Nga Pano Hallko
Më datën 20 korrik të vitit 1987, në Kampin e Riedukimit nr. 305 në “Përparim” të Sarandës, burgu 305 në të thënën e popullit, zhvillohej analiza e 6 mujorit të parë.
Shumë lexues sot, duke mos ditur shumë gjëra për atë kohë, por edhe meqënëse fjalët edukim e riedukim thuajse janë hequr nga Fjalori i gjuhës që flitet sot, mund të pyesin: E çfarë analize mund të bëhej në kohën e diktaturës, në burg, me të burgosurit, e për të burgosurit?!?
Por ja që bëheshin, e zhvilloheshin në mënyrë institucionale, me të gjithë seriozitetin dhe përkushtimin që kërkon një analizë…
Salla ishte mbushur plot, me 367 të burgosur, dy prej të cilëve ishin në presidiumin që drejtonte analizën, në të dy krahët e komisarit emërmirë të atij Kampi, komisar Serjan Cacaj.
Në burg funksiononte Këshilli i Riedukimit, i cili numuronte 25 anëtarë. Po të citoj dy-tre nga emra e tyre, ata që njohin histori dhe letërsi, do t`i kërkonin sot për pedagogë në Filologji. Ishin në këshill, mes të tjerëve, edhe…poeti i pavdekshëm Frederik Rreshpja, të mençmit Uran Kostreci e Ahmet Gjeduri etj… Kryetar i atij këshilli, ishte i burgosuri, burri fisnik e i ditur nga librat e panumërt që kishte lexuar në jetën e tij, zoti Zef Prendi nga familja fisnike e Prendëve të Mërturit. Zoti Prendi sot gëzon shëndet të plotë e kryesisht mendje të freskët e kokën të mbushur plot, pasi edhe sot i zgjedh librat që lexon e i “përpin si lubi”.
Pra, në presidium komisari Serjan Cacaj, në mes të Zef Prendit e të llogaritarit të atij burgu.
24 anëtarët e tjerë të Këshillit të Riedukimit, kuptohet që ishin në sallë, me të burgosurit e tjerë, “në mes të masës”, siç jo pa kuptim thuhej atëherë. E të parët, kuptohet që do të ngriheshin të diskutonin e të raportonin anëtarët e këshillit, lidhur me punën bindëse që kishin bërë me të burgosurit problematikë, të cilët në shumcën e tyre ishin për vjedhje apo për arsye banale.
Një çast, komisari i tha me zë të ulët Zefit, të cilin e kishte në krah të djathtë:-Zef, a ta ngacmoj pak Kleanthin? -Po mor, ngacmoje, ta shikojmë çfarë batute të fortë do të këputë sot…
Kleanth Çoçoli, ishte njëri nga intelektualët e burgut, agronom me arsim të lartë, por me një kulturë për t`u admiruar shumë përtej agronomisë. Anëtar i këshillit të riedukimit të burgut.
-Pa çohu ti Kleanth e na thuaj, çfarë ke bërë këtë gjashtëmujor për uljen e ngjarjeve negative(lexo: rrahje, fyerje, shtyrje, pështyrje; gjithçka mund të bëjnë të burgosurit brenda telave, më saktë gjithë ato, që sot si njerëz “të lirë” i bëjmë ne jashtë telave). -Po ja, kam punuar, gjegji Kleanthi, kam punuar me njerëzit, kam folur me të burgosurit veç e veç, e në grup… -More sa ngjarje negative ke shmangur, e nuk ke lënë të ndodhin?- e pyeti komissari duke i mëshuar zërit… -Aaaa, për këtë e ke fjalën komisar? Po unë nuk jam Tahir Baçova!… E gjithë salla, me në krye komisarin që mezi priste çfarë do “të këpuste” Çoçoli, shpërtheu në të qeshura…
TAHIRI ATËHERË DHE…
Tahir Baçova, është një tiranas, bashkëqytetari ynë, më mirë të themi se ne jemi bashkëqytetarë të tij. Natyra atij, pa kryer shkollëra të shumta, përjashto tetëvjeçaren, që brezin e tij e detyronte “dhuna” e diktaturës ta kryente, i kishte falur aftësinë për të zbutur dhe trajnuar kafshët; duke nisur nga pulat e gjelat, cjeptë, qentë, gomerët e deri tek arushat, që ia sillnin nga pyjet e Librazhdit, të cilët nuk janë më. Prandaj edhe arinjtë dhe derrat e egër, janë pajisur me pasaporta maqedonase, si “pakica kombëtare” dhe jetojnë të lumtur në pyjet e Maqedonisë. Duke lënë pas, në vendin djerrë, të ngjashmit e tyre me dy këmbë…
Tahiri ishte nëpunës i nderuar i Cirkut të Tiranës, të cilin ne sot e mbiquajmë edhe kombëtar, por nuk kemi në të, as kafshët, e doemos, as tjetër Tahir. Baçova rron për mrekulli në të tetëdhjetat, i dekoruar qysh në atë kohë nga Presidenti i vendit, e sot përveç pensionit të pleqërisë, gëzon edhe atë të veçantin…
Virtuozi Tahir, punonte me pasion në fermën e vet; jo vetëm t`i mirëmbante e ushqente, por edhe t`i trajonte e mësonte në shkollën e tij. Të gjitha kafshët e fermës, bënin gjëra që jo të gjithë njerëzit mund t`i bëjnë, e prandaj i argëtonin, gëzonin e i çlodhnin të gjithë njerëzit.
E pyeste gomarin para sallës së mbushur plot Tahiri:-Sa bëjnë dy edhe dy? E gomari përgjigjej duke i rënë dyshemesë me këmbën e parme të djathtë, mbathur për qejf, plot katër herë! Qentë luanin futboll e bënin gola, arinjtë luanin basketboll e bënin kosha, e kështu me radhë… E njerëzit kënaqeshin, duke u çuditur se si ka mundësi që gomari(që i paçin intelektin atij disa nga njerëzit e sotëm të shkolluar e që nuk shkruajnë dot emrin e tyre), para publikut, të zgjidhë ushtrime të aritmetikës!…
…DONALD LU-ja SOT!
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, për hir të së vërtetës duhet thënë, se në kryerjen e detyrës për të cilën ata i paguan shteti i tyre, jo rrallë kanë dalë nga kostumi i tyre trupor, pa lere nga ai diplomatik. Me gjithçka në këtë vend, por kryesisht me politikën, thënë më mirë me ata që kanë pretenduar e pretendojnë në këto vite të tranzicionit qëllimisht të stërzgjatur këtu si askund në botë, nga vetë ata, pra “politikanët”.
Është thënë disa herë, se për fat të keq(por edhe të mirë) tonin, të huajt(jo të gjithë kuptohet), e duan Shqipërinë, madje e duan shumë më tepër sesa ata që do të duhej ta donin, jo thjesht si banorë të saj, e si bij bastardë të saj, por qoftë edhe për të garantuar e çimentuar, gjithë ç`kanë vjedhur në këto vite nga djersa e popullit.
Detyra e ambasadorëve kudo ku punojnë e ngado që vijnë, është të punojnë për interesat e shteteve të tyre. Amerika nuk e ka problem për interesat e saj në Shqipëri e në rajon, pasi kodoshët që kanë rrjepur vendin, nuk ia prishin asaj, qoftë edhe sikur të kërkojë sheshin “Skënderbej”, për…helikodrom, apo për pulari qoftë! Mjafton që ata të ishin në pushtet, e “të qeverisnin” vendin. Për një vit e gjysmë rresht, ambasadorit amerikan ia sollën zorrët në grykë, kodoshët tanë gjoja të përkushtuar për reforma. Prandaj edhe ai me atë shqipen e tij simpatike, foli hapur para disa ditësh duke emërtuar shkaktarin, por edhe në protestën e organizuar më datën 19 korrik. “Ferma” e ambasadorit Lu, ka shumë më tepër specie nga sa kishte ferma e Tahir Baçovës. Por shumë më pak inteligjente sesa ato të Tahirit. Thuaje po deshe, edhe shejtan-budallenj, njësoj është. Speciet që mbarështonte dhe trajnonte Baçova, ishin edhe mirënjohëse karshi trajnerit të tyre. E shikonin me adhurim në sy, e prisnin komandën e radhës, vepronin siç ai u thoshte.
Për hir të së vërtetës, ambasadori Lu më është dhimbsur, të paktën një herë gjatë këtyre 540 ditëve. Atë ditë kur një deputet i pakicës, i cili ka në arsimimin e tij vetëm patentën e shoferit(e jo thjesht të drejtuesit të mjetit). Ky pasanik në letra(sepse aksionet e biznesit arsimor privat i kanë të tjerët), doli një ditë para kamerave dhe mburrej që “ia kishte mbledhur” ambasadorit amerikan! – I thashë ambasadorit-krekosej ai, se unë do të votoj vijën që ka partia ime, pasi më ka zgjedhur populli”. Pika që nuk na ra të gjithëve ne, që e kemi bashkëkombas e bashkëqytetar! Katandisje më mizerable për këtë vend, nuk ka. Por edhe ambasadori i nderuar, kurrë nuk më është dhimbsur si atë ditë. M`u duk sikur atë ditë, ai e kishte kaluar vapën në kotecin e Fahriut-gjitonit në lagjen e tij.
Miliarderë pranë opozitës që u bënë të tillë me tenderat e korruptuar dhe me aksionet në pushtetin e Beogradit, të cilët dikur kanë punuar me devocion në “Zërin e Popullit”, por edhe me Dosjen e bashkëpunëtorit të Sigurimit të shtetit nën sqetull, qajnë me lotë krokodili për “sovranitetin” e vendit. -Ta bëjnë shqiptarët, e ta monitorojnë të huajtë- thonë ata. Asnjë njeri me nivel mesatar të logjikës, e lere më lart, nuk e kupton se çfarë sovraniteti paska ky vend, e që bëhet fjalë ta humbasë!
A thua se sot e 25 vite, nuk e paskan bërë si sytë e tyre, kështu siç është, “të majtët” e “të dhjathtët” “shqiptarë”, e të huajt nuk paskan monitoruar! -Po e teprojnë ambasadorët,-thonë “analistë të pavarur”. E këtu nënkuptojnë patjetër ambasadorin amerikan dhe atë gjerman. Dy vendet që e duan më shumë këtë vend, i cili me këta që ka në “ballë”, nuk e meriton dashurinë e tyre.
Sovranitet në këtë vend kanë patur vetëm klikat e politikës, por jo shteti, kanë patur prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të cilëve u ka prerë shpata e larë me paratë e varfanjakëve majtas e djathtas, por kurrë nuk patën sovranitet shqiptarët.
U desh që ambasadori Lu, të rrëmbente drurin-jo vetëm në kuptimin figurativ të fjalës, brenda mureve të fermës së tij, që speciet e shumta brenda saj, të arrinin “t`i jepnin sihariqin popullit”. Fiks më datën 20 korrik, si në datën 20 korrik të vitit jo aq të largët 1987, kur në burgun e Sarandës zhvillohej analiza gjashtëmujore.
Të “trija palët”, deklaruan se dolën “fituese në betejë”. Mbetet të shohim, nëse Shqipëria do të fitojë më në fund luftën me përpëlitjet e 25 viteve.
Që të ndodhë kjo, do të thotë që data 22 korrik, të shënohet në Kalendarin e Shtetit si Data 1, si Dita e Parë kur shteti nis Punën, për të shkuar në Europë. Pa tranzicion tjetër…
Botuar në DITA në korrik 2016
Bravo!
I Madhi Pano
Respekte Miku im
ËSHTË NJË ANALIZË, QË KA MBETUR NË MENDJEN E NJERËZVE QYSH ATËHERË.
KAM LËNË KOMENTIN TIM, MESA KUJTOHEM ATË DITË.
PËR TË TILLË GAZETARË TË PAVARUR, KA NEVOJË KY VEND.
AUTORIN, NUK E NJOH.
POR PËRGËZOJ KRYEREDAKTORIN E GAZETËS, QË E RIBOTON.
Uran Kostreci nuk ka qene ne burguen e perparimit te Sarandes ,por ne Burrel.Ne 1987 ka qene liruar,jetonte ne Elbasan.
Per i mencur,,ka qene koqe kandari.
Shkrim i dobet i nivelit dhidhaskalik.
Shkrim i përkryer, i vlefshem dhe koherent me shume se kurrë.
Ops , shkrim i dobet, thote ky me lart,, bile “dhidhaskalik ” …zgjerohu pak me shume per tu spjeguar…..ne se ste pelqen menyra e te shkuarit, te ftoj te shikosh permbajtjen. Ajo ka me rendesi. Personalisht , RESPEKT per artikullshkruesin
Urrejtesi profesionist ka shume te drejte kur komenton ne kete menyre per shkrimin , por ama nuk ka aspak te drejte as urrejtesi profesionist dhe as Pano hallko kur nuk thone asgje per ate fjalen e ” mençur ” te Rames per Noc Rrokun, por me sa duket kjo fjale u ka pelqyer se e ka thene ” Skenderbeu ” i Spiropalit, lideri i tyre boteror !
Rama bej kujdes me Ameriken! Miku eshte mik!
Edi Rama ka thene se Drejtesine e re e beme NE, e sa per Amerikanet besoj se biem dakort se as qe duan t’ja dijne fare per kete qoshe te globit – ja, prej ikjes se Yuri Kim po behen 3 vite qe nuk kane Ambasador fare ne Tirane…te jete kjo shenje e miqesise per vendin me pro-amerikan ne planet a realitet qe nuk duan t’ja dijne fare per c’ngjet ketej kjo le te kuptohet sipas oreksit te sejcilit.
Falinferoi DITËN që boton shkrimin e vitit 2016 të Shqipëtarit që nuk i lodhet memoria të rendisi FATKEQSITË e politiqënve tanë në 34 vite që vazhdojnë ti jenë prezent akoma & sot.
– Më kujtohet kur Ambasadori Amerikan Lu..po ligjëronte në sallën plot me MAGJISTRAT(magjistar),kur deklaroi “..ORËT NË DORËT TUAJA KUSHTOJNË SA LIMUZINA IME..” Dhe I pari që hoqi ORËN NGA DORA ishte GJYQTARI ZI BERISHIST Zef GJONI,i cili ju shmang VETINGUT,IKU NË GJERMANI ME LEJE LINDJE & U KTHYE KRYETAR I PD LEZHË.
-Por,deklaratën e tij largpamsr Amb.Lu nuk e zbatoi dot për ARRESTIMIN E “..PESHKUT TË MADH..”,Pasi e larguan.Arsyet dihen tashmë.Nga 8 Ambasador Amerikan,7 prej tyre non grata i ka PËRGOJUAR SIKUR SOT GJITH BOTËN QË I DEL KUNDËR MARRZIVE TË TIJ.
-Amasadorja YURI KIM,u ndesh keqas me horrat e politiqënve në të djathtë,pasi DASH e kishte shpallur NON GRATA me 4 akuza të rënda..deklaroi..”.. Me S.Berishën kryetar të PD-s DO TË HANI BAR PËRJETSISHT..”!
– Dhe meqënde Shkodrani A.Kraja i SPAK i kërkoi PROVA AMERIKËS,Kur 101 provat janë në memorien e 90 % të popullit,Edhe YURI KIM u largua,për ti lënë fushën e lirë NON GRATËS për ta bër COPASH PD-në e mbushur me KOMUNIST E SPIUN 1991.!
-Por,para largimit,Ambasadorja u ngujua në zyrën e KLP për të zgjedhur në krye të SPAK Atë që nuk e deshën POLITIQËNËT KRYESOR.!
-Tashmë Amerika në tranzicion pushteti,Sikurse veproi në 2016-duhet ti japi fund ELEMINIMIT NGA POLITIKA TË BALENAVE,TË KORRUPTUARVE MADHOR,MINUESVE TË DEMOKRACISË,TREDHËSVE TË DREJTËSISË,Duke vënë në MENGENE SPAK+GJKKO që po zvarrit DOSJET E VIKTIMAVE TË GËRDECIT,21 JANARIT,etj,Duke kthyer SHPRESËN E VENITUR AMERIKANE TE POPULLI.!
-FLM.