Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nga 10 prenotime, 8 janë për brigjet shqiptare” Rai 3: Shqipëria, destinacioni i momentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Nga 10 prenotime, 8 janë për brigjet shqiptare” Rai 3: Shqipëria, destinacioni i momentit
KryesoreLifestyle

“Nga 10 prenotime, 8 janë për brigjet shqiptare” Rai 3: Shqipëria, destinacioni i momentit

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

“Plazhe të pastra, det i kristaltë dhe peizazhe që të lënë pa frymë”, kështu e nis reportazhin kanali televiziv italian RAI3, i cili e konsideron Shqipërinë si një nga destinacionet e momentit. Falë turizmit, Italia dhe Shqipëria nuk kanë qenë kurrë kaq afër.

‘Italianët që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin e shqiponjave janë gjithnjë e më shumë’ kjo konfirmohet dhe nga tur operatorët italianë.

“Mesatarisht, nga 10 prenotime, 8 janë për Shqipërinë. Tashmë është destinacioni i momentit, por edhe për kostot, për lidhjet nga Bari nga Brindisi nga Ankona, kështu që njerëzit mund të vendosin se kur dhe si duan të shkojnë në Shqipëri.”

- Publicitet -

Rrugët lidhëse mes dy vendeve favorizojnë turizmin. Tragete ditore për në Vlorë dhe Durrës, por edhe fluturime direkte për në Tiranë, të disponueshme nga një duzinë aeroportesh. Turistët Italian thonë se pas kryeqytetit do të spostohen në bregdet.

“Në Tiranë dhe jo vetëm. Do lëviz prej kryeqytetit për të parë qytete të tjera se kam pesë ditë kohë për t’i vizituar. Mendoj të paktën Vlorën, por ndoshta edhe Shkodrën”.

“Djali im shkoi dhe u kënaq dhe do të vijë sërish sapo të kthehemi ne, megjithatë ne erdhëm ta shohim vetë”.

Turistët italianë e preferojnë Shqipërinë për bukuritë natyore, por dhe çmimet e lira.

“Kam dëgjuar për Sarandën, Tiranën dhe Durrësin. Janë vende të bukura. Ka edhe plazhe. Do të kalojmë dy ditë në Tiranë, Vlorë dhe dy qytete të tjera, në Sarandë dhe më pas në Durrës, një javë domethënë. Do të marrim makinë me qira, 25 euro ishte dhe këtë gjë në vende të tjera nuk e ke me këtë shumë.

Por sa kushton një javë pushime në Shqipëri në Qershor?

“Në Qershor, duke përfshirë tragetin dhe një hotel me 3-4 yje, kushton rreth 350 deri në maksimum 400 euro. Problem është se në disa zona në jug të Shqipërisë ka pak hotele”.

Shqipërinë e zgjedhin jo vetëm për turizëm, por edhe për trajtim dentar.

“Po shkojmë në Tiranë për një kurë dentare. Do të kalojmë pesë ditë dhe shpresoj t’ia kalojmë mirë.

Në reportazhin e Rai 3 theksohet se turistëve u ofrohet komoditet, një natyrë përrallore, por edhe histori, art dhe mikpritje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Right Side on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Reshit Lala on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?