Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nderim për Sevo Tarifën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Nderim për Sevo Tarifën
Kulture

Nderim për Sevo Tarifën

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

Xhelal Gjeçovi, SHBA

 

Më tronditi lajmi i largimit nga jeta i Sevo Tarifës, një figurë e njohur, e dashur, e respektuar, me kontribute në shumë fusha. E përjetova me dhimbje pasi e kam njohur mirë, nga afër dhe kam jo pak kujtime. Njëri nga këto lidhet me dy-tre rrugëtime jashtë Tiranës, me sebepe për ngjarje, raste fatkeqësish, të miqve tanë, që ai si rrallëkush nuk i harronte e as përtonte t’u ndodhej pranë, duke marrë udhëtime jo të lehta, për vitet që mbanim mbi supe dhe distancën e rrugët tona të vështira para gati gjysmë shekulli. Në to e njoha mirë Sevon, një njeri i dashur, i sjellshëm, me humor, që në atmosferën që krijonte në udhëtimin e gjatë e të lodhshëm thyheshin dallimet në moshë, në kulturë, kontribute dhe ndjeheshe i barabartë e biseda natyrshëm prekte aspekte e probleme që në një mjedis tjetër e me njerëz të tjerë, me siguri nuk do të bëheshin dhe udhëtimi do kishte qenë më i lodhshëm e më i mërzitshëm.

- Publicitet -

Në një rast tjetër, po kaloja afër muzeut historik, në qendër të Tiranës, ku ishin mbledhur gra veterane, nga i gjithë vendi, pra dhe nga Shkodra. Kishin ardhur për të përkujtuar demonstratën antifashiste në të cilën u vra MIne Peza, heroinë e popullit. Nja katër a pesë prej tyre më njohën, më thirrën e m’u  afruan. Pasi u përshëndetëm, nisëm bisedën për luftën, u thashë, ndër të tjera se edhe ju jeni heroina si ajo, edhe ju mund të kishit fatin e saj, sepse në krahë të saj, në radhët e para të demonstrueseve ishit, prandaj vendi krenohet me ju, për qëndrimin gjatë luftës, por edhe sot që i kujtoni  të rënët dhe ngjarjet që i ngritën ata dhe ju në piedestal. Më tej, në bisedë e sipër më shprehën respektin për një numër kuadrosh nga Tirana, që s`i harrojnë, që i kujtojnë e interesohen për ta, dhe për ndonjë hall a problem, e kishin derën  e çelur. Ndër ta përmendën dhe dy kuadro që unë i njihja mirë, Leka Shkurtin dhe Sevo Tarifën, që  sipas tyre interesohen gjithnjë për ta. Më erdhi mirë. Ishte i dyti rast që po njihja një anë tjetër të karakterit të Sevos, anën më të rëndësishme, anën njerëzore, interesimin për njerëzit, sidomos ata që i dhanë luftës gjënë më të çmuar që kishin, bijtë e bijat e rënë për lirinë e atdheut…

Ky ishte Sevoja, shëmbëlltyrë e njeriut të mirë, të dashur, të thjeshtë, patriotit dhe antifashistit të orëve të para, që në moshë 14 vjeçare në radhët e debatikasve e më pas në rreshtat partizane. Pas çlirimit ku punoi e ku shërbeu me devotshmëri e ndershmëri si rrallëkush. I ndjeshëm, pa pretendime, kurrë s`u ankua s’kërkoi privilegje, modest e fisnik, që e donte dhe e çmonte jetën, vendin, njerëzit, shokët e miqtë, që jetonte me hallet e tyre dhe përpiqej t’u vinte në ndihmë me të gjitha mundësitë, pa hezituar e përtuar që të trokiste në çdo derë, tek ata që kishin në dorë zgjidhjen.

Një nderim të veçantë kishte sidomos për të rënët, dëshmorët e atdheut, moshatarët e shokët e tij, familjet e tyre, për të cilët kujtohej jo vetëm më 5 maj, por vazhdimisht, duke u interesuar për jetën, shëndetin, nipërit e mbesat, shkollimin, punësimin e tyre. E bënte me shpirt, e ndjente obligim, i dukej se po komunikonte me ta, me të rënët, shokët e tij. E takoja shpesh tek varrezat e dëshmorëve, ndjehej i lumturuar kur shihte plot njerëz, sidomos veteranët e nderuar që së bashku kujtonin e nderonin shokët e tyre, kohën e tyre.

Një personalitet që eci me kohën, në mënyrë shembullore, duke iu përshtatur ndryshimeve e duke mbështetur çdo iniciativë e ndryshim që bëhej në të mirë të vendit. Një mendimtar, shkrimtar, publicist e historian, që s’reshti së shkruari për luftën, për të rënët, për jetën që e donte dhe e çmonte, për bashkëluftëtarët e një ideali, për veteranët e organizatën që e kishin themeluar së bashku për të kontribuar në mbajtjen gjallë të frymës së luftës, për të edukuar brezat e rinj me patriotizëm, për të kontribuar në ndërtimin e një demokracie të vërtetë, siç e ëndërronin dëshmorët e atdheut dhe e dëshirojnë veteranët e nderuar.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar, Fatosit që vazhdon traditën, me angazhimet në fushën arsimit e të  shkencës, shokëve të Komitetit të Veteranëve, që e njohën e çmuan dhe e deshën Sevon dhe shokët e tij, që ikën para tij, si gjenerali i urtë, anëtari më i vjetër i Kryesisë së veteranëve, Zeqiri Mero, dy ish  kryetarët e Komitetit te veteranëve Rustem Peçi e Odhise Porodini, që ikën njeri pas tjetrit pa u ndjerë, krenarë e dinjitozë, siç ishin dhe në jetë.

U përkujtofshin në jetë të jetëve me nderimet që meritojnë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?