Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nderohet heroi Afrim Bunjaku, medalje mirënjohje nga organizata për dëshmorët e LANÇ-it
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nderohet heroi Afrim Bunjaku, medalje mirënjohje nga organizata për dëshmorët e LANÇ-it
AktualitetKosovë

Nderohet heroi Afrim Bunjaku, medalje mirënjohje nga organizata për dëshmorët e LANÇ-it

Published: November 16, 2023
Shpërndaje

Një grup i Kryesisë të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, kanë bërë një vizitë ngushëllimi dhe mirënjohjeje për aktin heroik të Yllit të pashuar të Dardanisë, Afrim Bunjaku.

Grupi i përbërë nga kryetari i Organizatës Dr. Gjergji Velo, si dhe nënkryetarët Spartak Braho, Shaqir Vukaj, Bernard Zotaj dhe anëtari i kryesisë Xhavit Lashi u pritën nga Xhavit Jashari kryetari i Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës, i cili i shoqëroi për në familjen e heroit në fshatin Samadrexha të Vushtrrisë. Ata u pritën nga familjarë të heroit, bashkëshortja, djemtë dhe familjarë të tjerë të familjes Bunjaku.

Afrim Bunjaku ka lindur më 15 prill 1973.

- Publicitet -

Pas përfundimit të studimeve ushtarake me pozicion rreshter, prej vitesh ka shërbyer në uniformat blu të Kosovës.

Ai ishte babai i dy djemve dhe një vajze. Kryente detyrën në Zveçan pas dorëheqjes së bujshme të serbëve nga strukturat policore.

Rreshter i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku u vra në orët e para të ditës së diel më 24 shtator 2023 nga një grup kriminelësh serbë të armatosur rëndë në Banjskë të Zveçanit.

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën Bunjaku.

Dr. Gjergji Velo ju shprehu ngushëllimet familjarëve për aktin heroik të birit të tyre Afrim Bunjaku dhe i dorëzoi djalit të tij Medaljen e Mirënjohjes nga Organizata e Dëshmorëve me motivacion: “Familjes Bunjaku që rriti dhe edukoi me tradita patriotike heroin shqiptar, i cili mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dinjitetin e kombit tonë. Portreti dhe profili i Afrimit u skalit në kujtesën e Organizatës së Dëshmorëve, si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori të Kombit Shqiptar. Akti heroik i Tij do të frymëzojë brezat si të mbrohet Atdheu. Familja Bunjaku dhe shoqëria shqiptare janë krenarë për heronj të tillë”.

Familjarët falënderuan Organizatën e Dëshmorëve për ngushëllimet, për mirënjohjen dhe vlerësimet për Heroin Afrim Bunjaku. Shprehën ngushëllime dhe vlerësuan lart aktin heroik të Heroit më të ri të Kosovës dhe të dëshmorit të Kombit edhe Spartak Braho, Shaqir Vukaj dhe Bernard Zotaj.

Me familjarët u bë një foto për kujtim.

Më pas të shoqëruar nga familjarë dhe përfaqësues të Familjeve të Dëshmorëve të zonës Vushtrri, Samadrexhë, në nderim të Heroit Afrim Bunjaku, u vendosën buqeta me lule në varrin e Tij, si dhe u mbajt një minutë heshtje për të nderuar aktin heroik dhe gjakun e derdhur për mbrojtjen e kufirit të dëshmorit Afrim Bunjaku.

Më tej bëmë një vizitë në varrezat e dëshmorëve të Vushtri, Bletaj.

Nga kjo vizitë ngushëlluese dhe mirënjohje morëm me vete morëm vizionin e njerëzve luftëtar që luftuan dhe derdhen gjakun për tokën e shtrenjtë të Kosovës dhe  Shqipërisë.  \Kosova.info\


 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave
  • Grabitja e pasurisë kombëtare, dy të tretat e kromit ikin nga Shqipëria të papërpunuara
  • Trilogji e lindur nga dhimbja

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?