Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nata e tretë e trazirave në Francë, 667 të arrestuar. Polici që vrau 17-vjeçarin kërkon falje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nata e tretë e trazirave në Francë, 667 të arrestuar. Polici që vrau 17-vjeçarin kërkon falje
BoteKryesore

Nata e tretë e trazirave në Francë, 667 të arrestuar. Polici që vrau 17-vjeçarin kërkon falje

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Kanë vijuar për të tretën mbrëmje radhazi protestat në disa qytete të Francës pas vrasjes së një adoleshenti nga ana e policisë teksa nuk iu bind një urdhri për të ndaluar makinën.

Protesta e mbrëmshme ishte edhe më e madhe dhe më e dhunshme ku në disa raste u rrezikua dhe jeta e banorëve të thjeshtë.

Në Naterres, manifestuesit i printe nëna e 17-vjeçarit Nahel e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj.

- Publicitet -

Autoritetet u angazhuan për të përballuar çdo situatë të mundshme. Më shumë se 40 mijë policë u dislokuan në rrugë, teksa transporti publik u pezullua pas orës 21:00.  Në rrethinat e Parisit u vendos dhe gjendja e shtetrrethimit.

Në Nanterre një bankë u dogj teksa flakët kërcënuan shtëpitë pranë. Në Marsejë pati përleshje mes protestuesve dhe policisë në Portin e Vjetër, i evakuuar nga policia. Në Lyon, ku u dogj një ndërtesë në distriktin Villeurbanne, u dërgua një helikopter nga RAID, njësia speciale kundër trazirave.

Trazira gjithashtu u regjistruan në qendër të Parisit, ku të paktën njëqind njerëz me fytyrën e mbuluar plaçkitën dyqanet e qendrës tregtare Les Halles. Sipas Le Figaro, e cila citon burime zyrtare, më shumë se 255 persona u arrestuan në të gjithë vendin gjatë natës.

Por situata nuk është e destinuar të përmirësohet. Në netët e ardhshme pritet një përhapje e dhunës, ku objektiv mund të jenë dhe forcat e policisë.

Oficeri i policisë që qëlloi dhe vrau Nahelin aktualisht ndodhet në burg.  Ai i ka kërkuar falje familjes dhe avokati i tij thotë se është “i shkatërruar”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe vrasje me dashje.

Prokuroria nuk konstatoi se ishin plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit nga polici dhe për këtë kërkoi arrestimin e tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?