Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit
BoteLajmi i fundit

Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit

Published: September 5, 2024
Shpërndaje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli duhet të ketë kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij për një çështje që kërcënon të minojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi. Komentet e Netanyahut vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po hartojnë një propozim të ri që synon arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Përpjekja synon t’i japë fund luftimeve gati 11-mujore.

Çështja e kontrollit të korridorit Filadelfi, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin i marrë nën kontroll nga trupat izraelite në maj, është bërë një pengesë qendrore në bisedime. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza në marrëveshjen e armëpushimit me shumë faza. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Egjipti ka kërkuar gjithashtu një afat konkret për largimin e trupave izraelite nga korridori Filadelfi.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vendosën marrëdhënie zyrtare me Izraelin në bazë të Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020, kritikuan gjithashtu qëndrimin izraelit. Duke folur me gazetarët e huaj, zoti Netanyahu përsëriti qëndrimin se Izraeli duhet të mbajë kontrollin e kufirit për të parandaluar kontrabandën e armëve drejt Gazës dhe furnizimin e Hamasit. Ai tha se ishte një pjesë jetike e objektivit të luftës për të siguruar që Hamasi të mos përsëriste më sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

- Publicitet -

Gaza duhet të çmilitarizohet dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse korridori i Filadelfit mbetet nën kontroll të rreptë, tha ai, duke pretenduar se trupat izraelite kishin zbuluar dhjetëra tunele poshtë kufirit. Ai tha se Izraeli do të konsideronte tërheqjen nga korridori vetëm në rast të një force alternative për ta kontrolluar atë.

“Më sillni këdo që do të na tregojë në të vërtetë se mund ta parandalojnë vazhdimin e kontrabandës”, tha ai. “Unë nuk e shoh që kjo të ndodhë tani. Dhe derisa të ndodhë kjo, ne do të jemi atje”.

Familjet e pengjeve të mbetura po kërkojnë me ngulm që kryeministri të pranojë një marrëveshje pasi Hamasi vrau gjashtë pengje javën e kaluar ndërsa trupat izraelite dukej se po përpiqeshin për t’i shpëtuar. Familjet e pengjeve e kanë akuzuar zotin Netanyahun për bllokimin e marrëveshjes dhe se ka sakrifikuar jetën e të dashurve të tyre për hir të mbajtjes së kontrollit mbi rripin kufitar. Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar ditët e fundit, duke bërë thirrje për një marrëveshje dhe thënë se po mbaron koha për t’i sjellë të gjalla pengjet në shtëpi.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 5, 2024 at 2:02 pm

    Ti shko në hage për krimet që ke ba o demon çifut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?