Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklaratat e Athinës për dhunën në Zvërnec, Rama bën ironi: Jam injorant
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Deklaratat e Athinës për dhunën në Zvërnec, Rama bën ironi: Jam injorant
Aktualitet

Deklaratat e Athinës për dhunën në Zvërnec, Rama bën ironi: Jam injorant

Published: June 1, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama komentoi reagimin e autoriteteve greke pas incidentit të dhunës në Zvërnec ndaj protestuesit, edhe me shtetësi greke, duke shprehur habinë për mënyrën se si çështja u trajtua nga Athina zyrtare.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se për herë të parë kishte dëgjuar pretendime se në zonën në fjalë ekzistonte një popullsi homogjene greke, ndërsa komentoi me ironi deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Rama theksoi se bëhej fjalë për një incident të shkaktuar nga një roje private dhe jo për një akt dhune shtetërore, duke shtuar se vënia në dukje e përkatësisë etnike të protestuesit nuk ndihmon marrëdhëniet mes dy vendeve.

- Publicitet -

Rama kujtoi gjithashtu edhe trajtimin që iu është bërë shtetasve shqiptarë nëpër burgjet dhe rrugët e shtetit fqinj.

“Për herë të parë dje dëgjova se aty, paska një popullsi homogjene greke, këtë se kisha dëgjuar ndonjëherë ndoshta ngaqë jam injorant dhe nuk i di shumë gjëra. U mahnita nga deklarata e ministrisë së jashtme të Greqisë se ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore siç përshembull ndodh me shqiptarët në burgjet e Shqipërisë apo me shqiptarë më parë në rrugët e Greqisë.

Ishte një akt dhune nga një roje private dhe që të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit, kjo është diçka që sipas meje nuk i shërben marrëdhënieve tona që janë përsëri në ditët e tyre më të mira. E futa këtu këtë për të thënë se pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata se titujt e pronësisë janë baza e cdo veprimtarie dhe jo pretendimet”, tha Rama.

Ai u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë.

“Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se projekte të mëdha investimi, me vlerë rreth 4 miliardë euro, po realizohen nga investitore te besueshëm.

“Në një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vetë, nuk është më Shqipëria ku nuk afrohet asnjë investitor, është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë. Është Shqipëria e 12 mln turistëve, është kohë që të hyjë tani në elitën e turizmit global me investime që sjellin konsumatorë që lënë paratë këtu.

Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm si ky, ku partnerë të jashtëzakonshëm janë bërë bashkë për të investuar 4 mld euro, jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin dhe ikin , si ata që ndërtojnë pallate në Tiranë dhe pastaj ja lënë banorëve që nuk marrin dot hipotekën, por si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe nga partnerët ndërkombëtare që bashkëpunojnë me atë agjenci, një për një euro me bankë dhe jo nga Izraeli, por nga Katari që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që i thonë vetes myslimane, por vetëm myslimane nuk janë, sepse bëjnë përditë krimin e ndalur nga kurani për të helmuar njerëzit me shpifje”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    June 1, 2026 at 9:21 am

    Ja ku e katandisi Invazori nenen Shqiperi!Te na mbroje Greqia nga pushtuesit Katari,Emiratet,Izraeli!!!!!!!!!!!!!!!
    Po bucasin Mediat Italjane per zhdukjen e Zonave te mbrojtura ne Shqiperi.
    O Kos,t`u thefshin xhamat cilindrike si bythe kavanozi.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    June 1, 2026 at 9:55 am

    Po’ kete foto ne vendin qe quhet “ATI-KE ATI – INE” ku e ke bere more Edi. Foto e bukur.

    Reply
  • Km says:
    June 1, 2026 at 11:31 am

    Edi, pse e ironia me miqte Gruaqire. Ne fund te fundit, zeverra e Ne it nen derdhjen e vjoses eshte, pra ne Vorio Epir.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?