Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Netanyahu nuk firmos marrëveshjen, Izraeli bombardon Gazën, 73 civilë të vrarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Netanyahu nuk firmos marrëveshjen, Izraeli bombardon Gazën, 73 civilë të vrarë
BoteLajmi i fundit

Netanyahu nuk firmos marrëveshjen, Izraeli bombardon Gazën, 73 civilë të vrarë

Published: January 16, 2025
Shpërndaje

Kabineti i Izraelit nuk ka arritur që të firmosë termat e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Zyra e kabinetit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

“Hamasi refuzon disa pjesë të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësit dhe Izraelin në një përpjekje për të zhvatur lëshime në minutën e fundit. Kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa ndërmjetësit të njoftojnë Izraelin se Hamasi ka pranuar të gjitha elementet e marrëveshjes”, thonë nga Zyra e Kabinetit të Benjamin Netanyahut, shkruan A2.

Izzat al-Rashq, zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”.

- Publicitet -

Ndërkohë, të paktën 73 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 20 fëmijë dhe 25 gra, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit.

Zëdhënësi i agjencisë palestineze të mbrojtjes, Mahmud Basal, raportoi për AFP, duke shtuar se 230 persona kanë mbetur të plagosur.

Bombardimet erdhën teksa qytetarët festonin marrëveshjen e arritur pas muajve negociata të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, e që pritet të hyjë në fuqi të dielën.

Marrëveshja me të cilën shpresohet t’i jepet fund gjakderdhjes 15-mujore që i mori jetën mbi 46 mijë personave, parashikon një armëpushim fillestar prej 6 javësh me tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.

Pengjet e marra nga Hamasi do të liroheshin në këmbim të të burgosurve palestinezë. Në një konferencë për shtyp në Doha, kryeministri i Katarit, sheiku Muhamed Al Thani tha se negociatorët po punojnë me Izraelin dhe Hamasin për ta implementuar atë.

Në rrjetet sociale përdoruesit u bënë thirrje palestinezëve të tregonin kujdes të shtuar me besimin se Izraeli do të intensifikonte sulmet në ditët e mbetura për të rritur në maksimum përfitimet para nisjes së armëpushimit. Por, me t’u bërë publik lajmi për arritjen e marrëveshjes, festa shpërtheu në Gaza, me turmat që bllokuan rrugët, këndonin, kërcënin e valëvisnin flamuj.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Gezim Kulufi says:
    January 16, 2025 at 4:03 pm

    Marrveshja e armpushimit mund te firmoset te shtunen, por paqja do te firmoset pas 299 vjetesh!

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 4:44 pm

    Ne shqipot me Begaj ne krye filluam furcat duke pershendetur marveshjet.
    Ri o ore Begaj mos fut hundet ku nuk te pyet njeri.
    Mjaft more shembull nga injoranti Rama qe del si krici para gomarit ne c’do gje qe behet ne bote.

    Reply
  • Vlonjati says:
    January 16, 2025 at 4:48 pm

    Mali , merr një brisk dhe me kujdes si plak që , je ja ruaj Ramës lart e poshtë . Na i dhënke mend ti me 8 -vjeçare , presidentit dhe kryeministrit . Sa klasë ke a të qifsha udhët ?

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    January 16, 2025 at 5:03 pm

    Natanjahu ësht ma zi se hitleri, vetem me trump netanjahu shum shpejt do përfundoje në burg për krimet monstruoze në gazë.

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 6:23 pm

    Ore Vlonjat.Une ta kam thene qe jam me fillore 4 -vjecare.
    Natanjahu thote nuk e firmos ,ky toni pershendet nje veprim qe nuk eshte bere.
    Sa klase Begaj ?

    Reply
  • TIRONA says:
    January 16, 2025 at 6:50 pm

    Mali prej letre:
    Mllefi tend prej injoranti dhe i shokeve te tu corbelepiresa vetem ja shtojne hymrin Rames !
    Hajde dru me pre!

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 7:02 pm

    Tirona .
    Nuk je I pari qe I ben hyzmet pronarit.
    Nuk ka asgje te vecante.
    Tani nuk kuptoj fjalen : corbelepiresa qe na ( kush jane shoket e mi ? Kur une nuk I njoh ?) akuzon ?
    Sqaro ,cila eshte kjo corbe dhe perse duhet ta lepijme.
    Sa klase ke Tirona qe vetem shkruan .

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 7:22 pm

    Tirona.Fute ne tru qe hymrin nuk e cakton njeriu,por ai lart.
    Ti beson tek zoti a jo eshte e drejta tende .
    Thuhet ne popull kjo shprehje por nuk e di qe dikush nga komentatoret te kete shprehur vdekje sa me pare te Rames.
    Bile japin mendime e keshilla kryeministrit per probleme te ndryshme ekonomike sepse si e do ai shqiperine sipas koncepti te tij ashtu edhe ne e duam sipas konceptit te komentatoreve.
    Prandaj rezervoni gjuhen kur komentoni.
    Shqiperia eshte e jona dhe duhet ta bejme se bashku me te mire sepse zoti na ka dhene gjithe keto pasuri ne nje pellembe vend qe askush nuk I ka ne europe.Duhet truri ne komande.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 17, 2025 at 6:17 am

    Hamasi u be shkaku qe Gaza u demtua shume rende.
    Palestinezet duhet ti kerkojne Hamasit te largohet nga Gaza,
    ose te pranojne boterisht se u mashtruan nga drejtusit e tij.
    Ne rast te kunderten ka shume mundesite qe nje lufte tjeter
    mund te ndodhe ne dekaden qe vjen.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    January 17, 2025 at 7:37 am

    Cpune ka Izraeli ne Gaza, mos eshte gje prone e tij apo ja ka dhuruar Amerika si pronare e gjithe botes ?! Mburret Rama se i ka dhene Sazanin investitorit strategjik Kushtner por nuk thote se ja dha me deshire apo me urdher , sepse Tra(m)pi thote qe kerkon ose te bleje ose te pushtoje Groenlanden prandaj nuk besoj se Rama ja ka dhene me deshire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?