Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse vdesim, mbani mend se Ne ishim njerëz!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nëse vdesim, mbani mend se Ne ishim njerëz!
BoteKryesore

Nëse vdesim, mbani mend se Ne ishim njerëz!

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

Llogaritë në rrjetin social “X” janë përmbytur këto orë me pamje video të luftimeve në Izrael: Hamasi nga njëra anë dhe forcat izraelite nga tjetra. Ajo që bie në sy megjithatë është një lloj arrogance e viktimës që luan aktualisht Izraeli, i cili nuk lë operacion bombardimi pa hedhur në rrjet, duke dëshmuar precizionin e armëve të veta, saktësinë dhe forcën e vet, duke injoruar ndoshta qëllimisht se mes atyre pamjeve duken edhe njerëz që përpiqen të ikin.

Teknikisht videot të kujtojnë video-lojërat dhe paralajmërojnë si të tilla sesi do të jetë lufta e ardhshme, se gërmadha do të jetë peizazhi asaj që do të quhet periferi. Gaza është në fakt periferia më e madhe e Mesdheut; 2.5 milionë banorë në një sipërfaqe 400 milje katrorë, të cilës tani i ndërpritet uji dhe rrethohet. Nuk mund të mendohet se janë të gjithë me Hamasin, apo se duan zgjidhjen e Hamasit. Jo. Por Izraeli ka menduar një zgjidhje kolektive për një problem sigurie që e tronditi rëndë. Dhe kjo nuk mund të amnistohet. Në asnjë rrethanë. Izraeli në këto orë po kërcënon këdo që mendon se është kundër tij, duke vepruar nën presionin e një situate për të cilën duhet të ishte përgatitur.

Në këto kushte është e qartë se palë të tjera të interesuara nuk do të rrinë gjatë duarkryq që të shohin Izraelin që të pastrojë Gazën me mjete ushtarake, me ndihmën edhe të SHBA-ve që kanë dislokuar mjete masive në zonë, çka përmban qysh tani farën e një konflikti cilësisht të ri.

- Publicitet -

Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si metoda të turpshme sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar – është shprehur presidenti turk, Erdogan.

Thënë kjo, po deklarohet botërisht se sulmet e Hamasit janë të dënueshme, kriminale, terroriste. Por një krizë e tillë nuk mund të lejohet të degradojë në gjueti njerëzore që me shkallën e përparimit të dhunës që po shohim, një hap e ndan nga gjenocidi. Ne si shqiptarë mund t’i gëzohemi fatit se jemi në zonën më të mbrojtur të planetit – po shkruhet përditë nga njerëz të zakonshëm. Një mjek palestinez, Belal Aldabbour, që prezantohet si “një mjek palestinez me një karierë mediokre në të shkruar”, shkruante sot se:

Së shpejti, regëtima e fundit e elektricitetit do të harxhohet. Mbani mend, nëse vdes, unë, ne, ishim njerëz, kishim emra, ëndrra dhe arritje dhe i vetmi faj i yni ishte se ne u klasifikuam si inferiorë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?