Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për Universitetin “Fan S. Noli”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për Universitetin “Fan S. Noli”
Kronike

Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për Universitetin “Fan S. Noli”

Published: June 17, 2024
Shpërndaje

Nga Irena Nikaj

Kandidate për rektore UK

 

- Publicitet -

Të nderuar kolegë, pedagoge dhe pedagogë; Të nderuar punonjës të administratës; Të dashur studentë; Zonja dhe zotërinj!

Pasi diskutova dhe shqyrtova me Ju situatën aktuale të Universitetit, çështje dhe problematika, shumë nga idetë që ju mbartni dhe projektet tuaja për të sotmen dhe të ardhmen, si dhe duke iu dhënë vëmendjen maksimale, si pjesë e juaja e pandashme, por edhe me peshën dhe përgjegjësinë ekstra të kandidimit tim për postin e rektorit, problemeve tuaja, shqetësimeve dhe kërkesave që keni, nevojave dhe projekt-ideve tuaja akademike, kërkimore-shkencore, si dhe mendimeve të studentëve, parashtroj si më poshtë Platformën time të Drejtimit, Organizimit dhe Mirëfunksionit të Institucionit tonë të Arsimit të Lartë në Qarkun e Korçës, në kuadër të garës zgjedhore për pozicionin e Rektorit të Universitetit:

“Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për Universitetin “Fan S. Noli”

Është e gjithëpranuar tashmë se, edukimi cilësor kryeson listën e prioriteteve, për të siguruar të ardhme progresive dhe të qëndrueshme në Shqipëri dhe në rajon.
Për të kuptuar botën përreth nesh, qasja në arsimin cilësor është jetike.

Nëpërmjet edukimit cilësor, njerëzit fitojnë aftësinë për të dëgjuar, për të arsyetuar rreth realitetit dhe për të marrë vendime të informuara për jetën e tyre. Arsimi cilësor u mundëson njerëzve të thyejnë rrethin vicioz të varfërisë, ndihmon në reduktimin e pabarazive, u mundëson njerëzve të jetojnë jetë më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme dhe është thelbësor për promovimin e tolerancës dhe shoqërive paqësore.

Edukimi cilësor është element thelbësor i cilësisë së jetës për të gjithë: të rinjtë në shkollë, familjet, për ata që duan mundësi për fëmijët e tyre, ata që duan të kenë fëmijë në të ardhmen dhe ata që varen nga brezat e rinj, për të formuar të ardhmen e shoqërive të tyre.

Përtej inovacionit dhe mundësive ekonomike, edukimi ka rëndësi edhe për angazhimin qytetar, respektin për diversitetin dhe për forcimin e sundimit të ligjit.

Për të hartuar këtë Platformë Drejtimi, Organizimi dhe Mirëfunksionimi, kam lexuar, analizuar dhe shqyrtuar bazën ligjore, aktet nënligjore, si dhe programet strategjikë për perspektivën e edukimit në përgjithësi, dhe edukimit të lartë në veçanti / posaçërisht.

Në Shqipëri, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgjegjësinë kryesore për arsimin në të gjitha nivelet, me përjashtim të Formimit Profesional, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Arsimit për periudhën kohore 2021-2026 ka siguruar një koordinim dhe bashkëpunim, përmes të cilëve ka siguruar zbatimin e politikave arsimore. Në këtë kuadër edhe Universiteti “Fan S. Noli” është përpara një sfide, me të cilën duhet të përballet. E kam vlerësuar personalisht këtë sfidë si shumë të domosdoshme për ta kaluar: Universiteti duhet të shndërrohet, mes kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore që disponon, por edhe kapaciteteve që do të rriten dhe shtohen në perspektivë, në një Universitet udhëheqës të proceseve të zhvillimit ekonomik, shkencor dhe ofrimit të shërbimeve.

Prej muajit nëntor të vitit 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” mbërriti grupi i ekspertëve, të cilët përfaqësonin AADF dhe READ, dy agjenci që udhëheqin procesin e ekspertizës për reformimin e Edukimit të lartë në Shqipëri, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian për vendet kandidate në proces anëtarësimi.

Draft-Raporti i hartuar prej tyre, fillimisht, vlerëson Universitetin tonë si shtyllën bazë dhe kryesore të zhvillimit rajonal të Korçës, ku përbërësit territorialë dhe funksionalë si: shoqëria, ekonomia dhe tregu krijojnë sinergji në harmoni me Universitetin.

Universiteti ka krijuar burime njerëzore të kualifikuara dhe ka tentuar të realizojë edhe kërkim shkencor, më shumë përmes të diplomuarve në bujqësi, në turizëm, teknologji, komunikim dhe informacion, në mësuesi si dhe projekteve kombëtare, ndërkombëtare dhe të vetë Universitetit.

Çështja themelore me të cilën përballet sot Universiteti ynë është ndryshimi, që siguron mbijetesë, qëndrueshmëri, vazhdimësi dhe burime që i japin vendin e paraprirësit të zhvillimeve ekonomike, kulturore dhe sociale të rajonit dhe më gjerë.

Universiteti i Korçës, pavarësisht problemeve që ka pasur ndër vite, ka potencial kapitali kuluror, që është thelbësor për zhvillimin rajonal të qëndrueshëm, i ka mundësitë dhe kapacitetet për të ndryshuar rrënjësisht situatën në të cilën ndodhet.

Analiza e gjendjes merr parasysh faktorët politikë, ekonomikë, socialë dhe teknologjikë: Edukimi është një çështje thelbësore e axhendës politike, e cila ka prioritet punësimin e të rinjve, për ta shndërruar edukimin në motor shtytës në integrimin europian të Shqipërisë, përmes plotësimit të kërkesave për anëtarësim edhe në fushën e edukimit.

Analizat në nivelin makro dhe mikro vlerësojnë se Shqipëria po përjeton probleme ekonomike për shkak të tërmetit të vitit 2019 dhe COVID-19, dy trauma socio-ekonomike, të cilat kanë përkeqësuar mospërputhjet midis ofertës dhe kërkesës për aftësi specifike në tregun e punës, të cilat fuqia punëtore po i fiton me vështirësi.

Problemet sociale lidhen me prirjen në rënie të shifrave demografike, kombinuar kjo me proceset migratore që kanë ndryshuar strukturën demografike. Këto ndryshime demografike nuk e kanë pakësuar trysninë qytetare për përmirësime cilësore dhe të qëndrueshme në edukim.

Tab.1: Projeksionet demografike për vitet 2021 dhe 2026 sipas qarqeve në skenarin e mesëm

Përsa i përket faktorëve teknologjikë ka përmirësime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, sidomos në pjesën jugore, por edhe në teknologjitë e reja dhe dixhitale, të cilat kanë rritur lëvizshmërinë brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Sipas skenarit të paraqitur në tabelën e përpiluar nga ISTAT për projeksionet demografike në nivel qarku, përveç Tiranës me përqindje të vogël pozitive, të gjitha qarqet e tjera kanë shifra negative përqindjeje demografike.

Vizioni për arsimin dhe UNIKO

Sistemi arsimor deri në vitin 2026, në parashikimin e qeverisë, do të ketë realizuar gjithëpërfshirjen, bazuar në parimet e barazisë dhe mësimit gjatë gjithë jetës, që mundëson formimin cilësor të të gjithë individëve, duke kontribuar në mirëqënien personale të tyre, si dhe në forcimin e demokracisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përputhje me këtë vizon dhe synimet e objektivat e përfshira në të, UK ndërton projektin e vet të ndryshimit mbështetur te:

Fushat strategjike:

Ndryshimi dhe përshtatja e ofertës akademike në lidhje të ngushtë me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës në qark, në vend por edhe në nivel global, duke patur parasysh punësimin online në një seri profesionesh, si dhe prirjet e zhvillimit social-ekonomik në përgjithësi. Oferta akademike bëhet më dinamike dhe gjithëpërfshirëse edhe përmes programeve të dyfishta, projekteve-doktoratë, investimeve të domodoshme në teknologji dhe dixhitalizim, programeve Master sipas studimeve të kujdeshme të nevojave për trajnime nga të diplomuar, të cilët ritrajnimi mund t’i orientojë më mirë në tregun e punës.

Kërkimi shkencor në një hop cilësor në lidhje të ngushtë me ndërkombëtarizimin, i lidhur ngushtë me ekspertizën e stafit, trajnimet dhe ritrajnimet e tyre, për të rrokur sjelljen e duhur në kërkim, kompetenca individuale dhe në grup për hartimin e projekteve, në përgjigje të nevojave që ka rajoni, por edhe më gjerë.

Krijimi i bazës së të dhënave me natyrë komplekse, për atë që është realizuar në projekte, tema diplome dhe doktorale, punime shkencore të stafit akademik në përgjithësi, nga studentët që janë diplomuar në vite, si dhe të dhëna dhe informacion të nevojshëm për të gjithë programet e UK, nga bujqësia, ekonomia, shkencat e natyrës, matematika, mjekësia, tek edukimi dhe shkencat sociale.

Kjo do të thotë të kemi në duar një sistem zë organizuar mirë, që kombinon centralizimin e të dhënave dhe decenetralizimin e funksioneve, punën e organizuar dhe punën e pavarur, dhe sigurinë për të ndërvepruar individualisht apo në grupe.

Të gjithë anëtarët e stafit, njësitë kryesore, administrata dhe Universiteti do të jenë dhe do të operojnë në një sistem të dixhitalizuar, online, lehtësisht të përdorshëm.

Plotësimi i nevojave të rajonit me shërbime në dobi të zhvillimit, biznesit dhe komunitetit. Universiteti ka bërë përpjekje për të ofruar shërbime, por ato duhen organizuar më mirë, sipas specifikave të njësive bazë, kryesore dhe në nivel institucioni, për të dhënë kontribut konkret dhe të prekshëm për aktorët që kanë nevojë për ekspertizën dhe shërbimet që ne mund të ofrojmë.

Në bashkëpunim me qeverisjen qëndrore dhe lokave, bizneset dhe komunitetin, ne si Universitet, do të ofrojmë shërbime që fillojnë që nga zgjidhja e problemit të kafshëve shtëpiake të braktisura dhe në situatë rruge, tek shërbimet sociale dhe shëndetsore të ngutshme, te studimet ekonomike dhe sociale, te krijimi i një baze të prodhimeve bujqësore efektive dhe rentabël, shërbime të cilat do të realizohen në formë projekti pilot, që zgjidhin ngërçin e përfshirjes në këto projekte të stafit të universitetit, aktorëve të qeverisjes dhe komunitetit, dhe që do të mund të krijojnë qëndrueshmëri, përmes vazhdimësisë së ekzistencës dhe funksionimit të tyre, pasi do të jenë shndërruar në njësi funksionale të nevojshme.

Një mori idesh të tjera do të marrin formë dhe trajtë në thellësi të punës sonë ndër vite, për ta shndërruar universitetin në partner të çdokujt.

Qeverisja me disiplinë ekonomike dhe financiare është thembra e Akilit në drejtimin e Universitetit. Organizatat, institucionet, sidomos ato publike, kanë nevojë për t’iu përmbajtur qëllimit për të cilin funksionojnë, të përcaktuar qartësisht në aktet ligjore dhe nënligjore; por ndodh që nën ndikimin e modeleve të së kaluarës, zhvendosja nga synimet të ndryshojë për keq gjendjen, deri sa në një moment të dhënë institucioni, organizata, të përballet me vështirësi ekzistenciale, që diktojnë domosdoshmërinë e ndryshimit dhe përshtatjes me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë, kërkesave të reja të tregut dhe ekonomisë, sidomos të shërbimeve.

Sigurisht është punuar, por ka vend për përmirësime të domosdoshme, që nga hartimi i buxhetit me pjesëmarrjen e aktorëve të interesuar brenda dhe jashtë Universitetit, sigurimi i shpërndarjes së burimeve financiare sipas prioriteteve strategjike të politikave për edukimin e lartë, Universitetit, të njësive kryesore, të programeve të studimit, të cilat kanë nevojë për mbështetje më specifike, punës kërkimore shkencore, studentëve dhe paketës sociale për stafin akademik dhe studentët.

Nga “Qëndresa Qytetare”, një organizatë e shoqërisë civile, kemi një përpjekje sistematike për t’iu tërhequr vëmendjen institucione publike të arsimit të lartë në Shqipëri, për të qënë të kujdesshëm dhe transparentë me mënyrën se si shpërndajnë dhe përdorin paranë dhe pasurinë publike.

Shpenzimet e Universitetit të Korçës 1 shtator 2022-31 gusht 2023

Shifra e shpenzimeve nga Universiteti i Korçës në vitin financiar 2022-2023 është 3,684,325 euro në 331 transaksione. Në këtë shifër, pjesa më e madhe është shpenzuar për paga për personelin, por nuk është ky problemi; për vlerësimin tonë, ndryshimi ka nevojë të ndodhë në zërin Investime dhe përbërësin e tij Studime dhe kërkime, i cili është mbi 800,000 euro, që ka nevojë të shikohet me kujdes si rritja ashtu dhe shperndarja e tij, e shoqëruar me analizën dhe vlerësimin e produktit të krijuar, së pari të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së punës kërkimore-shkencore, pjesëmarrjen dhe gjithëpërfshirjen e stafit dhe studentëve, ofrimin e shërbimeve, rritjen e cilësisë së diplomave dhe rankimin dinjitoz të UK në rrjetet ndërkombëtare të vlerësimit të performancës akademike dhe shkencore.

Demokracia, politikat sociale, studentët

Në periudha tronditjesh dhe ulje-ngritjesh për shkak të fatkeqësive natyrore, apo shëndetsore kërkohet një reagim i shpejtë me paketa sociale të targetuara ndaj grupeve më të goditura nga pasojat e momentit apo ato afatgjata.

Tërmeti i 2019 si dukuri natyrore dhe pandemia COVID-19 kanë krijuar tronditje për sistemin demokratik, të drejtat e njeriut dhe respektimin e privatësisë. Prandaj ka nevojë që Universiteti të marrë pjesë më aktive edhe në përpjekjen për demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Qeverisja demokratike e Universitetit, organeve të zgjedhura dhe trupës drejtuese ekzekutive është domosdoshmëri të funksionojnë sipas parashikimeve ligjore dhe në funksion të përmbushjes së misionit që ka UK, me transparencë, duke respektuar të drejtat dhe duke krijuar kushte për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave, sigurinë në vendin e punës dhe mbrojtje nga diskriminimi i çfarëdo lloj natyre, që do t’u krijojë pedagogeve dhe pedagogëve një mjedis të pajisur jo vetëm me kushte pune, kërkimi dhe shpërblimi në rritje, por edhe me respekt, vlerësim material dhe jomaterial, me paketë specifike për secilin prej tyre, sipas kërkesave që kanë parashtruar gjatë takimeve me mua, të natyrës akademike dhe sociale.

Studentët, sigurisht, janë përfituesit e parë potencialë të këtij ndryshimi që duam të realizojmë. Përmirësimet e thella në mësimdhënie, kërkim dhe praktika profesionale do t’i bëjnë studimet e tyre në UNIKO, praktikat profesionale gjithashtu, një përvojë që do t’i ndriçojë ditët e jetës së tyre, por edhe do të marrin një diplomë konkurruese në tregun e punës.

Për më tepër, ne, në bashkëpunim me aktorët vendorë dhe qëndrorë, ekonomikë dhe të qeverisjes, me fonde të fituara apo mbledhura për çështje të caktuara me ndjeshmëri për komunitetin, si edhe me mundësitë financiare të vetë UK do të shtojmë mbështetjen ekonomike dhe financiare për studentët, që nga sigurimi i lëvizjes falas të tyre nga zonat ku banojnë në drejtim të Universitetit dhe kthim, shtim të lehtësive tek Karta e Studentit, udhëtime, argëtim, bashkëpunim afatgjatë të tyre si Alumni me Universitetin “Fan S. Noli” edhe pasi të kenë përfunduar studimet, ashtu si do të vendosen lidhje me të gjithë studentët që kanë kryer studimet në Universitetin e Korçës.

Garancia për të përmbushur këtë program

Dal para jush me një mision, që duhet ta përmbushim bashkë, unë si e parë midis të barabartëve dhe, së bashku, me një synim, ta ndryshojmë Universitetin për të siguruar të ardhme të sigurt për të dhe ju të gjithë, për rajonin e Korçës dhe përtej tij, me objektiv madhor krijimin e Polit Universitar të Korçës, që disa projekte, përveç këtyre që i kemi të plotësuara, të fillojmë t’i sendërtojmë si Akademinë e Sportit dhe Akademinë e Arteve; kemi traditë, kemi kapital kulturor brenda e jashtë Korçës, ta përmbushim ëndrrën.

Gjatë gjithë jetës time profesionale kam pasur shtytje pasionin, vullnetin, korrektesën, kureshtjen për dije, dëshirën për bashkëpunim. Përveç kompetencave që kam pasur dhe vazhdoj të kem, punoj për t’i plotësuar dhe përmirësuar, kam punuar edhe për të fituar aftësime dhe kompetenca të tjera në fusha të afërta apo ndikuese me fushën kryesore të ekspertizës, si: Trainer i Psikoterapisë Pozitive, Ndërmjetës i lincesuar për zgjidhjen e konflikteve, Masterklas në Psikologji Këshillimi, Njohës i ligjit, Masterklas për Edukimin për sipërmarrjen, Masterklas për Barazinë Gjinore, Masterklas në Administrim Publik, të shoqëruara me diplomat përkatëse.

Këto nuk më bëjnë gjithologe, por më të aftë për të udhëhequr dhe ndihmuar në përpunimin dhe përmirësimin e drejtimeve strategjike afatgjata për Universitetin e Korçës.

Në mbështetje të këtij ndryshimi të nevojshëm, të domosdoshëm dhe që siguron të ardhmen e Universiteti do të jetë Këshilli i Çështjeve Akademike, Konsultimit të Politikave dhe Strategjive në Edukim(AAA), ku do të ftohen të marrin pjesë kategoria Profesor në Universitet, përfaqësues të qeverisjes vendore dhe rajonale, biznesit, shoqërisë civile, shkencëtarë/e brenda dhe jashtë Shqipërisë, personalitete me kontribute dhe ndikim në komunitet, brenda dhe jashtë, në modelin e një “Think Tank”-u, i cili do të ofrojë këshillim, ekspertizë dhe projekte, i cili do të mblidhet të paktën njëherë në muaj në mënyrë të kombinuar online dhe offline.

Duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj, shpresoj të kem plotësuar pritshmëritë në lidhje me Platformën time të Drejtimit të Universitetit! Të gjithë Ju që merrni pjesë në votim, si trupë zgjedhore, Ju ftoj të më mbështesni!

UNIVERSITETI I KORÇËS
“Fan S. Noli” (UK)

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?