Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërpreu Veliajn në emision, sarkazma e Bedri Islamit me Fevziun: “Kur vetë jeton në vila luksi, shkollat e reja në Tiranë, nuk kanë si të jenë “lajm”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Ndërpreu Veliajn në emision, sarkazma e Bedri Islamit me Fevziun: “Kur vetë jeton në vila luksi, shkollat e reja në Tiranë, nuk kanë si të jenë “lajm”
KomunitetKryesore

Ndërpreu Veliajn në emision, sarkazma e Bedri Islamit me Fevziun: “Kur vetë jeton në vila luksi, shkollat e reja në Tiranë, nuk kanë si të jenë “lajm”

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Gazetari dhe publicisti i njohur Bedri Islami ka marrë në analizë ecurinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

“E gjithë fushata që po zhvillohet tani rend pas së keqes dhe askujt nuk i intereson e mira, e bukura, ajo që është bërë, apo projektet që do të bëhen. U intereson e keqja, e shëmtuara, debati shterpë, ku analistët shiten më të zotë se shkencëtarët më të shquar, ku ftohen një varg i njëjtë birbosh, të cilët nuk kanë as ide, as vizion, as mendim dhe as ndergjegje qytetare” – shkruan Islami në shënimin e botuar sot nga e përditshmja DITA.

Ai vendos në fokus sjelljen e moderatorit Blendi Fevziu dhe të ftuarve përballë kreut të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, në studion e emisionit Opinion.

- Publicitet -

“Nuk e ndjek këtë emision, si shumë të tjerë, pasi, si të tjerët, e di se çfarë do të thuhet, si janë rrjeshtuar analistët, çfarë do të thonë dhe si, në fund, do të qeshin me vemendjen njerëzore.

Këtë herë e ndoqa se doja të dëgjoja Erion Veliajn. E mendoja se do të shkonte i përgatitur, megjithëse jo deri në atë shkallë. Si duket, ai e dinte më mirë se të tjerët, se ishte nisur në gojën e ujqërve, për të cilët asgjë nuk është e shenjtë!

Ishte një moment kur kryetari i Bashkisë kërkoi 40 sekonda për të numëruar dyzet shkollat e ndërtuara gjatë mandateve të tij. 40 shkolla !!! Janë zhvillim i pazakontë në jetën e një qyteti. Aq më shumë kur në vitet e foltoreve apo s’foltoreve nuk ishte ndërtuar asnjë shkollë e vetme.

Në momentin kur po afishoheshin pamjet e shkollave, drejtuesi i emisionit Fevziu, kërkoi të ndërpritej (!) As këmbëngulja e Veliajt se “ne nuk jemi lodhur duke i ndërtuar, ju lodheni duke i dëgjuar” nuk kishte efekt.

Po pse?! Sepse e bukura, e mira, nuk është lajm tek ne. As në këtë emision nuk na qenkësh lajm. Lajm është nëse është nëse është shembur një shtëpi, por jo se janë ngritur dhjetra të tjera, lajm është nëse Veliaj po merret apo s’po merret vesh me Ballukun, por jo shkollat e reja për fëmijët tanë.

Nuk është lajm, pasi shumë prej këtyre që rendin pas së keqes, fëmijët e vet i kanë në shkolla private, nuk janë lajm ndërtimet për viktimat e tërmetit, se këta vetë jetojnë në resorte të veçanta, në vilat e tyre mund të shkelet vetëm me leje, më keq se në Bllokun e djeshëm. E përsëri, sa herë që nuk u shkon kafeja në kohën e duhur – poshtë qeveria, poshtë bashkia.

Këta kërkojnë të keqen, edhe aty ku nuk është, duke u bërë kështu mbrojtësit më të mirë të saj. Kanë krijuar psikozën se në Shqipëri vetëm përmes të keqes  mund të vish në pushtet….”

Shënimi i plotë i Islamit mund të lexohet duke klikuar KËTU.

j.m. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • Jo vetëm Trump: Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?