Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Narkotrafikantja “Mbretëresha e Paqësorit” padit Netflix: Bëri serial me historinë time
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Narkotrafikantja “Mbretëresha e Paqësorit” padit Netflix: Bëri serial me historinë time
AktualitetBote

Narkotrafikantja “Mbretëresha e Paqësorit” padit Netflix: Bëri serial me historinë time

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Një grua meksikane, e cila kaloi disa vite në burg për lidhjet e saj me trafikun e drogës kanë ngritur një padi ndaj Netflix dhe kanalit televiziv Telemundo.

Sandra Avila Beltran pretendon se seriali televiziv “Mbretëresha e Jugut” bazohet në jetën e saj dhe se historia është përdorur pa pëlqimin e saj dhe për këtë arsye kërkon 40% të të ardhurave të fituara prej tij.

Avila Beltran ishte famëkeqe në Meksikë edhe para transmetimit të serialit Netflix. E njohur si “Mbretëresha e Paqësorit”, historia e saj e jetës sigurisht duket si skenari i një telenovele me shumë të papritura.

- Publicitet -

Xhaxhai i saj është Miguel Angel Felix Gallardo, një nga themeluesit e kartelit të fuqishëm të drogës në Guadalajara.

Në moshën 21-vjeçare, ajo u martua me një polic, i cili dyshohet se u korruptua dhe bëri pazare me bosët lokalë të drogës. Ai u vra pak pasi lindi djali i tyre.

Burri i dytë, një oficer policie kundër narkotikëve, u vra nga një komando i armatosur që hyri në dhomën e spitalit ku ishte shtruar pas një operacioni. Ai gjithashtu mendohej se kishte lidhje me kartelet e drogës.

Por ishte marrëdhënia e saj me bosin kolumbian të drogës Juan Diego Espinosa që e futi të venë në telashe me ligjin.

Espinoza dhe Avila Beltran u arrestuan në Mexico City në vitin 2007, por ishin pamjet e arrestimit të gruas ku ajo shfaqej e veshur elegante dhe duke buzëqeshur në kamera që zunë tituj kryesorë të gazetave.

Edhe kur ishte në burg, ajo ja arrinte të përbënte lajm dhe të mbante rutinën e saj të bukurisë, duke paguar një mjek që të hynte në qeli për t’i bërë injeksione botoksi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë nuk kupton kryeministri?
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
  • Kaos në Tiranë, deri tani 7 të plagosur te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë. Përgënjeshtrohet lajmi për një student të vrarë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?