Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO i trembet ‘testit të Poseidonit’, zhduket nëndetësja ruse nën Arktik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > NATO i trembet ‘testit të Poseidonit’, zhduket nëndetësja ruse nën Arktik
AktualitetBote

NATO i trembet ‘testit të Poseidonit’, zhduket nëndetësja ruse nën Arktik

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Ku ndodhet ‘Poseidoni’? NATO ngre alarmin për zhdukjen nga radari të nëndetëses më të madhe bërthamore ruse duke ngjallur frikën se Putin mund të drejtojë shumë shpejt një test bërthamor.

Putin besohet se ka disa bunkerë në Siberi, njëri prej të cilëve thuhet se mund të strehojë deri në 100,000 njerëz dhe është krijuar që ai të sundojë Rusinë në rast të Armagedonit.

Frika e një sulmi ose testi të mundshëm bërthamor nisi ditën e djeshme kur nëndetësja bërthamore më e rëndësishme ruse u zhduk nga radari i NATO-s.

- Publicitet -

Nëndetësja, e cila është “zhdukur” nga baza e saj në Detin e Bardhë në Rrethin Arktik, dyshohet të jetë K-329 Belgorod.

Ka raporte se K-239 Belgorod mund të jetë nisur për në Detin Kara, për të testuar Poseidonin famëkeq.

Foto ilustruese e Detit Kara në brigjet e rrethit Arktik

E quajtur shpesh si ‘Arma e Kiametit’, ka zëra se Putin po mundohet ta përdorë atë për të kërcënuar Perëndimin si dhe për të provuar se kërcënimet e tij të fundit bërthamore nuk ishin thjesht një ‘bllof’.

NATO thuhet se tashmë i ka paralajmëruar anëtarët e saj për mobilizimin e kësaj nëndetëseje bërthamore të armatosur me një pajisje që rrezikon të sjellë “fundin e botës”.

E përditshmja italiane La Repubblica, si dhe një botim i sotëm i The London Times kanë raportuar rreth këtyre zërave duke ngjallur panik mes lexuesve në mbarë botën.

Sipas The Times, një zyrtar i lartë i mbrojtjes, tha se një demonstrim më i mundshëm i gatishmërisë së Putinit për të përdorur armë bërthamore mund të ndodhë në Detin e Zi.

Një veprim i tillë do të shkatërronte tabunë e gjatë për përdorimin e armëve bërthamore dhe do ta vendoste botën në rrugën e saj më vdekjeprurëse që nga kriza e raketave Kubane të vitit 1963.

Putin, i cili do të bëjë 70 vjeç këtë premten, ka paralajmëruar familjen e tij më të afërt, përfshirë partneren gjimnaste Alina Kabaeva, 40 vjeç, për mundësinë e evakuimit të shpejtë, thuhet në raport.

Çfarë është K-329 Belgorod?

Marina ruse mori nën dorëzim K-329 Belgorod – nëndetësen më të gjatë në botë me energji bërthamore më 22 korrik.

Ajo është më e gjatë se nëndetëset balistike të klasës Ohio, nën zotërimin e marinës amerikane, të cilat kanë një gjatësi prej 173 metrash.

Nëndetësja ruse Belogrod dhe 6 silurët Poseidon

Qëllimi kryesor i nëndetëses Belgorod është bartja e 6 silurëve bërthamorë Poseidon.

Poseidoni është 130 herë më i madh se bomba e hedhur në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mund të krijojë një cunami deri në 490 metra të lartë duke mbytur qytetet bregdetare dhe lënë pas tokë të djerrë me mbetje bërthamore fatale.

Një provë e Poseidonit edhe në ujërat më të largëta të Arktikut mund të shihet si një provokim i drejtpërdrejtë nga Rusia.

Cili do të ishte qëllimi i saj dhe më e rëndësishmja ku ndodhet Poseidoni në këto momente?

A i detyrohet Putin NATO-s – ose të paktën pjesës tjetër të botës – një përgjigje?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Putanaaa mos e krruj me dajen!! says:
    October 4, 2022 at 8:29 pm

    Keto parametra qe permenden ketu kjo nendetese teorikisht i ka dhe dihet qe nuk eshte gje e re. Mpleksja e lajmit te daljes nga sistemi i vezhgimit te NATOs dhe strehimi i Putanes con uje ke terrori rus! Fakti qe behet lajm dalja nga vezhgimi tregon se sa e vemendshme eshte Aleanca jone! Ne te kunderten Rus piet dhe Putana u kapen gafil nga Ukraina duke mos pas idene se c’ishte ne gjendje te bente ushtria e saj! Po NATO ? Ata ja dine te gjitha NATOs?
    Po,rus piet jane ne gjendje te vrasin veten duke bere goditjen e par ama pergjigjja ….!!
    Putana eshte ne gjendje te beje rremuje po ama i her bje daci n’kos Europa ka teknologji dhe e zgjidh problemin e gazit e t’naftes, per dy tre vjet ridimensionohet c’do gje!

    Reply
  • demo says:
    October 4, 2022 at 10:39 pm

    4 nendetese qe keshem
    Na i griu korrozioni
    Sigurimin dhe partine
    I keshem bllok betoni.

    Ne heronj kishim plot
    qe te merrnin gjak ne vetull
    kater nendetse qe keshem
    Humben si ujku ne mjegull.

    Dinim si lidhet gomari
    bejleret dhe agallaret
    kater nendetse qe keshem
    I ndryshken kumandaret.

    i futen ne nje vrime deti
    Si shpell e Haxhi Aliut
    Kater nendetse qe keshem
    I hengri kripe e Korroziut

    hajvanet qe zbriten ne Vlore
    Kapterra mos ja hame haken
    Teknike me partishmeri,
    Nendetses i vune flaken.

    Lavdi o shoku Hrushov
    Lavdi ti o Kina mike
    Qe nuk sollet ne Shqipri
    Hata,bomben Atomike.

    Reply
  • demo says:
    October 4, 2022 at 11:43 pm

    4 nendetese qe keshem
    Na i griu korrozioni
    Sigurimin dhe partine
    I keshem bllok betoni.

    Ne heronj kishim plot
    qe te merrnin gjak ne vetull
    kater nendetse qe keshem
    Humben si ujku ne mjegull.

    Dinim si lidhet gomari
    bejleret dhe agallaret
    kater nendetse qe keshem
    I ndryshken kumandaret.

    i futen ne nje vrime deti
    Si shpell e Haxhi Aliut
    Kater nendetse qe keshem
    I griu kripe e Korroziut

    hajvanet qe zbriten ne Vlore
    Kapterra mos ja hame haken
    Teknike me partishmeri,
    Nendetses i vune flaken.

    Lavdi o shoku Hrushov
    Lavdi ti o Kina mike
    Qe nuk sollet ne Shqipri
    Edhe,bomben Atomike.

    Hajvane dhe hajdute plot
    hyjne e dalin nga kjo dere
    Edhe Lyder Boterore
    Me shumice kemi nxjerre.

    Erdogan,mbret i vertete,
    Ato drona beji kujdes
    Mos e mbush ate te shkrete
    Na pellcet si ne Gerdec.

    Se ne trima kemi boll
    Kumandare,si dash percore
    Udheheqes Boterore,
    Por na plas bomba ne dore.

    O sulltan i Anadollit
    Erdogani i Stambollit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?