Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja çfarë do bëjë SPAK me Berishën nëse nuk paraqitet deri më 6 nëntor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ja çfarë do bëjë SPAK me Berishën nëse nuk paraqitet deri më 6 nëntor
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Ja çfarë do bëjë SPAK me Berishën nëse nuk paraqitet deri më 6 nëntor

Published: October 27, 2023
Shpërndaje

Sali Berisha ka vendosur të mos i bindet vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Sipas juristëve dhe bazës ligjore në fuqi, shkelja e urdhrit të Gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, për të cilën kërkohet autorizim nga parlamenti, ose me vijimin e masës aktuale duke e hetuar Sali Berishën në mungesë.

Sali Berisha deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për të zbatuar vendimin e dhënë ndaj tij nga gjykata e posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv me privatizimin e kompleksit Partizani.

- Publicitet -

“Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua aty, ajo ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Do të thotë e paligjshme”, tha Berisha.

“Report TV” u konsultua me juristë dhe me bazën ligjore në fuqi nga ku rezulton se ish-kryeministri mund të përballet me masë më të rëndë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj.

Data e parë kur Berisha duhet të shkojë aty, sipas vendimit të gjykatës, është ora 10.00 e datës 6 nëtor 2023. Në këtë kohë oficerja mban proces-verbal ku shënon se Sali Berisha nuk është paraqitur dhe se nuk ka dorëzuar raport mjekësor apo dokument tjetër që justifikon ligjërisht mosparaqitjen.

Që nga ky moment, prokurorit i lind e drejta të veprojë me zëvendësimin e masës “detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit” me një masë tjetër më të rëndë. Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar nga vendimi i gjykatës. Mosparaqitja edhe pas këtij njoftimi, i vendos prokurorët para dy opsioneve:

I pari, të kërkojnë një masë tjetër sigurie, më të rëndë se ajo që nuk po ekzekutohet, “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”, por për të dyja këto, duhet të kërkohet autorizim nga Parlamenti. Për masën “arrest në burg”, ka një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç. Ndërkohë masa arrest shtëpie, nuk ka kufizim moshe.

Në këtë rast, SPAK dhe GJKKO i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e arrestit në shtëpi përsa kohë kjo masë vijon.

Arresti në shtëpi shoqërohet me kufizime që kanë të bëjnë me takimin vetëm me anëtarë të familjes dhe avokatin duke mos lejuar kontaktin me median apo persona të tjerë. Skenari i dytë, më pak i mundshëm, është që prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai vendosin vijimin e procedimit me këtë masë që është në fuqi, duke administruar deklaratat ku Berisha verbalisht pranon se ka marrë dijeni për masën. Në këtë rast, duke qenë se të hetuarit i është ndaluar dalja jashtë shtetit, vendimi i masës depozitohet në sekretarinë e GJKKO e cila ia dërgon Berishës me postë në adresën ku figuron banues.

Pas këtij veprimi, bëhet deklarimi i mungesës së Berishës, dhe sipas ligjit, i barazohet me personin e ikur, në zbatim të Nenit 247, paragrafi 3/1 i Kodit të Procedurës Penale që parashikon se: I ikur konsiderohet personi që megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet zbatimit të masave të sigurimit, ose dënimit me burgim. Ky nen i përgjigjet saktësisht situatës së Berishës, për të cilin policët kanë shënuar në procesverbal se “nuk u gjet” pasi kanë tentuar ta lajmërojnë në selinë e Rithemelimit dhe në banesën e tij ku ka adresën e deklaruar edhe pse ai verbalisht ka marrë dijeni për masën.

Deklarimi i ikjes, i jep të drejtë prokurorisë e gjykatës, që të vazhdojnë hetimet e çështjes me një avokat kryesisht për Berishën (atë që e përfaqësoi gjatë masës ose avokat tjetër) dhe ta dërgojë dosjen në gjyq për zgjidhjen e saj në themel. Sa i përket diskutimit nëse duhej kërkuar autorizim nga Parlamenti për masën që Sali Berisha nuk po zbaton, juristët thonë se rastet e heqjes së lirisë për të cilën duhet të kërkohet leje nga legjislativi janë shtatë, dhe asnjëri prej tyre nuk është zbatuar ende ndaj ish-kryeministrit.

7 rastet e heqjes së lirisë

1-Ekzekutimi i një vendimi dënimi me burgim i formës së prerë

2-Ekzekutimi i një mase sigurie arrest në burg ose në shtëpi

3-Ndalim me urdhër të prokurorit

4-Ndalim me iniciativë nga Policia Gjyqësore

5-Arrestim ne flagrancë nga Policia Gjyqësore

6-Shoqërim i detyruar në Gjykatë

7-Shoqërim në Polici

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    October 28, 2023 at 2:03 am

    Ndac ta arrestojune,n`dac ta lirojne,,tani per mua Berisha sot eshte nje gomar i ngordhur,qe u ka zene rrugen dhe s`po e heqin dot.
    Dje mora nje lajm trondites nga Kosova,..Albin Kurti ju dorzua djajve te Europes,Makron,Sholc dhe Meloni,per Zajednicat,.Ishte nje Mandate. Waterloooooo!
    presioni i eger intensiv,sidomos nga kllouni Tiranes,qe dergoi shemtiren Meloni te perforconte rrethimin.
    Eshte mot a mot si dorzimi Shkodres prej Esad pashes,pas nje rezistente heroike 7 mujore.Edi Rama do ta paguaje kete tradheti te ndyre kombetare.Ky ka qene prej fillimit te mandatit te tij,nxitesi,kallauzi,orhanizatori,TELLALLI,INKUIZITORI,,AGRESORI i ndarjes se Kosoves.Do te paguaje shtrenjte.Kaq di te them une.Albin Kurti ben mire ti drejtohet Perlamentit te Kosoves dhe gjykates kushtetuese.
    Zajednicat jane vdekja e Kosoves.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    October 28, 2023 at 3:20 am

    Demo pi ore rakinë
    dhe të bëftë mirë
    Por mos i pi mendtë
    Merr më mirë një birë.

    o Demo gërdalla
    truthari me zile
    ti dhe motrës sate
    Sec ia bën me hile.

    Njerëz o të liq
    gjoja patriotë
    Ju shisni babanë
    Për një copë biskotë.

    Për një copë bust
    Në minoritet
    Tërbohet ky Demo
    dhe nga goja dhjet.

    Gjysma e shqiptarëve
    Punojnë në Greqi
    Demo mos pi trutë
    Kur pi ti raki.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 28, 2023 at 7:10 am

    Le te mos dalim nga tema me debate boshe pa argumenta llogjike:

    Sali Berisha nuk mund te perdori PD per te mbrojtur dhenderin dhe veten e tij nga Drejtesia dhe kete kane filluar ta kuptojne edhe Sanco Pancat e tij qe e ndjekin pas symbyllur si te hiptonizuar nga Bosi karizmatik. Kete “Pardesy te Bardhe” te Bosit politik si “Kashei i Pavdekshem” qe edhe “Bar ha por nuk dorezohet ”Saliut ja kane dhuruar dy prokuroret Kraja dhe Millonai qe e kane qepur keq ceshtjen qe sikur mos te mjaftonte paaftesia e tyre, por eshte nje ceshtje qe edhe ne zanafille ngjan me nje estrade enveriste me gjyqe popullore kunder Armikut te Kllases me gjithe trajnimet dhe fizkulturat nderkombetare te prokuroreve te SPAK duke terrhequr ne mocalin me ere te keqe edhe Gjykaten dhe Avokatine si institucione themelore te Drejtesise. Te futur ne kete rruge pa krye tani po kerkojne me finte procedurash dhe nene burokratesh te detyrojne Saliun te paraqitet ne Gjykate per t’i lexuar nje akuze absurde

    PSE KA NDIHMUAR DHENDERIN TE PASUROHET TE PARTIZANI ME DOKUMENTA QE I KA FIRMOSUR BASHA DHE RAMA?

    Kjo me te vertet eshte humoristike si estrade enveriste dhe helbete cfare mund te presesh tjeter nga nje ish hetues i Enverit? Nga ana tjeter nuk ka nevoje per intelekt te posacem natyral apo artificial qe te kuptosh se pas gjithe kesaj zallahie qendron jo SHBA sic flasin analistet dru me pre te medias sone kombetare qe haber nuk kane si funksionojne gjerat ne SHBA dhe nuk e dine se pas non grates dhe zallahise me sulmin e perqendruar kunder “Peshkut te Madh” qendron jo Departamenti i Drejtesise, por DASH i dyshes dabell BB – i plakut Biden dhe me konkretisht i Blinkenit pas tij dhe kjo nuk ka asgje te keqe, sepse Saliu e meritonte ndeshkimin per krimet e tij qe kur vrau me pabesi Remzi Hoxhen dhe e groposi trupin e tij poshte ndonje shtylle elektrike njesoj si Kristaq Rama me Havzi Nelen dhe me pas i vuri zjarrin Vatanit me Piramidat e tij Financiare me Ridvan Boden qe Edi Rama e ka hedhur ne poste te larta qeveritare sic veproi me Like Floririn dhe ne kete kendveshtrim

    AMERIKANET E DASH KANE BERE SHUME MIRE QE PO NDJEKIN SI KOMUNIST SALI GERDECIN ME PROKURORE NGA SOJI I TIJ

    por:

    Vepruar shume keq qe e ndoqen si fashist Tik Llallen per nje “ullishte te perroii thate” qe detyroi Italine t’i jape Kryeprokurorit te perndjekur nga ambasadori hakmarres Lu azil politik duke i treguar DASH dhe Drejtesise shqyptare gishtin e mesit, njashtu sic i ka treguar gishtin e mesit Zvicra me Dritan Zaganin dhe policet e tjere te masakruar nga Edi Rama dhe banda e tij me Taulant Ballen ne polici

    Reply
  • Spak says:
    October 28, 2023 at 7:49 am

    Ky njeri ,tanime i kthyer ne kerme, po jep shpirt dhe kerkon te mbaje akoma PD dhe Shqiperine varur me ndihmen e disa hajduteve dhe krimineleve dhe injoranteve si Noka,Shehu Albana, Gaz Bytha dhe te tjere te ngjashem! Por komenti im eshte per mediat! Analiste dhe gazetare te shitur, injorante ,mercenare rrogetare,analiste, Syriste etj jane kane dale jashte c’do lloj norme njerezore! Shpifin,shajne,kercenojne drejtojne emisione,nuk lene te tjeret te flasin dhe keta jane ata qe mbrojne Kushtetuten duke harruar qe vetem Gjykata ka te drejte ligjore per te vendosur! Ankimimi behet ne nje gjykate tjeter i nje shkalle me te larta! Por jo Saliu,lexhenda jone e urrejtjes mes vedi merr persiper ta vendose me avokatin e familjes Gencin qe eshte perfytyruar komplet! Me beri pershtypje tek Sidorela Gjoni nje gazetar i Syrit drejtonte emisionin! Dukej shume qarte qe Sidorela s’kishte asnje te drejte ta nderpriste dhe te mos ja jepte fjalen kur te deshte ai! Ky gazetar, sigurisht i dehur,ngapesha e saliut,qeshte me ironi,kur fliste nje gazetar tjeter! I qeshuri te qesh,i talluri te tall,injoranti s’te le te flasesh! Pra dua te them mjaft me me Saliun! Gjeni ndonje peme tjeter dhe shkundeni per t’i marre ndonje koker! Mollet e Saliut jane me helm! Por ky eshte Kombi Shqiptare!

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2023 at 8:35 am

    Kush ka qene ne Dropull
    ne kohe te enverit
    do me jape te drejte
    per fjale te nderit
    per sasi gomeresh
    peqini kish namin
    por me shume gomere
    kishte Derviciani.
    jane te zhgenjyer
    me memen Helladhe
    Dropulli punon
    Himara ben PALLE.

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2023 at 9:13 am

    Kush ka qene ne Dropull
    ne kohe te enverit
    do me jape te drejte
    per fjale te nderit
    per sasi gomeresh
    peqini kish namin
    por me shume gomere
    kishte Derviciani.
    jane te zhgenjyer
    me memen Helladhe
    Dropulli punon
    Himara ben PALLE.

    jANE hatermbetur
    me memen Helladhe
    Varda 300 evroshat
    Per Qylerat shqiptare.

    Ne kohe te enverit
    Dropulli ne Are
    Ne mbledhje Partie
    Qylerat shqiptare.

    coja Mico plakun
    Kudhesit,Pilurit,
    T`ja ngrejne dolline
    Qylerat e Klubit.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 28, 2023 at 9:15 am

    VO:
    -Sb vdiq politikisht më 19 maj 2021 me futjen në LISTËN E ZEZË AMERIKANE,për Korrupsion madhor,aminim të Demokracisë,Shpërfillje të Drejtësisë..në 32 vite nënpolitikë i gjithëPushtetshëm APSOLUT,i paprecedent në botë.
    -Nëse Sb nuk u arrestua për grushtet e Shtetit 1996,97,98..Nuk ekzistonte dejtësi,por bandë hajdute e barabartë me politikanët hajdut dhe oligarkët vrasës.Ndaj u kërkua reformimi i drejtësisë,Ku mbi 80 % e msgjistrstëve e nxorën nokaut për Korrupsion.
    Edhe drejtësia e RE që po rimëkëmbet janë e njëjta XHAKET ME ANDRA,ku SPAK+GJJKO akoma kan frikë gjer në kockë,Pasi Sb ka treguar në praktikë se TË VRET NATËN E TË QAN DITËN.
    -Në 32 vite Sb ka veshur mbi 20.000 nëna me të zeza..! Kjo dihet tashmë.Mbi 200 janë në Tropojën e Tij..!
    -Marrëzia e pa matë është e Atyre që i shkojnë pasë deri në vdekje klinike,Pasi Sb nuk kthehet më në pushtet.Kjo tregon se Berishizmi është futur thellë në trurin e shpërlarë që duhen vite për tu korrigjuar.Ashtu siç ndodhi me E.Hoxhën që akoma kërkojnë ta nxjerrin nga VARRI. PSE:
    • Drejtuesi kryesor që doli në krye të një partie të ashtuquajtur DEMOKRATIKE në 1991-Sb,Për fatin e keq të Shqipërisë ndodhi ANTI SHQIPËTAR,më i keq se E.Hoxha,A.Zogu..por si Esati,Stalini,Hitleri..!
    -Militant të Sb..Mblidhni mëndjen..Mbreti vdiq..Rroftë mbreti..!

    Reply
  • intelektuali says:
    October 28, 2023 at 9:40 am

    Shikoni si spiuni i Sigurimit, Dritan Hilla ben papushim avokatine e hetuesit te Enverit, Arben Kraja qe eshte persekutori kryesor i Sali Berishes ne kete ceshtje si estrade enveriste ne emisionin e komunistes se kuqe, Rudina Xhunga, ja cfare deklaroi Dritan Hilla para komentuesit Demaliaj ne emisionin SHQIP:

    “…Arben Kraja ka punuar vetem nje vit si hetues i Enverit dhe nuk ka vrare asnje fakir si Armiku i Kllases apo si spiun i Imperializmit…” gjate hetuesise se tij vrastare enveriste si bedel besnik i regjimit sadist dhe gjakatar dhe vazhdoi avokatine e tij ne debat me Demaliajn: “…Gjynahqari Arben Kraja ka vetem nje apartament me materiale te vorfna ne Tirane dhe … nje vile ne Gjirin e Lalzit, po atje kane vila te gjithe Tironsit…” duke bere te cuditen ata qe ndiqnin emisionin e kuq bolshevik te Dritan Hilles:

    PO KUR JANE BERE KAQ TE PASUR SHQYPTARET SA TE NDERTOJNE TE GJITHE VILA TE GJIRI I MILIARDEREVE NE LALEZ, PSE ANKOHEN PER SALI BERISHEN ATEHERE? PSE ANKOHEN PER EDI RAMEN QE VJEDH PAPUSHIM SI SALIU PARA TIJ?

    Kjo llogjike kontraverse e Dritan Hilles per modestine e kriminelit te Enverit, Arben Kraja qe Edi Rame e ka leshuar si zagar enverist qe di te lehi por nuk kafshon kunder Sali Gerdecit eshte me te vertete nje:

    DIAMANT NE MEDIA TONE ENVERISTE KOMBETARE

    Reply
  • korçari says:
    October 28, 2023 at 11:04 am

    Per popullin shqiptar me ne fund po largohen ata te cilat kishin bllokuar çdo gje pozitive apo shpresedhenese ,tani drejtesia po vepron kunder “te paprekeshmeve”dhe kjo duhet te gezoje çdo shqiptar i majte apo i djathte qofte.Te gjihe kemi shekuj qe kerkojme drejtesi,ndeshkim,konfiskim,denim te hajduteve te pasurive te popullit kushdo qofshin keta …T’a mbeshtetim SPAK dhe te falenderojme mijera hera USA per ndihmen jetike per pastrimin e drejtesise…God bless Amerika.Minjte kane filluar t’a ndjejne rrezikun por idiotet si Noka,Bylykbashi,Paloqja dhe disa nga paloqet e tjere akoma jane ne endera…por shume shpejt do te zgjohen.TIK-TAK…

    Reply
  • intelektuali says:
    October 28, 2023 at 11:34 am

    korçari I Enverit:

    PO PSE E KORRUPTUAT, JU FBI E AMERIKES ME CUNIN E KRISTAQIT, KILLERIT TE ENVERIT QE PAGOI PER KETE POSHTERSI KUNDER SHBA NJE SPIUN TE SIGURIMIT?

    Pse nuk i luteni hetuesit tuaj te Diktatures enveriste, Arben Kraja ne SPAK qe te ngreje padi per Edi Ramen qe korruptoi FBI me nje spiun te Sigurimit dhe turperoi Shqypnine ne syte e Botes per pabesine e kryeministrit shqyptar ndaj SHBA si Aleati Strategjik qe plus kesaj edhe cliroi Kosoven?

    Reply
  • Kol Jakaj says:
    October 29, 2023 at 8:30 am

    Per nje pleher kombi qe i ka shkelur ligjet qysh me 96 me 97 me 21 janarin nuk mund te lejohet te shpërfillje ligjet dhe drejtesine edhe Arben Ahmetaj ishte deputet por drejtesia i kontrolloi cdo ambjent i konfiskoi cdo pasuri bile edhe do ta arrestonte po te mos ishte larguar nuk pyeti drejtesia se eshte deputet dhe me imunitet bile ky komunist i diktatorit eshte edhe nongrata pra per imunitet e ka fjalën ky pleher kombi qe na eshte bere me keq se ishdiktatori 50 vjeçare babai i tij shpirtëror ky duhet te arrestohet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?