Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre
AktualitetKronike

Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre

Published: November 19, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Aktivisti Edison Lika ndodhej ende në qelitë e paraburgimit të Durrësit të hënën për goditjen e makinës së kryeministrit Edi Rama me vezë, kur u sulmua njëherazi nga eksponentët e lartë të Partisë Demokratike në opozitë.

Bashkë me aktivisten tjetër, Sidorela Vatnikaj, Lika u targetua përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deputetja Albana Vokshi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, të cilët i akuzojnë ata si “mercenarë të paguar nga Sorosi” – një etiketim politik denigues i përdorur rëndom nga Partia Demokratike për të diskretituar organizatat jofitimprurëse dhe një pjesë të protestuesve.

- Publicitet -

Aktivistët Lika dhe Vatnikaj janë pjesë e pandashme e protestave antiqeveritare prej fundit të muajit maj, por videoja e shpërndarë nga drejtuesit e Partisë Demokratike i akuzon ata përmes pretendimeve të pabazuara si sabotues të protestës dhe shkaktarë të mbajtjes së opozitës zyrtare jashtë saj.

Partia Demokratike në opozitë po përpiqet prej javësh që të shënjestrojë armiq mes protestuesve në një përpjekje për të delegjitimuar thirrjet që vijnë nga sheshi kundër liderit jetëgjatë të kësaj partie, Sali Berisha, ish-president dhe më pas ish-kryeministër i vendit.

Thirrja “Rama n’burg, Berisha n’burg” u përqafua nga protestuesit që në ditët e para të protestës që u pagëzua si “Revolucioni i Flamingove”, si shprehje e zemërimit ndaj një klase politike që ka dominuar tranzicionin e gjatë postkomunist, por edhe si reagim ndaj hezitimit fillestar të Berishës për të mbështetur protestën.

Sidorela Vatnikaj e cilësoi sulmin e PD-së si një “fushatë dezinformimi”, duke argumentuar se përpjekjet për të diskredituar protestën lidhen me frikën e opozitës nga humbja e rolit të saj politik përballë një lëvizjeje qytetare të pakontrolluar prej saj.

Sulmet e fundit të PD-së ndaj aktivistëve konsiderohen si shfaqje e “dobësisë politike” nga Dashamir Shehi, ish-deputet veteran i së djathtës dhe kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Sipas tij, protesta përfaqëson një potencial të rëndësishëm për opozitën dhe mund të shërbejë si burim energjie të re për të, ndaj PD duhet sipas Shehit të përpiqet ta afrojë atë dhe jo ta largojë përmes sulmeve publike.

“Në vend që të merren me Edi Ramën, apo të merren me veten, këta merren me aktivistët,” tha Shehi për BIRN.

Protesta e ‘flamingove’, argumenton Shehi,  ka arritur të rikthejë politikën në një hapësirë të re ku në qendër janë problemet e njerëzve, ndërkohë që për një kohë të gjatë skena ishte dominuar nga “monologu i lodhshëm mes Ramës dhe Berishës”.

Po ashtu, Shehi i konsideron si absurde pretendimet e PD-së për ndikimin e Sorosit në organizimin e protestës apo në ndikimin e eksponentëve të saj.

“Njerëzit në rrugë nuk i nxjerr Soros, po pakënaqësia e madhe që kanë ndaj qeverisjes së keqe dhe të tejzgjatur, pamundësia e këtyre që bëjnë opozitë për të alternuar pushtetin dhe arroganca e pushtetit të Ramës,” tha Shehi.

Përpjekje për të kontrolluar protestën

Protesta nisi në fund të majit nga aktivistë mjedisorë dhe banorë të Zvërnecit kundër rrethimit me tela me gjemba të një pjese të bregdetit për një projekt turistik të lidhur me dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner.

Ndërsa projekti u kundërshtua si një rrezik për shkatërrimin pa kthim të një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, kreu i PD-së, Berisha deklaroi publikisht se nuk ishte kundër investimeve të huaja. Po ashtu, PD mbajti qëndrime kontradiktore në raport me protestën dhe hezitoi ta mbështeste atë në fillim, duke krijuar një distancë me aktivistët dhe qytetarët që u mblodhën spontanisht në shesh.

Për Enton Abilekajn, analist i politikës, gjashtë muaj më pas, Partia Demokratike e sheh një lëvizje të pavarur si kërcënim për pozitat e saj politike dhe me sulmet e saj tenton kontrollin e protestës.

“Mesazhi që kanë marrë nga protesta ka qenë refuzues,” tha Abilekaj për BIRN.

“Thirrjet “Rama në burg – Berisha në burg” që përcaktonin binomin problematik të postkomunizmit, e përjashtonin mundësinë e bashkëpunimit të PD me qytetarët, kryesisht të paangazhuar politikisht,” shtoi ai.

Sipas Abilekajt, përplasja u thellua sa herë që PD tentoi të afrohej me protestën apo të ofronte mbështetjen e saj. Abilekaj e interpreton këtë sjellje të PD-së si përpjekje për të imponuar drejtimin e saj mbi një protestë që nuk e kontrollon.

“Berisha dhe PD kishin marrë vendimin t’i imponoheshin protestës, ose ta merrnin në kontroll”, thotë ai, duke argumentuar se sulmet e fundit ndaj aktivistëve nuk janë thjesht personale, por drejtohen ndaj kujtdo që kundërshton këtë përpjekje.

Për këtë arsye, Abilekaj paralajmëron se sulmet e kësaj partie ndaj figurave të spikatura që nuk pranojnë t’i nënshtrohen drejtimit të opozitës do të vazhdojnë.

“Në një fazë më të pjekur, kur protesta të angazhohet më shumë politikisht, PD do të jetë e kërcënuar po aq sa PS, Berisha po aq sa Rama, sepse protesta ka treguar që nuk është në dispozicion të asnjërës prej partive aktuale, por shikon përtej kësaj klase politike,” përfundoi Abilekaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës
  • Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre
  • Një qytet i kthyer në fortesë, masat e jashtëzakonshme të sigurisë për Trump, Putin dhe Xi në Shenzhen
  • Takimi me Xi dhe Putin në Kinë me dyer të mbyllura, Trump: Duhet të ndalim armët bërthamore
  • I riu tha se u dhunua në Komisariatin nr. 1, reagon Policia: E pavërtetë!

Komentet e Fundit

  1. Llaf Dibre on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  2. TemO on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. demo on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  4. demo on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  5. Tao on Një qytet i kthyer në fortesë, masat e jashtëzakonshme të sigurisë për Trump, Putin dhe Xi në Shenzhen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?