Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria çon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës në Fier
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria çon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës në Fier
AktualitetKronike

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria çon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës në Fier

Published: November 19, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica nga ujërat e ndotura të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, duke dërguar për gjykim shoqërinë “A” SHA dhe drejtuesin teknik të saj, shtetasin Robert Shehaj.

Ata akuzohen për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”. Sipas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të regjistruar në vitin 2023, ujërat teknologjike të gjeneruara nga aktiviteti i uzinës, e ndodhur në zonën e Drizës, në Fier, nuk janë trajtuar sipas kushteve të përcaktuara në Lejen e Mjedisit, por kanë përfunduar në lumin Gjanica.

Ujërat e ndotura grumbulloheshin në bllokun e pastrimit të uzinës dhe më pas, përmes një pike shkarkimi, derdheshin në një përrua, i cili pas rreth 17 metrash bashkohej me lumin Gjanica. Sipas organit të akuzës, këto ujëra kishin mbetur në depozitat e uzinës edhe pas ndërprerjes së aktivitetit të saj.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Ndotja e lumit Gjanica nga ujërat e Uzinës së Përpunimit të Naftës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq shoqërinë ‘A’ SHA dhe drejtuesin teknik të saj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin R.Sh. dhe shoqërinë ‘A’ si person juridik për veprën penale ‘Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës’ parashikuar nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1484, të vitit 2023, nga provat e marra gjatë hetimeve paraprake rezultoi se ujërat teknologjike të Uzinës së Përpunimit të Naftës Fier, në Drizë, Qendër-Fier, grumbulloheshin në bllokun e pastrimit të uzinës, ku sipas Lejes së Mjedisit duhej të trajtoheshin dhe të shkarkoheshin vetëm në pikën e autorizuar dhe brenda vlerave kufi.

Nëpërmjet kësaj pike, ujërat teknologjike të ndotura me lëndë hidrokarbure janë derdhur në një përrua që, pas rreth 17 metrash, përfundon në lumin Gjanica. Këto ujëra ishin gjeneruar gjatë punës së uzinës dhe kishin mbetur në depozitat e bllokut të pastrimit edhe pas ndalimit të saj.

Në kampionin e marrë në dalje të vaskës, produktet e naftës kanë rezultuar 13,8 mg/l, mbi kufirin prej 10 mg/l të lejuar nga Leja e Mjedisit, ndërsa ujërat janë klasifikuar në Klasën V – “Gjendje e keqe”.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm, Fier rezultoi se drejtuesi teknik i uzinës, R.Sh., ndonëse e njihte ekzistencën e kësaj pike shkarkimi dhe kishte detyrimin dhe mundësinë ta mbyllte, ta kontrollonte ose ta pajiste me trajtim, nuk ka marrë asnjë masë. Vepra është kryer në emër dhe në dobi të shoqërisë “A” SHA, e cila, duke shkarkuar ujërat e patrajtuara, kursente kostot e trajtimit dhe të transportit të tyre, si pasojë e mungesës së kontrollit dhe të mbikëqyrjes nga organet e saj drejtuese.

Këto rrethana janë provuar me aktet e inspektimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, me këqyrjen e vendit të ngjarjes, me analizat laboratorike, me deklarimet e personave që kanë dijeni dhe me aktin e ekspertimit teknik-mjedisor.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në hetimin e veprave penale kundër mjedisit, të cilat cenojnë drejtpërdrejt faktorët mjedisorë. Theksojmë veçanërisht ndotjen e lumit Gjanica, e cila përbën një problem të mprehtë mjedisor për cilësinë e ujërave dhe për botën bimore e shtazore të këtij lumi. Prokuroria, në bashkëveprim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe me Policinë e Shtetit, do të vijojë hetimin me përparësi të çdo rasti të shkarkimit të lëndëve ndotëse në lumin Gjanica dhe ndjekjen penale të personave fizikë dhe juridikë përgjegjës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria çon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës në Fier
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të pyetur Erjon Vishkullin
  • Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës
  • Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre
  • Një qytet i kthyer në fortesë, masat e jashtëzakonshme të sigurisë për Trump, Putin dhe Xi në Shenzhen

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  2. Greta on Alibi për të fituar kohë, thjesht nuk duan ta bëjnë: PS-PD kërkojnë “ndihmë ndërkombëtare” për Reformën Zgjedhore
  3. Flamur Struga on Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës
  4. Media si pasqyre e Regjimit on Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027 me 80 vota pro dhe 25 kundër
  5. Llaf Dibre on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?