u thyen
    kryqat e varreve e pushimeve, u rrahen
    deri per vdekje meshkujt. madje u arrestuan
    14 gra dhe femije (AQSH,F1.52.D.65.
    FL25) “ Hamid Collaku me 30 mercenare
    lumjane u fut ne kishen e Shoshit,
    naten e 2 dhjetorit 1926, duke goditur
    deren me force, pastaj kerkoi 30 arme
    dhe revolucionaret qe kishte mshefur
    frati. Kur kontrolluan e nuk gjeten asgja
    hangren, pine plackiten kishen, i moren
    mushuken te cilin e ngarkuan me placka
    te grabitura. Pastaj fratin e shkrete e
    rrahen me qytat e armeve, e kercenuan
    se do ta vrasin, dhe se fundi e çveshen,
    i moren rrobat, kurse nje bashibozuk
    veshi matelin e tij e doli duke u tallur
    neper katund. Demet e shkaktuara ishin
    mbi 16.800 korona. Kudo u grabit gjithcka
    u pelqente dhe shkaterruan gjithcka
    tjeter qe kishin keta malsore ne shtepite
    e tyre. Ne Dukagjin grate dhe vajzat e
    reja kishin ikur maleve per te shpetuar
    nderin e tyre.Plakat qe mendonin se nuk
    do ti prekte njeri, u perdhunuan shtazarish
    .Per te ndyre fene u then kryqat
    e vorreve dhe bashibuzuket e pangopur
    me ndytesira leshonin jashqitjet e tyre
    mbi varret e te vdekurve te krishtere”.
    Keto Kujtime historike jane dokumetuar
    nga Kamiljo Libardi,famultar , i cili ka qendruar
    ne Shqiperi deri ne vitin 1933.Ky
    njeri i mire i ka pare perjetuar dhe dokumentuar
    keto ngjarje per te cilat askush
    nuk flet madje edhe po foli ndokush etiketohet
    si artmik i demokracise .Sot u sfi dua
    hapur madje dhe triumfalisht dhe gjithe
    duf “peshkopi i kuq” Fan Noli, i vetmi
    burre i zgjuar qe ka drejtuar fare pak kete
    vend, pa asnje tradite demokratike.
    Turp ne jete te jeteve per gjeneraten e degjeneruar qe jeton sot ne Shqiperi.

    Nuk i prish pune kujt sot kufoma e qelbur e Zogut
    as permendorja e tij me shpaten te koqen
    qe nuk e perdori asnjehere..

    Pune prishin ata ne perendim ( e kam fjalen per euro-atllnatiket)
    qe perkrahin hapur Sali Satanain..duke u tallur me non Graten
    qe ishte dhe eshte ne nje fare menyre falja inteligjente
    qe Amerika po I ben Zagarit te saj Pinocetist.

    Reply
  • Rita says:
    August 25, 2023 at 8:38 pm

    Po ja FAKTET ,pas 1990, pasi ishin mbyllur me 700 dryne flasin te kunderten e historise qe servijuan per dekada diktatori me te gjthe bashkpuntoret e tij se ,,,,,; na doli se Mbreti Zog me vendim te Parlamentit mori rrogen e ti si dhe te gardes qe e shoqeronte ,115- 125 KG. flori .Pra nuk ka boshatisur arken shtetërore. Enveristeve as dje e as sot nuk cekin gjestin burrëror te Mbretit qe nuk pranoi pushtimin as nuk firmosi per ket pushtim e as nuk i priti me lule apo shtrëngim duarsh.Duke mos patur force ushtarake te perballej me super fuqine ,Italinë ai nuk e nxori popullin ne kasaphane. Dhe si vepruan Mbreterit e Yugosllavise ,Bullgarisë e te tjere. ?. Nje patriot A.Kupi zbrazi disa pushke dhe e mori historia per te mire por jo se z’mbrapsi pushtimin italian.Mbreti Zog mbreteroj 1/3 e viteve qe sundoi diktatori .Dhe te mirat e humanizmi i pushtetit Zogist dihen kurse mizoritë e ardhja ne pushtet e sllavo -komunisteve Popovic Hoxhist nga 1941 e deri sa i dha shkelmin komunizmit europa sotme dihen mire nga populli si dhe nga bota .Floririn Tonelatat qe vodhi familja Hoxha ,Alia
    per gjysem shekulli dihen .Floriri qe mori Zogu krahasohet si nje pike uji, jo ne nje gote por ne nje CISTERNE Dhe pse familja e tij pasardhësit e bashkëpunëtorëve te diktatorit mundohen perseri te shtremverojne historine faktet rrezojne argumentat e cdo ngjyre politike. Sidomos për historine e Shqiperise .Vec ne shkresa e fjalime permendej Socializmi ,Komunizmi ,Proletariatit se ne praktike ishte krejt nje sistem zinxhir i bazuar ne barbarizem, hakmarrje brezash , ne burgosje me denime ‘ “Mandelash ‘ internime shkurt ne nje lufte shtrigash per te gjymtuar nje popull. A u soll me popullin keshtu ,Mbreti Zog ???? Aspak ,prandaj ai nderohet e do te nderohet per aq vite ( 15 vjet ) qe ishte ne krye te pushtetit .Kurse Diktatori gjirokastrit e ka ble vend strehimin e ti te përhershëm aty ,ku eshte ne terr ,, ne ferr. Me kujtua dhe ai filmi palaço ( aktori qe e detyruan te luaje ate rol ) per Prefektin e Tirones Qazim Mulletin .Qe c’mirzia e diktatorit rrethuar nga shoqata vanmpirse e Shkrimtareve e përshkruanin Intelektualin me shume Diplloma e pervetsim te 8 gjuhëve te huaja si nje njeri pa shkolle ,injorant e pa asnje vlere. Kjo eshte shumtia qe krijoi ai sistem me rrena e sajin qe ju kthye mbrapsht sot sic e do zakoni ,vec pa fishekun ne balle. Po sot,,, duke nderuar dhe per se vdekuri njeriun qe dha sado pak ndihmen per qytetaret e Tirones te ndjeri Qazim Mulleti .Prehet ne vendlindjen e tij . Nje ngushëllim per perkrahesit e diktatures ka ,se dhe per ata , qe u p’shurren qe u shane e u dolen te palarat me deshmi e dokumenta e kane nje prehje ,vec jo te dukshem , atje poshtë, ne terr ,,ne ferr.

    Reply
  • ¿? says:
    August 25, 2023 at 9:00 pm

    O Lojtari Bytheqire i Dames, po majft tashti se u bere qesharak fare, thuaje troç qe je ENVERIST, po ENVERIST i ndyte deri ne fund. Leri errallat e tua se nuk hahen me as te zjera as te pjekura. MJAFT! se e ke dhjere fare. Cfare i di ti njerezit budallenj? Se nuk para flisnin shume ne kohe te Enver Bythes ishte per arsye te tjera qe ti i di shume mire, prandaj mjaft me broçkulat e tua. NUK I HA ME NJERI.

    Reply
  • demo says:
    August 25, 2023 at 9:46 pm

    E bere ahmet Zogollin,,toger Baba e bere.Aaaa sokaku i te Marreveeee!
    Gjirokastriti nuk eshte neperke.Gjirokastriti eshte gjarper i zi i mureve,.Ate qe i punoi Malsise shqiptare gjirokastriti,ja vesh Zogut.Me te lane kopilin ne dere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leksione morali me Aruba në sfond: Kur na tregon KM-ja rrugën për në ferr
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?