Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes
EkonomiLajmi i fundit

Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

Published: September 6, 2025
Shpërndaje

Numri i personave “të punësuar”, sipas përkufizimit zyrtar, u rrit me 22 mijë vetë gjatë vitit 2024 në krahasim me vitin 2023. Por 40% e të punësuarve të rinj i përkasin një kategorie të njohur si “në biznes familjar (pa pagesë)”.

Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona në vitin 2024, me një rritje prej afro 22 mijë vetësh përkundrejt vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në botimin e përvitshëm mbi tregun e punës.

Por rreth 24% e të gjithë të punësuarve i përkasin një kategorie të njohur si “të punësuar në biznes familjar” dhe që nuk paguhen me pagë, ndërsa mes shtesës së vitit 2024, pjesa e të punësuarve pa pagë ishte 40%.

- Publicitet -

Instituti i Statistikave përdor metodologjinë e Bashkimit Evropian për përkufizimin se kush është i punësuar dhe kush i papunë, si dhe ata që konsiderohen “enonomikisht joaktivë” siç janë studentët apo personat që thjesht nuk dëshirojnë të punojnë.

Sipas këtij klasifikimi, në Shqipëri pati pothuajse 1,18 milionë të punësuar, ku 537 mijë vetë ishin të punësuar me pagë, 355 mijë të vetëpunësuar dhe 285 mijë, të punësuar pa pagë.

Një në katër qytetarë mes moshës 15 dhe 64 vjeç hyjnë në kategorinë e popullsisë inaktive.

Mes të vetëpunësuarve, përfshihen qytetarët që kanë një aktivitet ekonomik vetë, me apo pa të punësuar të tjerë, si dhe fermerët, të cilët, pavarësisht nivelit të të ardhurave dhe, praktikisht, pavarësisht nëse e punojnë realisht tokën, klasifikohen si të vetëpunësuar. Si rrjedhojë e këtij përkufizimi, qarqet më të varfra të vendit, të cilat në mënyrë tipike kanë shkallën më të ulët të urbanizimit dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale, kanë, në teori, shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën më të ulët të papunësisë.

Në rang kombëtar, 37% e “të punësuarve” janë në sektorin bujqësor, me një rënie të lehtë përkundrejt vitit 2023. Shqipëria është vendi absolutisht rekord në kontinentin evropian për përqindjen e popullsisë në sektorin bujqësor. Mesatarja evropiane është rreth 4%.

Shifra më tronditëse nga raporti është ajo që i përket numrit të grave të punësuara pa pagesë pranë familjes. Sipas të dhënave të INSTAT, si meshkujt ashtu edhe femrat janë të zënë me punë në masë të konsiderueshme në bizneset familjare, por gratë e kësaj kategorie janë “1,5 herë” më shumë se sa burrat.

Në vitin 2024, 32,2% e të gjitha grave “të punësuara” hynin në këtë kategori, përkundrejt 17,6% të burrave. Kjo do të thotë se pothuajse një në çdo tre gra “të punësuara” nuk merr pagë.

Përveç shkallës më të lartë të të punësuarit pa pagë, gratë janë më të prekura nga papunësia sipas matjes zyrtare si dhe zënë pjesën më të madhe të popullsisë ekonomikisht inaktive.

Rreth 62,4 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 10,0 % janë të papuna dhe 30,7 % janë jashtë forcave të punës, sipas INSTAT. Nga 62,4% të punësuar, një në tre është “e punësuar pa pagesë pranë familjes”. Rrjedhimisht, më pak se 40% e grave kanë të ardhura të vetat nga puna.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Igor says:
    September 6, 2025 at 2:46 pm

    Po kush i paguan ata nga banglladeshi a punojne ata falas.

    Reply
  • ¿? says:
    September 6, 2025 at 4:08 pm

    Çfare dmth “i punesuar pa page”. Ne kohe te vjetra keta quheshin “vullnetare”, dhe absolutisht nuk mund te konsiderohen si “te punesuar”. Nejse, çudirat shqiptare nuk kane te sosur.

    Reply
  • Truth says:
    September 8, 2025 at 7:06 am

    Punojne token e familjes ne fshat. Nuk marrin page sepse te ardhurat e shitjes se prodhimeve i ndajne.
    Cfare page do i pagoje fshatari vetes e gruas per te punuar token?
    Ska lidhje me vullnetare por me idene e te punuarit ne pronen tende private per te bere prodhime bujqesore qe pastaj i shet e fiton para.
    Pra ska page per kete gje dhe quhen te punesuar prane familjes.

    Reply
    • ¿? says:
      September 8, 2025 at 4:08 pm

      Dmth ti Trutho thua qe kur mjel lopen tende quhet qe je i punesuar, meqe qumeshtin e shet dhe i mer paret. Po mire, po sikur lopa te jape vetem nje gote qumesht sa per çunin e vogel te shtepise, a quhet qe nona eshte e punesuar?

      Reply
  • Vigjilenca says:
    September 8, 2025 at 3:35 pm

    Po ku ushqehen këta që punojnë pa pagesë, nëse e dinë qeveria, le të na e thotë.
    Mos ndofta rroga minimale ju mjafton më shumë se ushqimi mujor?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?