Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Itali sugjerohet plan emergjence për supervullkanin në Napoli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Në Itali sugjerohet plan emergjence për supervullkanin në Napoli
Bote

Në Itali sugjerohet plan emergjence për supervullkanin në Napoli

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Në Itali, rreziku për shpërthimin e vullkanit të Napolit është rritur. Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, gjatë një raportimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit, tha se analizat kanë treguar praninë e magmës në sipërfaqen e Fushave Flegraeane, çka e bën të domosdoshëm monitorimin e vazhdueshëm.

“Në veçanti, tabloja e përgjithshme, edhe pse jo e një interpretimi të qartë, sugjeron se proceset që po zhvillohen mund të evoluojnë më tej. Aktivitetet e monitorimit dhe parandalimit duhet të intensifikohen: përgatituni për nevojën e mundshme për të lëvizur shpejt drejt një niveli më të lartë gatishmërie”, deklaroi Musumeci.

Kjo deklaratë nuk bie ndesh me atë që raportohet në buletinin e fundit javor të INGV (Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë), sipas të cilit nuk ka elementë për evolucion domethënës afatshkurtër. Seanca dëgjimore e ministrit u mbajt në kuadër të shqyrtimit të projektligjit për konvertimin e dekretit të miratuar në 12 tetorin e kaluar për rrezikun bradisizmik.

- Publicitet -

Fushat Flegraeane është një zonë vullkanike me shumë kratere, disa prej të cilave janë mbushur me ujë duke formuar liqene. Zona njihet për aktivitetin e lartë gjeotermal. Aktualisht, zona monitorohet me sizmometra, GPS, imazhe satelitore dhe matje të nivelit të gazit. Sizmiologët dhe vullkanologët po monitorojnë evolucionin e tij dhe mundësinë e një shpërthimi të ardhshëm, ndërkohë që punohet vazhdimisht për një emergjencë të mundshme, si evakuimi masiv ose një krizë e mundshme humanitare.

Më 27 shtator, aty u regjistrua një lëkundje e tokës me magnitudë 4.2, çka ngriti alarmin te ekspertët për një “krizë sizmike”. Që nga fundi i shtatorit, aty janë regjistruar të paktën 2500 lëkundje të tjera të lehta. Lëkundjet shkaktohen nga lëvizja e magmës në thellësi, çka krijon presion dhe stres te shkëmbinjtë në sipërfaqe. Fenomeni njihet si bradizimi dhe mund të shkaktojë uljen ose ngritjen e tokës me disa metra. Bradisizmia mund të destabilzojë ndërtesat dhe infrastrukturën, duke rritur rrezikun e shkarjes së dherave dhe cunameve.

Fushat Flegraeane është një prej vullkaneve më të rrezikshme, për shkak të madhësisë, kompleksiteti dhe afërsisë së tij me zonën e banuar. Në “këmbët” e tij shtrihet Pozzuoli, qytet port në Napoli. Supervullkani ka shpërthyer në të shkuarën disa herë. Në vitin 1538, shpërthimi i tij krijoi një ngritje të tokës që më vonë u bë Mali i Ri. Por shpërthimi më i fortë ka qenë 39 mijë vite më parë, kur lëshoi 300 kilometër kub hi dhe tym në hapësirë, duke mbuluar pjesën më të madhe të Europës Jugore dhe duke ndikuar dukshëm në klimën globale. /Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?