Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndjekja e leksioneve dhe seminareve, orët që do të jenë të detyrueshme për studentët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndjekja e leksioneve dhe seminareve, orët që do të jenë të detyrueshme për studentët
AktualitetShoqëri

Ndjekja e leksioneve dhe seminareve, orët që do të jenë të detyrueshme për studentët

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

Pak ditë më parë, dikasteri i Arsimit ka miratuar edhe udhëzimin mbi kushtet e përcaktimit të frekuentimit të procesit mësimor sipas llojit të veprimtarive mësimore në programet e studimeve me karakter profesional, programet e ciklit të parë “Bachelor”, ciklit të dytë “Master”, si dhe ciklit të tretë të studimeve. Konkretisht llojet e veprimtarive mësimore që do të zhvillohen në auditore për secilin cikël do të jenë leksionet, seminaret dhe ushtrimet, punët e laboratorit, si dhe praktikat profesionale klinike dhe kërkimore-shkencore.

Për secilën prej tyre është përcaktuar edhe detyrimi i orëve që duhet të frekuentohen nga ana e studentëve. Sipas autoriteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit frekuentimi i procesit mësimor përcaktohet nga rregulloret e çdo programi studimi.

Në këto kushte për ndjekjen e leksioneve bëhet e ditur se si rregull frekuentimi i tyre është fakultativ, por vetë institucionet e arsimit të lartë mund të përcaktojnë në aktet e tyre të brendshme rregullatorë mbi frekuentimin për lëndë apo grup-lëndësh të veçanta.

- Publicitet -

Për programet e studimeve me karakter profesional, programet e ciklit të parë “Bachelor”, të ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master i shkencave”, apo “Master i Arteve”, si dhe programet e studimit të ciklit të tretë “Master ekzekutiv”, frekuentimi i orëve të mësimit për seminaret do të jetë i detyrueshëm në masën 75 për qind. Detyrimi në këtë masë do të jetë i vlefshëm edhe për ndjekjen e orëve të mësimit për punët e laboratorit, si dhe ato të zhvillimit të praktikave klinike.

Ndërsa për programet e studimit të ciklit të tretë që mbulojnë “Specializimet afatgjata të ciklit të tretë”, si dhe programet e “Doktoratës”, që përmbajnë si pjesë të tij lëndë të formimit teorik, ndjekja e procesit mësimor për seminaret dhe ushtrimet do të jetë e detyrueshme deri në masën 50 për qind, për orët e laboratorit deri në masën 75 për qind, si dhe për aktivitetet profesionale, klinike, apo kërkimore shkencore ndjekja e orëve të mësimit do të duhet të jetë deri në 75 për qind të totalit të miratuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  2. demo on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?