Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dibra bohet përfundimisht lagjja e gjelbër e Tironës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dibra bohet përfundimisht lagjja e gjelbër e Tironës
KronikeLajmi i fundit

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dibra bohet përfundimisht lagjja e gjelbër e Tironës

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

Nesër, pikërisht në Ditën e Verës hapet tuneli i Murrizit.

Në një postim në rrjetin e tij zyrtar në Facebook kryeministri Edi Rama shkruan se Dibra do të bëhet lagjia e gjelbër e Tiranës.

“Gati! Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet përfundimisht lagjja e gjelbërt e Tironës”, shkruan Rama.

- Publicitet -

Më herët Rama postoi një video në rrjetet sociale, të tunelit të përfunduar, i cili prej 2019-ës ka hasur në vështirësi gjeologjike. Pamjet e tunelit të përfunduar të marra direkt nga terreni, ai nuk hezitoi t’i postojë në rrjetet sociale duke njoftuar se tuneli tashmë do të jetë i kalueshëm.

“Ky është tuneli i Murrizit, për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur dhe që mendoj se e plasi syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative. Kështu që nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet në 14 Mars, dhe përkon me ditën e verës. Nesër nga Elbasani në Dibër”, tha Rama.

Vështirësitë gjeologjike në këtë tunel, thotë se i kishin shuar besimin. Ky tunel dhe e gjithë rruga e Arbrit është i ndërtuar me PPP, Partneritet Publik Privat.

“Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paprashikuara.

Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi”, theksoi Rama.

Ai garantoi se shqiptarët për këtë investim, nuk do të paguajnë.

“Tuneli sa të jem unë këtu, nuk do të ketë taksë, nuk do kenë tarifë, nuk do kenë tarifë të rrugës. Sa të jem unë, më mbrapa shihni e bëni, por sa të jem unë jo njëherë, që të jemi shumë të qartë”, theksoi Rama.

Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pensionisti says:
    March 13, 2025 at 6:20 pm

    Per te saten here do te inagurohet ky tunel!?

    Reply
  • demo says:
    March 13, 2025 at 9:14 pm

    Aaaaman,,Mos posto pamje,o Edi,o Edvin,o Kryeminister,,Se ty te dhitet nusja n`kalt. Ty te cahet daullja jevgut,Ty te prishet dasma,per dy pare spec.Do te shembet para Zgjedhjeve per taxirat do humbesh zgjedhjet ne Peshkopaje.Ja,si psove me Ate naften e Shpiragut.Lere njehere,ishalla mban.

    Reply
  • greku anastas nga anadolli says:
    March 14, 2025 at 4:08 am

    Ore nuk e du sal birishen hic, po ky tunel eshte peruruar me sa mbaj mend une te pakten here 5 here. Muhabet kot fare

    Reply
  • Erdogan says:
    March 14, 2025 at 6:26 am

    Ky eshte me keq se qoftelargu turk Enver i Pabesi!
    Nuk ka minister ky qe mbulon Infra Structuren?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?