Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nagorno-Karabak, konflikti i formësuar prej perandorive të së shkuarës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nagorno-Karabak, konflikti i formësuar prej perandorive të së shkuarës
BoteKryesore

Nagorno-Karabak, konflikti i formësuar prej perandorive të së shkuarës

Published: October 15, 2023
Shpërndaje

Një vendim fatal i Stalinit dhe ndarjet e shkaktuara nga Bashkimi Sovjetik, ende jehojnë në një konflikt historik që ka rishpërthyer së fundmi në fushëbetejat e Kaukazit.

Kur Azerbajxhani nisi një ofensivë ushtarake në shtator për të rimarrë Nagorno-Karabakun, një rajon malor i Kaukazit Jugor, ai ndezi flakët e një mosmarrëveshjeje shekullore. Fitorja e Azerbajxhanit, e cila bëri që mijëra banorë etnikë armenë të largoheshin nga rajoni, ka të ngjarë të jetë e fundit në një seri betejash për enklavën, një çështje e formësuar në kohët moderne nga ngritja dhe rënia e Bashkimit Sovjetik.

Zyrtarisht, territori prej 2736 km katrore është pjesë e Azerbajxhanit dhe njihet me emrin rus, që përkthehet “Karabaku malor”. Por për armenët dhe popullsinë me shumicë armene të rajonit, ajo njihet si Republika e Artsakh-ut ose Republika e Nagorno-Karabakh-ut, një shtet de facto i pavarur, i cili ka qenë jashtë sundimit të Azerbajxhanit që nga viti 1988.

- Publicitet -

Për shekuj me radhë, azerët myslimanë dhe armenët e krishterë, janë përleshur se kush duhet ta kontrollojë. Sundimi rus filloi në vitin 1823, dhe kur Perandoria Ruse u shpërbë në 1918, tensionet midis Armenisë së sapopavarësuar dhe Azerbajxhanit u rindezën. Tre vjet më vonë, Rusia e kontrolluar nga komunistët u vuri syrin shteteve të pavarura të rajonit të Kaukazit, dhe filloi t’i fuste në atë që do të bëhej Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.

Në fillim u vendos që Karabaku të ishte pjesë e Republikës Sovjetike Socialiste Armene. Ky mendohet të ketë qenë një plan për të siguruar mbështetjen armene për sundimin sovjetik. Por Stalini e ndryshoi vendimin. Në vitin 1923, Nagorno-Karabaku u bë rajon administrativ autonom brenda Azerbajxhanit, edhe pse 94 për qind e popullsisë  ishte armene etnike. Armenët etnikë u ankuan se po u kufizohej autonomia dhe po diskriminoheshin prej Azerbajxhanit, por Bashkimi Sovjetik ishte intolerant ndaj nacionalizmit etnik dhe injoroi protestat kundër status quo-së.

Pas shpërbërjes së Bashkimi Sovjetik, armenët etnikë të Nagorno-Karabakut bënë peticion për t’u bërë pjesë e Republikës së Armenisë. Azerbajxhani u përgjigj duke u përpjekur t’i shtypte separatistët në vitin 1988, dhe përleshjet në rajon u intensifikuan. Në vitin 1991, si Azerbajxhani ashtu edhe Armenia shpallën pavarësinë nga BRSS dhe konflikti rajonal në Nagorno-Karabakh u shndërrua në luftë totale.

Si rezultat, më shumë se një milion njerëz u kthyen në refugjatë dhe rreth 30,000, përfshirë civilë, u vranë. Të dyja palët u përfshinë në spastrim etnik gjatë Luftës së Nagorno-Karabakut, Azerbajxhani kundër armenëve etnikë dhe forcat armene kundër azerëve etnikë. Pavarësisht shifrave humanitare brutale, negociatat midis palëve ndërpriteshin vazhdimisht.

Në vitin 1994, Armenia dhe Azerbajxhani firmosën Protokollin e Bishkek-ut, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia që ia la Nagorno-Karabakun Azerbajxhanit. Por megjithëse luftimet pushuan, palët nuk mundën të bien dakord për një traktat paqeje. Kufiri mes tyre u militarizua gjithnjë e më shumë dhe është quajtur një nga tre kufijtë më të militarizuar në botë.

Azerbajxhani mbështetet nga Turqia anëtare e NATO-s, ndërsa Rusia ka mbështetur Armeninë, duke e bërë një zonë të mundshme konflikti. Ndërsa Nagorno-Karabaku është i vogël, interesat gjeopolitike janë të larta për shkak të afërsisë së tij me tubacionet strategjike të naftës dhe gazit dhe vendndodhjes   midis forcave të fuqishme rajonale të Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Qeveria separatiste ka njoftuar se do të shpërbëhet deri në fund të vitit dhe Azerbajxhani ka premtuar të garantojë të drejtat armene në rajon. Por shumica e 120,000 armenëve etnikë të rajonit, nuk do të presin të zbulojnë nëse azerët do ta zbatojnë këtë premtim. “99.9 % preferojnë të largohen nga tokat tona historike,” tha së fundmi David Babayan, këshilltar i presidentit të së vetëquajtur Artsakhut. Ndërsa eksodi masiv vazhdon, historia e Nagorno-Karabakut duket se po i afrohet fundit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?