Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndalesa në Sarajevë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndalesa në Sarajevë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus
AktualitetRajoni

Ndalesa në Sarajevë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus

Published: November 20, 2023
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën në Sarajevë se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe me ndikimi rus në rajon. Kjo ishte vizita e parë e shefit të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg në Sarajevë.

Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

Stoltenberg bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, mëngjesin e së hënës.

Krishto tha se Bosnjë e Hercegovina është pjesë e Planit të Veprimit të Anëtarësimit (MAP), i cili, sipas saj, tregon se ka vendim politik nga NATO-ja se ajo mund të bëhet anëtare e aleancës.

- Publicitet -

“Ne duhet ta arrijmë një konsensus politik dhe përmes dialogut të vijnë deri te pozicionet të cilat janë shumë të rëndësishme për Bosnjë e Hercegovinën kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me NATO-n”, tha Krishto.

Përfaqësuesi i lartë i Bosnjë e Hercegovinës, Christian Schmidt, tha pas takimit me Stoltenbergun se është e nevojshme ndërtimi i besimit në sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe se kjo është, në mesin e shumë gjërave, përgjegjësi e politikanëve vendorë.

“Po punojmë rreth kësaj dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe NATO-s”, tha Schmidt.

Stoltenbergu e theksoi rëndësinë e përfaqësuesit të lartë për proceset e pajtimit në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se “çfarëdo tentimi për ta minuar pozicionin e tij do ta kthejë mbrapa Bosnjë e Hercegovinën”.

Stoltenberg mbërriti në Bosnjë të dielën vonë dhe darkoi me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Denis Beçiroviq, anëtar i Presidencës së Bosnjes, njoftoi në Facebook se gjatë vizitës, shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake mbetet garantues i sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

“Ai tha se NATO-ja nuk e aprovon një retorikë e cila nxit ndarje dhe e rrezikon funksionimin e institucioneve të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës. Ai, po ashtu, nënvizoi se rrugët e Bosnjë e Hercegovinës drejt Evropës dhe NATO-s janë të qëndrueshme, dhe se NATO-ja do t’i mbështet proceset e reformave, të cilat e sjellin Bosnjë e Hercegovinën më pranë NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shkroi Beçiroviq.

Më parë, Stoltenberg kishte deklaruar se Bosnja e Hercegovina, bashkë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, i përkasin vendeve që e meritojnë një vëmendje të veçantë nga NATO-ja. \Rel\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?