Ukraina do të vendosë viza për qytetarët rusë. Ky fakt u bë i ditur nga presidenti i Ukrainës, Zelensky, i cili tha se Kievi synon të vendosë viza për rusët nga 1 korriku.
“Ukraina po prezanton një regjim vizash për qytetarët e Federatës Ruse”, njoftoi Zelensky në llogarinë e tij në Telegram, raporton BBC.
Ai tha se kërkesa do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, pas një vendimi të qeverisë që pritet të miratohet sot.
o.j/dita