Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në kërkim të gjurmëve të Luftës II Botërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Në kërkim të gjurmëve të Luftës II Botërore
Histori

Në kërkim të gjurmëve të Luftës II Botërore

Published: August 12, 2026
Shpërndaje

Eleni Stamatuku

Disa nxënës dhe studentë u ngarkuan të gjurmonin të afërmit e 10 të burgosurve grekë të nazistëve dhe t’u kthenin atyre sendet personale që u ishin marrë. Përpjekjet e tyre ndihmuan në rrëfimin e historive të njerëzve që gjatë Luftës së Dytë Botërore u “shndërruan në numra”.

Nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale të Mbrëmjes në Evosmos të Selanikut gjetën të afërmit e Vangelis Kerasiotis (në foto), i cili u mbajt në një kamp pune të detyruar në Gjermani në vitin 1944.

- Publicitet -

Në fillim, nxënësit e Anna Politou-s e panë detyrën si një “gjëegjezë” – të gjurmonin pasardhësit e Dimitrios Vafeiadis dhe t’u kthenin atyre orën e xhepit, portofolin dhe unazën që nazistët ia kishin marrë në një kamp pune të detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ora ishte ndër sendet personale të 10 të burgosurve grekë të nazistëve, të ruajtura në Arkivat Arolsen me bazë në Gjermani, një arkiv ndërkombëtar për viktimat dhe të mbijetuarit e persekutimit nazist.

Në vitin 2024, në kuadër të fushatës #StolenMemory të Arkivave Arolsen, në bashkëpunim me ministritë greke të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit, disa nxënës grekë u ngarkuan të gjenin anëtarët e mbetur të familjeve të këtyre personave, në mënyrë që sendet e tyre personale t’u ktheheshin familjarëve.

Politou, mësuese në Liceun e Dytë të Përgjithshëm të Koropit, në rajonin e Atikës, tha se gjashtë nxënësit e saj – 15 dhe 16 vjeç – kërkuan nëpër arkiva, duke lexuar letra dhe dokumente të vjetra, përpara se më në fund të gjurmonin Dimitrios Vacharelis, djalin e motrës së Vafeiadis-it. Ata e informonin mësuesen për përparimin e tyre gjatë pushimeve në shkollë ose përmes video-telefonatave në fundjavë.

“Nuk mendoj se kishin përjetuar ndonjëherë diçka të tillë,” tha Politou për BIRN. Me kalimin e kohës, ata “u përfshinë emocionalisht”.

“Qëllimi ishte të zbulonim të afërmin më të afërt të të burgosurit. Por synimi më i rëndësishëm ishte të njiheshin me punën magjepsëse të studiuesit të historisë,” tha ajo për BIRN. “Të njiheshin me punën e kërkimit në arkivë, të zhyteshin pak në momentet e errëta të shekullit XX përmes historive të njerëzve të zakonshëm, fati i të cilëve i çoi në vorbullën e këtyre ngjarjeve.”

Për më tepër, tha Georgios Polydorakis, Drejtor i Shërbimit të Arkivave Diplomatike dhe Historike, “u shërua një plagë, një plagë që kishte mbetur e hapur për më shumë se 80 vjet”.

“Në njëfarë mënyre, ndihem sikur këto dy breza janë takuar,” tha Politou.

Njerëzve që dërgoheshin në kampet e drejtuara nga nazistët u konfiskoheshin sendet personale. Shumë prej tyre u shkatërruan ose u vodhën, por disa prej sendeve, të ruajtura nga kampet e përqendrimit të Neuengamme-s dhe Dachau-së, mbijetuan.

“Me vlerë të jashtëzakonshme”

Ora e xhepit, portofoli dhe unaza e Dimitrios Vafeiadis iu kthyen familjes së tij nga Arkivat Arolsen në një ceremoni të zhvilluar më 25 qershor në Athinë. Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.

 

Në vitin 1963, Arkivat Arolsen morën në dorëzim rreth 4,700 zarfe që përmbanin sendet personale të të burgosurve.

“Qëllimi ka qenë gjithmonë që ato t’u ktheheshin pronarëve ose të afërmve të tyre,” tha Charlotte Meiwes, anëtare e ekipit të marrëdhënieve me publikun të Arkivave.

Greqia ishte i vetmi vend që vendosi të përfshinte nxënës dhe studentë në detyrën e gjurmimit të familjeve.

Mes tyre ishin tetë studentë, të moshës 17 deri në 23 vjeç, të Shkollës së Mesme Profesionale të Mbrëmjes në Evosmos, në qytetin verior të Selanikut, si dhe mësuesit e tyre Angelos Hotzidis dhe Eleni Pachoumi.

Ata mendonin se historia kishte të bënte me memorizimin e ngjarjeve dhe datave, tha Hotzidis, por, siç i tha një prej nxënësve të tij: “Ne hymë në histori; u bëmë pjesë e historisë.”

Kjo sfidë ndihmoi që nxënësit dhe mësuesit e tyre të “dilnin nga bota e vogël e shkollës”, tha ai për BIRN, “t’i qaseshin historisë në mënyrë përjetuese dhe, madje, të jepnin një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike”.

Charlotte Meiwes, anëtare e ekipit të marrëdhënieve me publikun në Arkivat Arolsen. Foto: Arkivat Arolsen.

Pas kërkimeve të gjata në arkivat e Arolsenit, në regjistrat e bashkisë, në internet dhe në dokumente të tjera, ekipi arriti t’ia kthente një orë dore familjes së Vangelis Kerasiotis-it, i cili në vitin 1944, në moshën 19-vjeçare, kaloi një periudhë kohë në një kamp pune të detyruar në Gjermani.

Pasi kishte punuar në kamp si përkthyes, Kerasiotis u kthye në Greqi në vitin 1945, ku u vendos të jetonte me një grua hebreje dhe iu bashkua policisë. Ai vdiq në moshën 25-vjeçare.

“Sendet nuk kanë fare vlerë në kuptimin e vlerës së tyre materiale, por kanë një vlerë të jashtëzakonshme në aspektin e ngushëllimit dhe ngritjes shpirtërore,” tha mbesa e tij, Chrysanthi Kerasotou, e cila e mori orën së bashku me motrën dhe nënën e saj gjatë një ceremonie të organizuar nga qeveria greke në fund të qershorit.

Hotzidis, historian, tha se rreth 50,000 deri në 60,000 hebrenj grekë u zhdukën në kampet naziste dhe të paktën 10,000 grekë të tjerë u dërguan në kampe pune, përfshirë edhe të majtë të përfshirë në rezistencën kundër pushtimit nazist të Greqisë.

“Nuk e dimë nëse Kerasiotis-i ishte i përfshirë në ndonjë veprimtari politike,” tha Hotzidis. “Të afërmit nuk përmendën asgjë, por edhe nëse nuk ishte i përfshirë, emri i tij me siguri ishte dëgjuar diku nga bashkëpunëtorët grekë të forcave gjermane të sigurisë dhe nga disa xhandarë që bashkëpunonin me gjermanët.”

“Është e rëndësishme të kujtojmë, sepse në këtë mënyrë njohim jo vetëm historinë tonë të afërt, por mund të kuptojmë se është mirë që të gjitha këto ngjarje të mos ndodhin më,” tha ai. “Prandaj, së pari duhet t’i njohim dhe, së dyti, t’i kujtojmë, duke u siguruar që të mos harrohen kurrë.”

Në Arolsen, Meiwes tha se kanë mbetur ende rreth 2,000 zarfe. Për disa prej tyre, nuk dihet as kombësia dhe as identiteti i personit, sendet e të cilit ndodhen brenda.

“Është e mundur që disa prej tyre t’u përkasin ende shtetasve grekë,” tha ajo për BIRN.

Nazistët i shndërruan njerëzit në numra, tha Meiwes, ndaj është e rëndësishme “t’u rikthejmë atyre emrat dhe të rrëfejmë historitë e tyre”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”
  • Debati për devijimin e lumit Ibër, BE kritika Serbisë
  • Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  • Rikthimi i krizës rrezikon milionat e premtuara nga BE
  • Kampi Bondsteel do të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  2. . on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Valbona on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  4. ¿? on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  5. demo on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?