Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndaluan grurin nga Ukraina, BE kritika Polonisë dhe Hungarisë: Veprimet e njëanshme, të papranueshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndaluan grurin nga Ukraina, BE kritika Polonisë dhe Hungarisë: Veprimet e njëanshme, të papranueshme
AktualitetBoteKryesore

Ndaluan grurin nga Ukraina, BE kritika Polonisë dhe Hungarisë: Veprimet e njëanshme, të papranueshme

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka reaguar pas njoftimit të Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e hyrjes së grurit dhe produkteve bujqësore ukrainase.

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë ndalimet e vendosura nga Polonia dhe Hungaria për importet e grurit të Ukrainës, sipas të cilit nuk u takon shteteve anëtare individuale të bëjnë politikën tregtare.

Të dy vendet thanë se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira. Ndalimi vlen për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin dhe do të jetë në fuqi deri në fund të qershorit.

- Publicitet -

Komisioni ka thënë se lëvizjet e njëanshme nuk do të tolerohen, por ende nuk ka specifikuar se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha zëdhënësi i saj në një deklaratë.

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi i Rusisë vitin e kaluar ndërpreu rrugët e eksportit dhe rezultoi në sasi të mëdha të drithërave që përfundonin në Evropën Qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës të vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina akuzon Rusinë për ngadalësimin e procesit me inspektime të zellshme.

Polonia dhe Hungaria njoftuan masën të shtunën, pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtoheshin nga drithërat më të lirë ukrainas që përmbytën tregjet e tyre. Të dielën, ministri polak i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë Waldemar Buda sqaroi se ndalimi zbatohej për mallrat në tranzit, si dhe për ato që qëndrojnë në Poloni.

Ai bëri thirrje për bisedime me Ukrainën për të krijuar një skemë për të siguruar që eksportet të kalojnë përmes Polonisë dhe të mos përfundojnë në tregun vendas.

Ukraina thotë se masa është në kundërshtim me marrëveshjet dypalëshe të tregtisë. “Për momentin, veprimet drastike të njëanshme nuk do të përshpejtojnë zgjidhjen pozitive të situatës”, deklaroi Ministria e Bujqësisë e Ukrainës. Ministrat nga Polonia dhe Ukraina do të takohen për të diskutuar çështjen në Poloni të hënën.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?