Prof. Ksenofon Krisafi
Botuar në DITA
Nuk është e lehtë të guxosh të flasësh për figura madhore si Fan Noli, sepse për të është shkruar pafundësisht nga studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit, siç janë Nasho Jorgaqi, Arben Puto, Vehbi Bala, Behar Shtylla etj .
Por, kjo nuk mund të invokohet si motiv për të paragjykuar cilindo që, sipas fushës së vet të studimeve, si edhe të dhënave dhe fakteve burimore, bibliografike dhe arkivore, që ka në dispozicion, mendon dhe tenton të japë diçka ndryshe, qoftë edhe duke e parë dhe vlerësuar figurën e tij nga një këndvështrim tjetër.
Pa pretenduar për zbulime të bujshme rreth jetës dhe veprës së shquar të tij, në këtë kumtesë trajtohet veprimtaria dhe kontributi i Nolit në diplomacinë shqiptare, në disa momente të veçanta të zhvillimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në vijim, të shtetit shqiptar.
Siç dihet mirëfilli Noli kishte profilin e spikatur të një poliedriku. Ai ishte politikan, diplomat, filozof, sociolog, publicist, gazetar, gojtar, ligjerues, krijues, letrar, poet, kompozitor, muzikolog, shqipërues, studiues, historian, enciklopedist, erudit i klasit të parë, teolog, klerik e predikues etj. Ishte ndërkohë edhe një personalitet i mbrujtur me ideale të thella e të pastra kombëtare.
Por, siç thotë biografi i tij, Nasho Jorgaqi, përfaqësonte tipin e një politikani ndryshe, që rrezatonte kulturë, njeriun me horizont të gjerë dhe me koncepte demokratike, udhëheqësin e hapur e të sinqertë. Kishte shpirt dinamik, i pëlqenin sfidat, synonte drejt shtigjeve të pashkelura dhe kjo ndodhte brenda një natyre artistike dhe ëndërrimtare, një natyre të gatuar me shumë ndjenja dhe me vizione të bukura.
Ky ishte Noli edhe me prirjet diplomatike që u përfshi gjallërisht në veprimtaritë e Levizjes Kombëtare Shqiptare, madje si personazh i rëndësishëm i saj. Fillimisht kontribuoi me mendime në shtyp duke u shprehur se si duhet të ishin për drejtimet kryesore të politikës që shqiptarët duhet të adoptonin në raportet me Turqinë, pjesë e së cilës ishin dhe me fqinjët, të cilët, duke përfituar nga situatat e Perandorisë Osmane, në shpërbërje e sipër, përpiqeshin ta zhduknin krejt Shqipërinë.
Për të frymëzuar vendosmërinë dhe besimin e shqiptarëve në arritjen e lirisë së atdheut, në një shkrim të botuar me 4 korrik 1906, deklaronte kredon e tij nga e cila do të udhëhiqej në të ardhmen si diplomat, duke thënë se “ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç qemë prej kohe, stoli e maleve të larta dhe të qiellit… të vrapojmë… të shkruajmë me shkronja të zjarrta “Rroftë Shqipëria e liruar…”
Lufta për lirinë e vendit të vet do të ravijëzonte tërë jetën e Nolit.
Një rast fatlum për të marrë përsipër përmbushjen e detyrave ndaj atdheut i erdhi kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e vendit. Lajmi e gjeti në udhëtim për në Europë, drejt të cilës ishte nisur më 27 nentor 1912, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe ndërgjegjësimin e faktorit politik europian në perkrahje të çështjes shqiptare.
Me marrjen e njoftimit, shpejtoi dhe, më 6 dhjetor 1912, nga Londra, ku ndodhej, i dërgoi Ismail Qemalit një leter, në të cilën i shprehu dëshirën që të vihej në dispozicion të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.
“S’pres veçse të më urdhëroni, shkruante, … do ta kem për nder dhe do t’ua di për mirë që t’i shërbenj vendit tim në një luftë për jetë dhe vdekje. Në është nevojë të ndodhem në Shqipëri, ju lutem shumë epmëni zë, që të nisem menjëherë. Do të pres deri sa të më thotë guverna e atdheut ç’udhë të marr”. Përfundonte me fjalët: “Ju përgëzoj për veprën tuaj patriotike. Rroftë Shqipëria! Rroftë kabineti i ri!”.
Por, ndërsa Noli ishte kapluar nga entusiazmi, Ismail Qemali e gjykonte çështjen në një optike tjetër, më racionale. I bllokuar në Vlorë nga anijet e fqinjëve, dërgoi në Londër një delegacion të pajisur me plotfuqi, me përbërje domethënëse multifetare, të përbërë nga myslimani Rasih Dino, katoliku Filip Noga dhe i ortodoksi Sotir Kolea, të cilët jetonin jashtë Shqipërisë.
Në mungesë të reagimit nga Vlora dhe meqenëse situatat po precipitonin me shpejtesi, Noli vendosi të vepronte vetë në shërbim të qeverisë dhe kauzës së atdheut.
Diplomat “i pajisur me plotfuqi” virtuale nga ideali dhe ndërgjegjja e tij kombëtare, trokiti në dyert e disa ambasadave me seli në Londër. Përfaqesuesve diplomatikë, me të cilët u takua përpiqej, t’iu mbushte mendjen se “Një Shqipëri e lirë është nevojë absolute për paqen në Ballkan”. Iu kërkonte që të ushtronin ndikimin e tyre te përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, pjesëmarrëse në Konferencën e ambasadorëve në Londër, si dhe te parlamentarët dhe qeveria britanike, te diplomatët dhe sidomos në shtypin influent britanik.
Nga interlokutorët nuk mori përgjigje shpresëdhënëse.
Megjithatë, nuk u ndal, iu drejtua shtypit, duke marre kontakte me gazeta të njohura si “The Daily Graphic”, “Evening News”, “Times”, “The Catholic World”. Iu kërkoi ta pasqyronin pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë.
Pak më vonë avancoi me shkrime të vetat si dhe me intervista në gazeta, të cilave iu dërgoi për publikim edhe dy memorandume për çështjen shqiptare. Nxiti krijimin e “Albanian Committee”, me kryetar shqiptarofilin Obrey Herbert.
Pas Luftës së Parë Botërore, kur shteti shqiptar u ringrit, Noli u bë zyrtarisht pjesë e politikës së jashtme dhe veprimtarisë diplomatike.
Tashmë ai kontribuoi ne diplomacine shqiptare jo vetëm si diplomat në kuptimin e ngushtë të fjalës, por edhe si ideator dhe realizues i politikës së jashtme të shtetit shqiptar, së paku në katër pozicione.
Së pari, në atë të kryetarit të delegacionit shqiptar në Gjenevë, gjatë përpjekjeve për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Së dyti, si deputet në Parlamentin shqiptar dhe kryetar i opozitës.
Së treti, si ministër i Punëve të Jashtme.
Së katërti, si Kryeministër.
Pas përmbysjes nga pushteti në dhjetorin e 1924 dhe largimit nga Shqipëria, ai mbeti politikan i paangazhuar formalisht, por gjithmonë aktiv në dobi të vendit të vet. Dhe si diplomat, politikan etj, ka dhënë kontribute të çmuara në afirmimin ndërkombëtar të çështjes shqiptare dhe të shtetit shqiptar, në ruajtjen e pavarësisë, sigurisë kombëtare, paprekshmërisë së kufijve të vendit si dhe për prosperitetin ekonomik të vendit.
Roli dhe aftësitë e tij si diplomat u dëshmuan veçanërisht në Lidhjen e Kombeve. Talenti, erudicioni dhe njohuritë e gjera në shumë fusha të dijes, përkushtimi dhe pathosi patriotik, spikatën dukshëm si gjatë përpjekjeve për pranimin e Shqipërisë në organizatën e Gjenevës.
Qeveria shqiptare në Tiranë, Noli dhe bashkëpunëtorët e tij, në Gjenevë, në Paris dhe pranë kancelerive të tjera të diplomacisë botërore, përpiqeshin të sensibilizonin qarqet më të larta të politikës ndërkombëtare, për të marë votën pro të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve të tjerë, për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Kjo u sigurua falë një pune të jashtëzakonshme, por edhe shfrytëzimit të konjukturave nga ana e disa shteteve, që e shihnin Shqipërinë e ardhshme, anëtare të Lidhjes së Kombeve edhe si sferë të interesave të tyre politike dhe ekonomike.
Asamblea e saj pasi e kishte shqyrtuar dhe rishqyrtuar disa herë kërkesën shqiptare, atëhere kur shpresat dukeshin të zbehta, e miratoi atë më 17 dhjetor 1920. Rol pozitiv të pamohueshëm luajtën anglezët Robert Sesil, Newon Rowell, përfaqësues zyrtarë të Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Ata dhe Noli, si kryetar i delegacionit shqiptar, skualifikuan me argumente juridike tërë pretendimet negativiste që vinin nga fqinjët.
Në mbështetje të arsyetimeve të veta Sesil tha diçka që ka mbetur aktuale edhe në ditët tona.
“Territori i Shqipërisë ndodhet në një pjesë të botës që është vatra e turbullirave për Europën. Asgjë nuk është më thelbësore për paqen europiane se sa një rregullim i çështjes së Ballkanit. Të gjithë ata që e shohin të vërtetën në fytyrë do të bashkohen me këtë mendim. Sa më shumë vonojmë për rregullimin e çështjeve nacionale në Ballkan aq më shumë do të konservoheshin kërcënimet dhe rreziqet për paqen europiane.”
Ai theksoi gjithashtu se populli shqiptar, ashtu si dhe mjaft popuj të tjerë e kanë treguar patriotizmin e vet nëpërmjet luftrave për liri dhe ekzistencë. Patriotizmi shqiptar është po aq i fortë sa ai i zviceranëve apo francezëve. Shqiptarët e dëshirojnë me zjarr pavarësinë e tyre dhe këtë e kanë mbrojtur me luftë.
Duke abstraguar për mungesë kohe, nga shkaqet e zhvillimeve disi të çuditshme, që u shfaqën gjatë anëtarësimit të Shqipërisë, gjerësisht të kontestuar nga fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha, deri më 17 dhjetor 1920, por çuditërisht të pranuar pa asnjë votë kundër, duhet të theksoj se të nesërmen, Noli, ambasadori i parë shqiptar në Lidhjen e Kombeve, së bashku me delegacionin e tij zunë vendin e vet në sallën e Asamblesë së saj.
Pranimi i shërbeu forcimit të pozitave ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Veprimtaria e Nolit, qëndrimi, aksionet e ndërmarra prej tij në Gjenevë në raportet me organet e Lidhjes së Kombeve, me shtetet fqinjë dhe shtetet e tjerë anëtarë, tregojnë vlerat e tij si një diplomat i kultivuar edhe pse nuk kishte as shkollimin dhe as kualifikimin e posaçëm si i tillë.
Më 18 dhjetor 1920, në seancën plenare të Lidhjes, i shprehu mirënjohje të thellë Italisë, Greqisë dhe Serbisë, sjellja e të cilave, sipas tij, paskishin prekur popullin shqiptar, si dhe Fuqive të Mëdha dhe shteteve të tjerë. Noli ishte i ndërgjegjshëm se fare pak nga ato që deklaroi i meritonin përfaqësuesit e tyre, për të mos thënë aspak. Por, ai tregoi cilësitë e një shqiptari mjaft të përkorë edhe në etikën diplomatike. Nuk harroi të thoshte edhe se “pranimi ynë nderon Lidhjen”.
Këto ishin shprehje dhe veprime që vetëm një diplomat me dhunti të holla si Fan Noli mund t’i bënte.
***
Në ditët dhe vitet që do të vinin Noli dhe përfaqësues të tjerë me vlera profesionale e kulturore, por edhe me atdhetarizëm të spikatur do të angazhoheshin për sigurimin e kufijve dhe të tërësisë territoriale të vendit. Ai dhe kolegët e tij përballuan përpjekjet e pandërprera të serbëve në verë për të marrë Shën Naumin dhe Vermoshin dhe të grekëve në jug për zotërimin e 26 fshatrave në jug. Noli i cilësonte ato si veprime që jo vetëm dëmtonin Shqipërinë, por vinin në rrezik paqen në krejt gadishullin e Ballkanit, prandaj Lidhja e Kombeve duhet të ndërhynte sa më parë për shuarjen e konfliktit.
“Unë, deklaroi Noli, jam thellësisht i prekur nga këto deklarata dashurie nga të gjithë fqinjët tanë… Ne i duam serbët po aq sa ata na duan. Nuk kërkojmë më shumë prej tyre, kërkojmë vetëm të na lënë të qetë.”
Kërkesa e Nolit, e përkrahur edhe nga përfaqësues të disa shteteve, bëri që konflikti shqiptaro-serb të shqyrtohej nga Këshilli i Lidhjes, që vendosi në favor të Shqipërisë. Pretendimi i Greqisë për 26 fshatrat u zgjidh me një lloj kompromisi të imponuar.
Noli u shqua fuqishëm edhe si kryetar i delegacionit shqiptar në sesionin V të Lidhjes së Kombeve, të vitit 1924, kur ai ishte edhe kryeministër i Shqipërisë. Megjithë ndonjë ekces të komentuar dhe vlerësuar me doza ekzagjerimi, veprimtaria dhe qëndrimi i tij në Gjeneveë në vjeshtën e atij viti, bëri përshtypje të mira dhe u vlerësua pozitivisht nga shtypi i kohës.
Noli, me zhdërvjelltësinë e tij të jashtëzakonshme kuptoi se vendi nuk mund të kishte të ardhmen e dëshiruar pa relaksuar dhe zhvilluar normalisht marrëdhëniet me vendet fqinjë, për çka ai punoi me sa mundi. Kuptoi gjithashtu domosdoshmërinë e lidhjes me një aleat të fuqishëm.
Përsa i përket përzgjedhjes së partnerit strategjik, ai e kishte ndarë mendjen me kohë. Ai do të ishte vendi të cilin e konsideronte si atdheun e tij të dytë, SHBA.
Do ta shprehte këtë edhe në një nga fjalimet më panegjirike dhe më elokuente të tij, mbajtur në Parlamentin shqiptar, si homazh për vdekjen e Presidentit Uillson. E cilësoi atë si amerikan të madh, idealist, kalorës të paqes, të vëllazërimit dhe të mirëdashjes ndërkombëtare, luan e titan. në një nga fjalimet më panegjirike dhe më elokuente të tij, mbajtur në Parlamentin shqiptar, si homazh për vdekjen e Presidentit Uillson, e cilësoi atë si amerikan të madh, idealist, kalorës të paqes, të vëllazërimit dhe të mirëdashjes ndërkombëtare, luan e titan.
***
Duke e përmbledhur mendimin e tij, me një simetri gati të plotë me zhvillimet e ditëve tona, tha se do të mjaftonte vetëm epiteti amerikan që t’u ngjallte shqiptarëve respekt e t’u kujtonte se emri i tij ishte i lidhur me shtetin që i kish sjellë aq të mira dhe dobi Shqipërisë.
Por nuk mund të lihet pa përmendur edhe akti për të vendosur marëdhënie diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik, të parin shtet socialist. Mund të ishte ndoshta edhe rrjedhojë karakterit të tij që synonte drejt shtigjeve të pashkelura, por ai përfundoi ashtu siç nisi, pa rezultat.
Parë në tërësinë e tij, Noli mbetet shëmbëlltyra e një diplomati ekselent, klasik dhe modern njëkohësisht, që e deshi shumë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që vuri në shërbim të tyre gjithçka, përfshirë edhe aftësitë e jashtëzakonshme në fushën e diplomacisë. Ai mbetet model i përkryer për t’u ndjekur nga diplomatët e sotëm shqiptarë, si përsa i përket përkushtimit për vendin ashtu edhe profesionalizmit dhe vlerave që demonstroi.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Shqiptari me i madh , qe ka nxjerre vendi yne .
cfare domth skiptare e para?
e dyta se cfare jeni e shikojme lehte fare, xhami kudo dhe popull musliman, asnje lidhe me Arberit.
Ti Detar sic duket te hodhi deti ne keto ane e si evgjit musllimi kollovare te duken Si vetja . Nqs nuk Lexoni te pakten Bible kur thote Pjetri shetita gjithe Ilirine.
Ike more bajge ! Njerez si ti nuk meritojne asnje lloj respekti njerezor . Shqiptaret iu kane mbajtur ne mjedisin e tyre pa asnje paragjykim dhe iu kane trajtuar njerezishem , por spiunazhi dhe kisha famekeqe greke kane bere e bejne te pa munduren per te prishur bashkejetesen me shqiptaret . Ti @Detari je nje felliqesire e tille , produkt i mbetjeve te jenicereve osmanllinj, nje injorant i mirefilltre qe duhet fshire nga mesi yne dhe te bashkejetojme qetesisht me njeres e jo me shtaze pylli si ti .
Nje IDENTITET KOMBETAR I Super vertetuar me KRISHTER ORTODOKS SHQIPTAR eshte i Fan NOLIT
P.S
Pres mire pergjigjen tuaj pa FSHIRE KOMENTIN(nuk mund ti kuptoj fshirjet nga facebooku im te shkrimeve te cilati keni botuar juve me pare ?!)
Nje analize e thelle e aktivitetit patriotik te Fan Nolit nga Prof. Ksenofon Kristafi.
Ai na ka dhene; “Esencen e Esences” të idese fundamentale te Fan Nolit, me nevojen e orjentimit te Shqiperise që para 100 vitesh “Drejt Yllit Polar, SHBA-se”
Vlen plotesisht edhe sot:
Te jesh “ProAmerikan”, te absorbosh “Vizionin e Partnerit Strategjik”, eshte nje “Domosdoshmeri e provuar nga faktet historike”.
Ka vetem nje rruge te avancojme te sigurte, “pa dilema paralizuse”. Kjo kerkon “te orjentohem ne perputhje me Yllin Polar”.
Pasi “busulla funksionon ne rregull”, mendjet krijuse, “inteligjenca e shqiptareve te çdo niveli”, qofte bari, fshatar, puntor, ……, gazetar, shkencar, politikan etj do kete nje fushe te “pafundeme” per te dhene kontributin e tyre te çmuar atje ku ato punojne.
Nuk esht par e degjuar rrace e turkut te ligjerojne ne Shqiperi,te valvisin flamurin Shqipetar,te ngelin ne shkoll,te pish 5 antidepressant, 2 antipsikotik,4 lloj qetesusish,cohu cik nga lokali im,kjo esht toka jon,te bredhesh me placka fier,vlor,tiran…ma hiq makinen qe ketu…o pederast,kurva krihet fshati digjet,na qelbe me ate duhan,o kok trap,te duket vetja mbret ty etj etj…por kur te vjen kosovoarcikat me arme,ku e ke ate burrin tend ,ma thirr cik shpejt…
Jan fryr ballaboksat,bicepsat…te vijn babuinat ne grup me arme ,thik ,zinxhir floriri…marrin ne celurar njeri tjetrin shpejt…nuk durojn dot nje er duhani…duron europa kur femijet e tyre pijn drog,vdesin.
Fan Noli nje nga figurat me te medha te kombit shqiptar.
Kulmi dizinformimit, e rezuan nga pushteti ne 1924 ? por si hypi ne pushtet ?
me grusht shteti, ne pushtet se njohu kerkush, pervec kominternit qe e derguan.
Dhe ne fund 6muaj prift.6muaj politikan e keshtu me radhe.
Mjafton kete diamant origjinal qe ka shkruar enveristi fanatik pa sherim, Ksenofon Krisafi qe te bindesh se kush ka qene prifti orthodoks Fan Noli qe nuk e gjeti Atdheun e Dyte te Rusia Bolshevike e Stalinit, por te Imperializmi i Lig Amerikan qe Ksenofon Ksenua i Partise e mallkoi gjithe jeten, ja lexoni si e ka mbyllur dacibaon e tij te gjate plot me levdata per priftin komunist, Fan Noli duke harruar te lexoje ne internet plot materiale interesante qe tregojne se revolucioneri bolshevik iku me deshiren e tij nga pushteti dhe shkoi me pendese te thelle te Ahmet Zogu duke i puthur cizmet llustrafinjo duke i thene:
SHPETO VATANIN SE UNE GABOVA, ME MASHTRUAN TE LIQT E SHQYPNISE
Zogu e fali dhe nuk e perzuri as nuk e ndoqi per ta vrare, perkundrazi ashtu siv kishte vepruar me Ismail Beun qe ja shiti Vatanin Greqise per dy valixhe me dollare dhe Zogu prape e respektoi se ngriti flamurin e pavaresise dhe i leshoi nje pesion te majme mbretnor, edhe per Nolin ai vleresoi talentin e tij si shkrimtar dhe historian shqyptar pa dorashka hipokrizie dhe e ndihmoi me para dhe ndihma juridike kur e ndiqte FBI ne SHBA si spiun sovjetik, nje akuze qe erdhi dhe u forcua kur Enveri i bleu nje vile ne Florida me parate e shtetit komunist pro-sovjetik ne SHBA. J gjykoni vete cfare diamanti historik ka nxjerre nga arkivi enveristi Ksenofon Krisafi qe ka permendur njeqind here fjalen “dipllomat” i papare per Fan Nolin e ngrate qe kishte mbaruar vetem shkollen per prifterinj ne Selanik, lexoni dhe gjykoni vete:
“…Por nuk mund të lihet pa përmendur edhe akti për të vendosur marëdhënie diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik, të parin shtet socialist. Mund të ishte ndoshta edhe rrjedhojë karakterit të tij që synonte drejt shtigjeve të pashkelura, por ai përfundoi ashtu siç nisi, pa rezultat…”
“I duam serbet po aq sa na duan ata ne” – Noli ka thene opinionin e tij personal para 100 vjetesh.
Per nje opinion me te sakte se sa shqiptaret i duan serbet …pyesni Edi Ramen!
Të të themi se na çave trapin ti “inteleshtual”, nuk themi gjë të re…
Po pusho njëherë o dreq, pusho!
Kundrapedal, ekscentrik, idiot klasi; gërr-vërr, gërr-vërr; kush të duron ; ti je aq i bezdisshëm saqë jo vetem PP të mos të duronte, por as gomari!
Realisti Diarreja e Enverit:
Ka nje zgjidhje te thjeshte DIARREJA jote: vuri nje tape bythes enveriste dhe cdo gje zgjidhet ne cast sikur intelektuali te mos kete shkruar kurgje.
I mire ka pas qene ky Noli, sa me s’ka, por c’e do nuk i punonte te shkretit.
@Rush hahaaahaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaahaaaaaa
e ngtërron Nolin me Demon
hahaaahaaaahaaahaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
A DUHET T’I NXJERRIM NE PENSION FANATIKET E ENVERIT QE KANE KAPLUAR PUSHTETIN ZDHE MEDIAN KOMBETARE DHE NUK DINE TAN MBYLLIN HALEN ME LLOGJET KOMUNISTE QE HEDHIN PAPUSHIM?
Ne fillim del ne gazeten DITA enveristi Viktor Malaj dhe hedh nje dacibao me tezen se Gjykata e Hages eshte pak a shume nje “Barake Mesjetare Inkuizicioni”, por harron nga semundja e pleqerise se Gjykata e Hages ka arrestuar sot nje tjeter bandit vrastar te Hashim Thacit ne Kosove me nje aksion Top Secret ne mes te nates. Me pas plaku Viktor nuk pendohet dhe shkruan nje tjeter dacibao-pamflet te dyte kete here per Sali Berishen duke e paraqitur si heroin e filmit famoz te Kolivudit “Marko nga Tropoja”, por perseri harron nga pleqeria se Edi Rama e pelqeu shume kete film, madje ftoi aktorin kryesor qe luante agjentin hakmarres te FBI, Liam Nesson BUJRUM ne Shqypni duke i thene: “Une jam hasmi yt legjendar, Marko nga Tropoja, se une drejtoj tashme kartelet e droges Sinaloa nga Mexika e deti ne Shqypni me vellezerit Hysa dhe sekserim tim besnik, Idajet Beqiri dhe i dhpelaj parate e droges me banken lavatrice te Lindes ne Tirane duke ndertuar pallate dhe kulla, eja o agjenti Liam Nesson ne Shqypni qe te bindesh kush eshte Marko nga Tropoja” Kete fjalim mbreselenes te kryeministrit shqyptar e ka harruar Viktor Malaj ne dacibaon e tij per Saliun, sepse helbete nga pleqeria e ka bere, jo me qellim dashakeq.
PAS PLAKUT VIKTOR VJEN PLAKU BEDRI, PAS PLAKUT BEDRI VJEN CUNI I SEVOS CA ME I RI, QE TERRHEQ ME VETE KOLLOVARIN E BAHRI OMARIT, PELLUMB XHUFIN, POR KSENOFONIN E KAP ZILIA DHE SHFAQET EDHE AI, PA PYETUR FARE GERDALLEN ENVERISTE SKENDER GJINUSHI SI AKADEMIK
Zilia e Ksenofonit fryhet aq shume sa shpall Akademik te shquar Behar Shtyllen e Enverit qe nuk trsgoi dot nje dipllome si bosi i tij,
C”A KA BO VAKI?
Ne emisionin “Te paekspozuarit” TV drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi kishte ftuar Endri Shabanin, nje po,itikan i brezit te ri qe sapo filloi emisioni i tha Yllit: “Kam ardhur te te nxjerr ty ne pension dhe gjithe banden e pleqve si ty ne politike dhe media” Gazetari i talentuar me pervoje kolonjar Akademik i medias sone kombetare, TV, njashtu si Behar Shtylla i Ksenofonit u zemerua me intat te lig dhe e prishi fare emisionin duke e kther ekranin ne fushe beteje me te riun, Endri Shabani dhe mire qe ishin ne emision Andi Bushati i Vogel me Arturo Zhejin e Madh se ndryshe Akademiku i media sone TV kombetare, Ylli Rakipi do t’ja kishte prere koken Endri Shabanit si Hamasi pengjeve izraelite ne syte e auditorit te llahtarisur nga emisioni famoz TV “Te paekspozuarit” sidomos kur politikani i ri i kerkoi plakut Rakipi te tregonte pagen e tij boterisht.
C’A KA BO VAKI O MILET?
sepse:
Une per vete them: “Ti nxjerrim ne pension keta pleq ziliqare dhe agresive qe na mbajne peng si Hamasi izraelitet e shkrete”
Orthodokset shqiptare jane Mendja dhe Krahu i Shqiponjes dhe races shqiptare.Theofan Noli eshte margaritar i Mejtimit Politik Kombetar Shqiptar, Kultures dhe Estetikes.
Vetem Margaritar i Mejtimit Politik nuk ishte Noli, ja cfare shkruan i terneti:
“Fan Noli është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Lindi në Ibrik-Tepe të Adrianopojës, në një koloni shqiptare në Turqi. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u mor me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Libri i pare qe ka lexuar ne shqip ka qen Dhjata e Re me perkthim te Kristoforidhit. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S’i eci mbarë. Studime nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të merej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht »Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet« të Sami Frashërit. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me Bachelor of Arts. Në pragun e Luftës Ballkanike, Noli shprehej me luajalizëm kundrejt perandorisë osmane si garant i teresise teritoriale te vendit qe perputhet me poziten e Esad Pashes se vetem keshtu Shqipëria të mund të bënte qëndresë kundrejt armiqve.[15] Noli e përkrahu shume qeverinë e Ismail Qemalit, mori pjesë në Kongresin e Triestes, organizuar nga Konica në marsin e 1913. Më 10 mars 1914 u ndodh në Durrës, ku e gjeti Lufta e Parë Botërore; më 24 maj 1915 u kthye në Amerikë. Më 24 mars 1918 u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe më 27 korrik 1919 u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Në 16 qershor 1924 Noli krijoi qeverinë e tij, me puc revolucionar duke perdorur situaten e tensionuar lidhur me ekzekutimin e Avni Rustemit me një kabinet te vogël, i përbërë nga përfaqësues të të gjithë grupimeve të kryengritjes së Qershorit, ushtrisë, bejlerëve, liberalëve, progresistëve dhe lobit shkodran. Ndërsa Komiteti i Kosovës nuk u përfshi në qeveri. Pas një qeverisje gjashtëmujore, më 22 dhjetor 1924, nga presioni i forcave të armatosura të drejtuara nga Ahmet Zogu dhe Musa Juka, nga krahu i Veriut, dhe Koço Kota e Myfit Libohova, nga krahu i Jugut, duke e parë të pamundur të mbajë pushtetin, Noli dhe kabineti i tij u vendosën në Vlorë. Dy javë më pas, Ahmet Zogu kthehet në Shqipëri dhe Noli largohet për në Itali. Pasi zbarkuan në Bari me ftesë të Duçes, u zhvendos në Vjenë ku selia e Kominternit e ndihmoi për të organizuar Konarenë sovjetike. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të tetorit, dhe më 1930, pasi mori një vizë gjashtëmujore, u kthye në Shtetet e Bashkuara, por e ndoqi FBI si spiun i Moskes deri ne fund te jetes. Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria, me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu qe nderhyri tek administrata amerikane me autoritetin e tij per te ndaluar ndjekjen qe i bente FBI Nolit si agjent sovjetik. Në fund të jetës së tij shkon në Florida ku jeton ne vilen qe i kishte falur Enveri. Noli pati marrëdhënie pak a shumë të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet për ta bindur qeverinë amerikane që ta njihte atë. Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç Noli vdiq më 13 mars 1965 ne vilen e tij ne Florida dhe u varros në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.”
Fan Noli ka qene nje diplomat qe cdo shtet I fuqishem e respektonte ne ambjentet e politikes nderkombetare .
Andis sovjetiku:
Diplomatet mbarojne shkolle te larte posacme me Master ne “Maredhniet Nderkombetare”, pastaj qe te behen diplomate karriere duhet te punojne ne ndonje ambasade jashte per nje kohe te gjate, Noli ishte “diplomati” i respektuar vetem nga Stalini dhe Kominterni dhe per kete “respekt” bolshevik u ndoq nga FBI si spiun sovjetik deri ne fund te jetes dhe nuk perfitoi kurre siguracione shendetesore dhe pensioni nga SHBA dhe duhej vetem nderhyrja e Ahmet Zogut qe te lejohej te mjekohej me pagesen ne spitalin me te mire privat te Bostonit kundrejt pagese bujare me 3 mije napolona flori qe beri Armiku-Miku i tij dhe qe nderhyri te administrata amerikane me autoritetin e Naltmadhnise se Tij qe amerikanet mos ta debonin priftin komunist orthodoks perfundimisht nga SHBA me vule te zeze non grata ne pasaporte sidomos kur Enveri i pagoi Nolit ne emer te tij, permes Vatres nje vile 20 mije dollareshe ne Florida ku edhe nderroi jete,
Megjithate Fan Noli mbetet nje shkrimtar i talentuar dhe perkthyes i shkelqyer nga shume gjuhe, i dashur per lexuesin shqyptar per stilin e bukur letrar, por sidomos per sinqeritetin e tij qe habiti Boten ne vepren e tij “Historia e Skenderbeut” ne debatin e veshtiere me autore te huaj qe kishin vene ne dyshim prejardhjen shqyptare te Heroit tone Kombetar, kur shkroi se:
“Gjon Kastrioti e nderroi fene 7 here gjate jetes se tij, dhe kjo qe verteton se ishte shqyptar i kulluar”
Lavdi! Shqipëria do të ishte më e mirë nëse do kishim më shumë personalitete të tilla.
Alex Fanolisti Komunisti:
Shqypnia po te kishte me shume personalitete si Fan Noli sot do te ishte te pakten pjese e Serbise se Vucicit dhe te shumten Putini do ta kishte bere Pashalimanin dhe gjithe Vatanin si Krimea, baze te Rusise Bolshevike ne lufte antagoniste me Imperializmin Amerikan dhe veglen e tij luftarake, NATON e Lige qe mbeshtet nacionalistet e fashistit Zelenski ne Ukraine, njashtu si ne Kohen e Qepes te Enverit perpara se te futej ne Dimrin e Vetmise se Madhe,
prandaj:
LAVDI ZOTIT QE KJO S’KA NDODHUR!
Armir,Noli ka shkruar:ta bejme shqiperine si moskovi.Lexo veprat.
Franca ka miratuar nje ligj sot per denimin me dy vjet burg per ate person qe vertetohet se ka share dhe fyer Izraelin. Nga ana tjeter dje ne emisionin prestigjoz te Arian Canit “Zone e Lire” u hodhen deklarata antisemite si ato te Hitlerit, jo vetem duke anatemuar cifutet, por duke mohuar madje ekzistencen e Holokaustit nazist nga kontraversi shqyptar, Alfred Cako dhe per cudi askush nuk reagoi per kete rezil te medias shqyptare ne syte e Botes Demokratike, madje drejtuesi i emisionit, Arian Cani pergezoi pa turp ne fund te emisionit nazistin Alfred Cako per poziten e tij antisemite, nje rezil poshterues per viktimat e nazizmit qe asgjesuan ne dhomat e gazit me shume se 6 milione hebrenj nga e gjithe Bota. Dhe po te gjykojme se edhe organet e kontrollit te medias sone kombetare heshten si bufa pylli per kete rezil antismit, qe po te kishte ndodhur diku ne nje vend tjeter te Botes do te kishte perfunduar me gjoba maksimale per TV rezil deri heqjen e licences dhe drejtesia do ta kishte prangosur , Alfred Cako menjehere sepse kete turp e deklaroi ashiqare para miliona shikuesve nga ekrani TV,
atehere:
NGA BURON ANTISEMITIZMI FANATIK FASHIST I SHQYPTAREVE?
Dikush do ta lidhte kete urrejtje per cifutet e Izraelit me teorine se shqyptaret nuk e njohin fare popullin hebre, sepse ne vendin tone nuk ka pasur asnjehere cifute per shume arsye historike dhe se llogjet e propagandes enveristo-komuniste qe shqyptaret kane mbrojtur cifutet nga Hitleri eshte nje genjeshter e madhe per te mbuluar faktet se Enveri edukoi tek shqyptaret nje urrejtje te papare per Izraelin duke e anatemuar vazhdimisht si shtet agresor dhe nga ana tjeter fliste per palestinezet sikur t’i kishte femijet e vet, madje e mbushi Tiranen me ta per t’i stervitur ne Zall Herr per aksione terroriste.
NGA KJO MENDESI ENVERISTE BURON EDHE ANTISEMITIZMI I SHTETIT DHE MEDIAS KOMBETARE
dhe:
Lukunia e gerdallave enveriste si Ksenofon Krisafi vazhdon ta ushqeje kete kauze te Partise se Punes me gjithe zagaret e Enverit ne kete forum.
Ose :Fan Noli I I panjohur .Shkruar nga Gani Perolli.Ka shume gjera interesante.botuar maj 2022.
Lexoni,lexoni sa me shume.Dituria eshte pasuri qe nuk humbet dhe nuk zhvleresohet nga krizat shoqerore e financiare. Kur I thane nje dijetari Greek qe je shume I ditur ai u pergjegj:une di qe nuk di asgje.Mjaft u fiksuat pas Rames,Saliut .Demet qe po I shkaktojne keta shqiperise materialist dhe ceshtjes shqiptare jane pa fund.Shqiptarizma duhet ne dore te shqiptareve dhe jo te Frances pro sllave antishqiptare dhe as te anglezit.Nderkombetaret po punojne kunder Kosoves(realisht nuk e kane kunder Kosoves ,por kunder shqiptareve ).Buzeqeshja e Makronit me Ramen eshte buzeqeshje vrastare.Makroni ka bere pazare me Ramen per te blere stoqet ushtarake te Frances dhe te fute ne lufte me serbin per te zhdukur shqiptaret nga ballkani.Shikoni si u rrit menjehere buxheti ushtarak I shqiperise ne kuriz te bujqesise e blegtorise.
Shqipkaret e sotem ramiste duan serbet me shume se veten, dhe urrejne Kosoven me shume se e urrejne serbet
Profesor Ksenofon Krisafi,
Ka bere nje pershkrim te thelle,
Serioz te nje prej Shqiptareve me
te shquar ne historin kombit.
Jam plotesisht dakord me Z. Armir.
Desha te shtoj ndonje mendim tjeter,
Por konkludova se, Ai , ka shprehur thelbin,
E Intereave te Kombit Shqipetar.
Pra te perpiqesh ta besh me mire,
Mund ta demtosh vizionin , kete perceptim,
per ardheshmen e Kombit Shqiptar.
Pra sic thuhet:
Ben te vesh vetulla dhe qit syte.
Ilir , perse duhet te komentoni Tema , qe s’i kuptoni,, ose thjeshte ,, jane jasht kapacitetit tuaj te kuptuarit .
Fan S Noli erdhi ne Pushtet, me Rrevolucion Popullore (jo me grusht Shteti o tru i deformuar) dhe me pjesen me Atdhetare te popullit Shqiptare e para kjo________ se s’do zgjatem ktu me injorante Kazanesh , dhe e dyta________ nuk e njohu Europa sepse ishte e gjithe Monarkiste dhe nuk donte ta pranonte si Rrevolucion Demokratike ,sepse do keshtu ( do bente Autogol ) do nxiste edhe shoqerite /popujt e vendeve Europiane,, te rrexonin Monarkite .Kaq arrin te kuptoni ? ________Pra Llogjka e refuzimit te njohjes se Republikes se Pare Demokratike ne Europe asaj Shqiptare te Fan Nolit , eshte fare e thjeshte ,dhe jovetem kaq , se i trembeshin Rrevoluconeve te ngjashme ,, ne vendet e tyre ,por Kurva Plake ,synonte ne cdo kohe ,zhdukjen e Shqiperise nga Harta e Ballkanit . ________Shpresoj te arrin te kuptoni llogjiken e Diplomacise Europiane ,nqs ken ndopak tru brenda asaj kofke .
Arben Tashko te ben mire te lexosh edhe Gani Perollin:Fan Noli I pa njohur.Ke atje edhe sa “miqesore” ka qene dhe eshte franca me shqiptaret.
Te lavderosh gerdallen fanatike te Enverit Ksenofon Krisafi, kjo do te thote qe ti je vete nje gerdalle fanatike qe mban peng Shqypnine me propaganden komuniste duke cilesuar Behar Shtyllen si nje shkencetar Akademik kur ky alifmatrak bedel i Enverit nuk tregoi gjithe jeten e tij dipllomatike nje palo dipllome sagllam qe kishte mbaruar studimet e larta ne nje universitet fshati, si Bosi i tij injorant Enver Hoxha,
CFARE GJE POZITIVE I KA SJELLE DALLKAUKU KOMUNIST, KSENOFON KRISAFI SHQYPNISE NE NATO DHE QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE?
Une per vete them se Ksenofon Krisafi ka kenduar gjithe jeten me lahute enveriste vetem rapsodi dipllomatike per Imperializmin e Lig Amerikan dhe fakti qe rezili i dipllomacise Kseno Krisafi e cileson Fan Nolin si nje diplomat te shkelqyer ne rang boteror, kur priftin komunist e perndoqi FBI gjithe jeten si spiun sovjetik dhe qe e shpetoi nga debimi me dajak nga SHBA vetem Ahmet Zogu me nderhyrjen e tij, kjo tregon se fanatiku enverist, Ksenofon Krisafi nuk ka vene mend dhe i ka mbetur ora te ideollogjia anti-imperialiste e Partise qe dallkaukun e beri rektor dhe shkencetar dhe prandaj intelektuali beri apel:
T’INXJERRIM NE PENSION KETO GERDALLA FANATIKE KOMUNISTE TE ENVERIT QE MBAJNE PENG SHQYPTARET DREJT DEMOKRACISE SI HAMASI PENGJET IZRAELITE
zoti Intelektual, ne te tre pergjigjet per Imzot Nolin ishe i gabuar o njeri i Perendise.per noten qe ke shkruar per emisionit e te paudhit cani dhe antishqiptarit cako ke gjithe vleresimin e ndjere.Kupto se te dy kane nje mission, cberjen e shqiptarise dhe bjerrjen e Shqiperise ne syte e miqve Izraelit, SHBA dhe Evropes.Ja pse une jam Fanolist zoteria Juan, pse imzot Noli i shkroi Hoxhes nga Detroit ne 1945, largo Tuk Jakoven dhe njih marreveshjen me SHBA..Ishte demokrat njerezor e progresist Imzot Noli, jo bolshevik moskovit.
Ky intelektuali pse nuk del me emer apo se pas kesaj nofke qe i ka vene vetes fshihet cmira e xhelozi qe villet si vrer me keto komente qe sperfaqesojne kerrkend? Ha ha ha