Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në ’97 i vranë babanë para syve, u betua për hakmarrje”, si mori rrugët e krimit i penduari i bandës së Lushnjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Në ’97 i vranë babanë para syve, u betua për hakmarrje”, si mori rrugët e krimit i penduari i bandës së Lushnjes
KronikeKryesore

“Në ’97 i vranë babanë para syve, u betua për hakmarrje”, si mori rrugët e krimit i penduari i bandës së Lushnjes

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Vonë është njohur me emrin Artan Tafani. Sa ishte i mitur, të gjithë në Lushnjë e thërrisnin Marjus i Bashkimit. Deri kur u largua bashkë me nënën e tij, për të jetuar në jug të vendit. I penduari i drejtësisë, vjen nga një jetë traumash.

Në 97-n, në lokalin e tyre, tip bilardo, në Stan Karbunarë të Lushnjës, Marjusit, apo Artanit të sotëm, një pendito që rrëfeu bandën e Laert Haxhiut, dhjetra krime, midis tyre 6 vrasje të bujshme, i vranë të atin para këmbëve të tij. Jo më shumë se 10 vjeç, autorët, atëkohë besohej të ishin nga zona e Elbasanit, ish shokë burgu me viktimën Bashkim Tafanin, e kursyen Marjusin.

“Ai u betua, do të merrte hakun e babait”, thotë një mik i familjes së tij. “Mori goditje, e ëma u detyrua ta merrte me vete, dhe të largohen nga Lushnjë në jug, tek familjarët e saj”, shton ai.

- Publicitet -

Sot besohet që falë Tafanit, apo Marjusit që u betua për hakun e babait, u zbardhën krimet të rënda, 12 persona u arrestuan, 4 të tjerë po kërkohen. Për më tepër, Laert Haxhiu, edhe ai një ish fëmijë që i dogjën shtëpinë në 97-n dhe i vranë nipin Bledar Haxhiun, armik me Aldo Baren, u zbulua si kreu u bandës me 15 anëtarë, ekzekutues dhe porositës vrasjesh. Duket se miqësia mes tyre u vendos rreth vitit 2010, kur Tafani u rikthye përsëri në Lushnjë.

Nga ajo kohë deri tek grabitja e rreth 40 mijë eurove në një Exchange në Astir, në 24 qershor, çdo gjë shkonte mire. Gjurmët e AND gjetur në vendin e ngjarjes, vunë në lëvizje hetuesët, jo vetëm për ta futur Tafanin në kafaz. “Nuk është fort i besueshëm, ka folur shumë, por ne po punojmë, të gjejmë prova për to”, tregon një burim për Report Tv.

Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale. Ai u shpall në kërkim 3 ditë më pas, kur u identifikua nga kamerat e sigurisë të garazhdit, ku la rrobat që përdori në krim. Pronari Enio Meçaj u arrestua. Tafani fillimisht lëvizi me biçikletë, më pas humbi gjurmët me taksi.

Me një dokument grek të falsifikuar i shmangej kapjes. Por krahu i armatosur i Laert Haxhiut u arrestua nga forcat operacionale të Tiranës mu pikërisht aty ku dhe nisi jetën e krimit, në Lushnjë. Marjus Tafani u kap një hotel përballë Savrës, në autostradën Lushnjë-Fier. Tentoi rezistencë, por u rrethua shpejt. Menjëherë pas arrestimit u përball me fakte që e tronditën. Atij iu tha se ishin gjetur prova të pakundërshtueshme, jo vetëm për grabitjen në Astir, por edhe për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin, pamje filmike të tij dhe targat e një mjeti. Përballë tyre Tafani u dorëzua dhe nisi rrëfimin që i bëri entuziast hetuesit. 39-vjeçari me vete mbante edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, rreth 200-euro dhe 3 aparate celularë. “Ishte i shkathët dhe paranojak, armën e mbante gjithnjë gati”, thotë i njëjti burim për Tafanin, që aktualisht sot, pavarësisht statusit “i Penduar”, akuzohet për 19 krime, vrasje, tritol, kanosje, e grabitje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • K R says:
    September 29, 2023 at 3:35 pm

    Rrenjet e se keqes ne 97-n e saldhiut
    Sa arme te arij viti vrasin akoma

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  • Katër të plagosur nga zjarri në një skaf në Porto Palermo, dy në gjendje të rëndë
  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve

Komentet e Fundit

  1. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  2. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  3. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  4. Dritan on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  5. demo on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?