Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapen aplikimet, si të bëhesh polic? Formulari, dokumentet dhe kriteret që ju duhen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapen aplikimet, si të bëhesh polic? Formulari, dokumentet dhe kriteret që ju duhen
AktualitetKronike

Hapen aplikimet, si të bëhesh polic? Formulari, dokumentet dhe kriteret që ju duhen

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Me qëllim rifreskimin e strukturave të Policisë në bazë dhe për plotësimin e nevojave të përvitshme për punonjës të rinj policie, Policia e Shtetit, hap aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 402 funksione të rolit bazë, për ata shtetas që kanë përfunduar arsimin e mesëm.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë miratuar 402 kuota të lira, nga këto 52 i takojnë konkurrentëve që janë shpallur fitues nga aplikimi i fundit dhe ishin në listë pritjeje, ndërsa 350 kuota i takojnë konkurrentëve të kësaj faze.

Aplikimet janë të hapura nga data 01.09.2025 deri më datë 21.09.2025.

- Publicitet -

KRITERET PËR APLIKIM

Çdo shtetas që plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm:

të jetë shtetas shqiptar;

të jetë jo më shumë se 30 vjeç;

të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

të ketë përfunduar arsimin e mesëm (nuk përjashtohen shtetasit që kanë përfunduar arsimin e  lartë);

të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;

të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe të integritetit.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Shtetasit që shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, jo më vonë se data 21.09.2025, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;

formularin e dekriminalizimit;

fotokopje të kartës së identitetit;

diplomë të shoqëruar me listë notash, që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);

fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

certifikatë të gjendjes gjyqësore;

certifikatë familjare;

skedën mjekësore (formular tip);

vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;

vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

vërtetim nga SPAK, që nuk është objekt hetimi;

mandat pagesën e tarifës së aplikimit, i cili merret në drejtorinë vendore të Policisë.

FAZAT QE KALOJNË APLIKANTËT PËR PRANIM

Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat e mëposhtme:

a)aplikimi;

b)verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;

c)kontrolli shëndetësor;

d)testimi me shkrim;

e)testimi fizik,

f)intervista me gojë;

g)verifikimi i besueshmërisë dhe i integritetit, dhe marrja e gjurmëve të gishtave.

Aplikanti skualifikohet dhe ndërpret procesin e konkurrimit në çdo faze të tij nëse:

a)nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;

b)nuk dorëzon në kohën e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;

c)nuk plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar si aplikant;

d)ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;

e)rezulton përdorues droge;

f)rezulton të ketë varësi nga alkooli;

g)nuk kalon kontrollin shëndetësor;

h)nuk paraqitet në kohën e caktuar në njërën nga fazat e konkurrimit;

i)nuk vlerësohet me të paktën 50% të pikëve në secilën prej fazave të konkurrimit.

ANKIMIMI

Çdo aplikant ka të drejtën e ankimit për çdo fazë të procesit.

Ankimimi behet nëpërmjet e-mailit, në adresën [email protected], brenda 2 ditëve nga data e njoftimit për secilën faze të procesit. Komisioni i Ankimimit njofton aplikantin brenda 5 ditësh punë, në lidhje me vendimin e marrë.

KU MUND TË GJENDEN FORMULARËT PËR APLIKIM?

Formulari i aplikimit, formulari i vetëdeklarimit, formulari i dekriminalizimit dhe skeda mjekësore shkarkohen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit ose merren fizikisht pranë drejtorive vendore të Policisë. Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, brenda datës 21.09.2025.

SA ZGJAT TRAJNIMI?

Aplikantët të cilët kalojnë me sukses të gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues nëse janë të renditur brenda kuotave të shpallura për konkurrim.

Aplikantët fitues i nënshtrohen trajnimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për një periudhe 9-mujore (6 muaj trajnim teorik dhe 3 muaj praktikë pranë strukturave policore).

A ËSHTË I GARANTUAR PUNËSIMI?

Çdo aplikant i cili përfundon trajnimin pranë Kolegjit Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, emërohet menjëherë pranë strukturave policore ku ka kryer aplikimin.

Policia e Shtetit fton të rinjtë dhe të rejat që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?