Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Lajmi i funditRajoni

Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviç, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Përkrahja e plotë i është shprehur nënkryetares së partisë, Maja Vukiçeviç, kryetare e delegacionit malazez në APKE, që të votojë kundër pranimit të të ashtuquajturës Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e partisë të publikuar më 24 mars.

PDP-ja është njëra nga anëtaret e Frontit Demokratik (FD) të shpërbërë prorus dhe proserb dhe përbën shumicën parlamentare në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Evropa Tani, e kryeministrit Millojko Spajiç. Kjo parti, e udhëhequr nga njëri prej liderëve të ish-FD-së, Millan Knezheviç, avokon për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, daljen e Malit të Zi nga NATO-ja dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.

- Publicitet -

Kur erdhi në pushtet në fund të vitit të kaluar, PDP-ja njoftoi se nuk do t’i ngrinte këto çështje. Në marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Evropa Tani të kryeministrit Spajiq, palët ndër të tjera u pajtuan që Qeveria të mos merrte vendime që do të vinin në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe detyrimet ndaj NATO-s.

Kosova u njoh në vitin 2008 nga Qeveria e Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, e cila në gusht të vitit 2020 humbi zgjedhjet ndaj FD-së proserbe dhe proruse, Demokratëve dhe lëvizjes URA.

Delegacioni i Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbëhet nga gjashtë anëtarë, nga të cilët katër janë anëtarë të Qeverisë dhe dy anëtarë të opozitës. Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës e dorëzoi në Asamblenë Parlamentare kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë në prill të vitit 2023 dhe kështu nisën zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës.

Pro kërkesës së Kosovës votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Për këtë reaguan ashpër një pjesë e partive proserbe në pushtet. Të pakënaqur me faktin se Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetët e FD-së kërkuan një seancë dëgjimore të kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të atëhershme, Dritan Abazoviq.

Interesi i Malit të Zi për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është në mirë të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, kishte thënë Abazoviq gjatë seancës së Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi në maj 2023.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Kjo çështje mund të jetë vendimtare për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të atij institucioni, që do të mbahet në prill. Nëse Kosova merr dritën jeshile në Asamblenë Parlamentare, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës – gjë që Qeveria kosovare pret të ndodhë në maj. Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?