Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndihmuan në dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec, arrestohen dy rojet private të sigurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndihmuan në dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec, arrestohen dy rojet private të sigurisë
AktualitetKronike

Ndihmuan në dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec, arrestohen dy rojet private të sigurisë

Published: June 3, 2026
Shpërndaje

Policia ka arrestuar dy rojet private të sigurisë që në bashkëpunim me Gerald Bibën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec.

35-vjeçari dhe 41-vjeçari, tashmë të arrestuar, rezulton se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Gerald Biba, bashkë me Artur Gramin dhe Gazmend Vathin, e tërhoqën zvarrë protestuesin pasi e kishin goditur me grushte, dhe e mbajtën me forcë brenda kabinës së rojës.

- Publicitet -

Protestuesi ndenji aty deri në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec.

Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në tubim.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave dhe të gjitha përgjegjësive për këtë ngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të dy akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin G. B. (të arrestuar), kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 shtator 2026
  • Një ditë pas provave të reja për Ballukun, ambasadori gjerman: Antikorrupsioni i lartë, parakusht i panegociueshëm për BE
  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”

Komentet e Fundit

  1. demo on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  2. ANA on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  3. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?