Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britaniku i famshëm që në takimin e parë me Tiranën shkurtoi flokët dhe barsetat në Rinas (sot ka një anektodë për Shqipërinë në BE)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Britaniku i famshëm që në takimin e parë me Tiranën shkurtoi flokët dhe barsetat në Rinas (sot ka një anektodë për Shqipërinë në BE)
KultureLajmi i fundit

Britaniku i famshëm që në takimin e parë me Tiranën shkurtoi flokët dhe barsetat në Rinas (sot ka një anektodë për Shqipërinë në BE)

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

Shkrimtari Timothy Garton Ash ka qenë në Tiranë këtë të hënë, për të prezantuar librin e tij “Homelands” (”Vendet e mia” – Botimet Dudaj).

Timothy Garton Ash është autor i 11 librave, të cilët siç thotë vetë, fokusin e kanë mbi transformimin e Evropës gjatë gjysmëshekullit të fundit. Ai është profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Oksfordit, studiues dhe bashkëpunëtor në Institutin Hoover, Universiteti i Stanfordit dhe gjithashtu analist i rregullt i çështjeve ndërkombëtare në të përditshmen britanike, “The Guardian”.

Libri i fundit i Timothy Garton Ash është përkthyer tashmë në 19 gjuhë të ndryshme.

- Publicitet -

E veçanta e autorit është se ai ka qenë dëshmitar i dorës së parë, në shumë prej vendeve dhe ngjarjeve që përmend në libër.

Si për shembull, atëherë në 1978-ën e largët, në takimin e tij të parë me Tiranën, i cili padyshim nuk do të kish qenë i mundur nëse nuk do të kishte pranuar të shkurtonte flokët e gjatë dhe barsetat në aeroportin e Rinasit, ku mbërriti bashkë me një grup profesorësh marksistë dhe kolegësh.

Apo atëherë kur, pak orë pas shembjes së Murit të Berlinit, tek shkelte disa metra brenda territorit dikur të ndaluar për perëndimorët, takonte një djalosh që nuk e mbante dot gëzimin, i cili i tha: “Tani po, që ka përfunduar me të vërtetë Lufta”.

Apo kur, menjëherë pas ribashkimit të dy Gjermanive, takoi kancelarin Helmut Kohl, “atë burrë gjigand, të gjatë e të gjerë si akush tjetër që ka takuar ndonjëherë”, i cili me tonin e tij të rëndë të zërit iu drejtua: “A e di ti, që je duke takuar pasardhësin e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit”? (E pasaktë kjo, sipas vetë Garton Ash, por që aq shumë ishte shastisur nga sjellja e Kancelarit, sa nuk kish mundur t’ia vinte në pah pasaktësinë e pohimit).

Mes shumë episodeve të tilla, tejet domethënëse, të cilat syri dhe mendja e mprehtë e shkrimtarit nuk ia ka dorëzuar harresës, falë edhe “shoqëruesve të pandarë”, lapsit dhe bllokut në xhepin e brendshëm të xhaketës, spikat padyshim ai i takimit me një rus, i cili në bisedë e sipër i kishte thënë: “Krimea është e Rusisë”.

Një bisedë kjo, e bërë shumë vite përpara se të vinte 2014. “Besoj se e merrni vetë me mend”, na tha vetë shkrimtari, se cili kishte qenë bashkëbiseduesi. (E morët me mend!) Vladimir Putin!

Duke ardhur më pranë, tek Shqipëria, një vend që e sheh pabesueshmërisht të transformuar pas vizitave në 1978 dhe 1991, ngadalësinë e procesit të integrimit evropian përpiqet ta shpjegojë me një anektodë historike. Duke sjellë në vëmendje qasjen e palëve të interesuara për problemin e rajonit të Alsaice-Lorraine, midis Francës dhe Gjermanisë: “Le ta mendojmë çdo ditë, por të mos flasim për të”.

Në rastin e Bashkimit Evropian dhe procesit të zgjerimit të tij në dekadat e fundit, sipas Timothy Garton Ash, qasja ka qenë e përmbysur: “Le të flasim për të, por të mos e mendojmë”.

Janë të gjitha copëza historish, ngjarjesh dhe bisedash që, të para “me mendtë pas kuvendit”, ofrojnë shpjegime të kristalta për “historinë e të sotmes”.

Çështja është, çfarë pritet të ndodhë? Ku do të shkojë Evropa? Si do t’i përballojë ajo krizat? A do të jetë e ndarë, apo do të jetë e bashkuar, në një botë ku perëndimi, sipas vetë Garton Ash “nuk po dikton më agjendën”?

Edhe këtu, historia sipas shkrimtarit ka plot mësime për të dhënë.

Fjala vjen, çdo herë që Evropa ka patur një qasje Euroatlanticiste, ajo ka qenë e bashkuar. Çdo herë që ka patur një qasje EuroGoliste, ka qenë e ndarë. Si do të shkojë? Historia e të tashmes me siguri do të na e tregojë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    October 31, 2023 at 2:48 am

    Ne Shqiperi ka vend per te gjithe por me e rendesishme eshte qe Sali Berisha do shkoje ne burg.

    Reply
  • Soza says:
    October 31, 2023 at 10:06 am

    Problemi i Alsasë Lorenës do të kishte gërryer Europën në se nuk do të ishte krijuar BE.
    Le të mësojnë liderët e sotëm europianë nga themeluesit dhe praktikat e tyre më të mira për zgjidhjen e problemeve të që kanë detyrim të zgjidhin menjëherë.
    Përndryshe Europa do të copëtohet.

    Reply
  • demo says:
    October 31, 2023 at 10:31 am

    Ne,Europianet e GURIT TE THEMELIT,i jemi borxhlinj asaj GJermanie,se mos ishte Ajo Gjermani,,Mongolet,sllavet,turqit do ta kishin perpire Europen.
    Mua me vjen keq qe vazhdon te vendose per Fatin e Popujve Franca kurve,qe prej luftrave te Napoleonit nuk ka fituar asnje lufte.Harku i Triumfit eshte bere si mustaqet e Atij ,qe i kaloi miu nen mustaqe dhe e beri rruge,.
    Me shume ka marshuar Ushtria Gjermane ne Harkun e Triumfit,se Ushtria franceze.
    KIjo eshte “Lavdia e Frances”. Ngujen Bien Fu.Beteja Algjerit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?