Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH
AktualitetBote

Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price do të largohet këtë muaj nga ky post pas më shumë se dy vjetësh dhe do të marrë një pozicion të ri pranë Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, tha vetë zoti Blinken të martën.

Price e bëri betimin më 20 janar 2021, ditën kur Joe Biden u inaugurua si president. Ai e ka mbajtur këtë post në një periudhë kyçe për politikën e jashtme, gjatë agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tërheqjes kaotike të diplomatëve dhe personelit tjetër nga Afganistani.

Në një deklaratë, Blinken tha se Price mbajti më shumë se 200 konferenca me gazetarë, duke vepruar si fytyra dhe zëri i politikës së jashtme të SHBA.

- Publicitet -

“Ai ka ndihmuar qeverinë amerikane të mbrojë dhe nxisë lirinë e shtypit në mbarë globin dhe ka dhënë shembullin e transparencës dhe sinqeritetit për të cilat ne bëjmë thirrje në vendet e tjera. Ndikimi i tij di të ndjehet në Departamentin e Shtetit për shumë kohë pasi ai të lërë detyrën”, tha Blinken.

Shaun Tandon, president i Shoqatës së Korrespondentëve të Departamentit të Shtetit, vlerësoi Price për rikthimin e konferencave të përditshme të shtypit dhe përballjen e tij me pyetjet e vështira të gazetarëve, si në rastin e tërheqjes nga Afganistani.

“Falë Nedit, konferenca e përditshme e shtypit duket tani rutinë dhe kështu duhet të jetë. Ajo ofron një mundësi për shtypin nga e gjithë bota që të shtrojë pyetje për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, shpesh në mënyrë kritike”, tha zoti Tandon në një deklaratë. “Është një tregues i shëndetit të demokracisë amerikane.”/ VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?