Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në pritje të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Në pritje të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscar
Kulture

Në pritje të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscar

Published: March 11, 2023
Shpërndaje

Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për filmat më të mirë të Hollivudit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Los Anxhelos, Mike O’Sullivan kjo ngjarje pritet të tërheq vëmendjen e publikut. Materiali na njeh me pretendentet kryesore për të marrë çmim.

Ky është kulmi i vitit për industrinë e filmit dhe për kandidatët e çmimeve kryesore, duke përfshirë aktoren Michelle Yeoh dhe regjisorë e aktorë të tjerë të filmit “Everything Everywhere All at Once”.

Cate Blanchett është gjithashtu një nga pretendentet kryesore për të marrë çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj si dirigjente e muzikës klasike në filmin “Tár”. Të dy filmat janë në mesin e 10 kandidatëve në kategorinë e filmit më të mirë.

- Publicitet -

Në mesin e tyre është edhe filmi “Elvis”, i cili tregon historinë e ikonës së muzikës pop, Elvis Presley. Aktori, i cili luan rolin kryesor në këtë film, Austin Butler, është kandidat për çmimin e aktorit më të mirë.

Bernard Hiller, një mësues aktrimi, i cili ka intervistuar fituesit për klasën e tij të aktrimit, thotë se Hollivudi i merr seriozisht çmimet Oscar.

“Çmimet Oscar janë shumë të rëndësishme për filmin dhe për aktorët sepse janë një njohje nga industria se ju keni ofruar diçka unike”, thotë ai.

Brendan Fraser nga filmi “Balena” është një tjetër pretendent kryesor në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e tij të një burri mbipeshë dhe marrëdhënies së tij të turbullt me vajzën e tij.

Filmi “The Banshees of Inisherin”, i cili shtjellon tensionet mes miqve në një fshat irlandez, konkurron në dy kategori, atë për aktorin më të mirë kryesor, për interpretimin e aktorit Colin Farrell dhe atë të aktorit më të mirë në rolet mbështetëse, për aktorët Brendan Gleeson, Barry Keoghan dhe Kerry Condon.

Një nga konkurrentët e aktores Kerry Condon është Angela Bassett, për rolin e saj mbështetës në filmin e kompanisë Marvel “Black Panther: Wakanda Forever”.

“The Fabelmans”, një film i bazuar në jetën e hershme të regjisorit Steven Spielberg, është gjithashtu një nga kandidatët për të marrë çmimin e filmit më të mirë.

Edhe filmi gjerman “All Quiet on the Western Front”, i bazuar në një roman klasik kundër luftës së vitit 1929 është kandidat në kategorinë e filmit më të mirë si dhe favorit në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Krahasimi i filmave dhe aktrimit është një punë e vështirë, thotë mësuesi i aktrimit Bernard Hiller.

“Kjo është e vështirë sepse disa aktorë kanë skena dramatike, fituese të çmimit Oscar dhe disa jo. Pra, është një lloj krahasimi i dy gjërave të ndryshme. Duhet të zgjedhësh se cila është shfaqja më e mirë, më argëtuese. Mos e merrni shumë seriozisht”, thotë ai.

Disa nga kandidatë për Oscar janë të bazuar në histori të vërteta, duke përfshirë filmin “Navalny”, i cili shpjegon historinë e komplotit për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Pavarësisht disa temave serioze, ceremonia e çmimeve Oscar shënohet si një moment argëtimi, ku adhuruesit shprehin mbështetjen për filmat e tyre të preferuar dhe për njerëzit që i realizojnë këta filma./VOA

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  • Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare
  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?