Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga gazetaria në krye të shtetit, kush është presidentja e parë grua në Bullgari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga gazetaria në krye të shtetit, kush është presidentja e parë grua në Bullgari
AktualitetBote

Nga gazetaria në krye të shtetit, kush është presidentja e parë grua në Bullgari

Published: November 2, 2026
Shpërndaje

liana Iotova është gruaja e parë e zgjedhur presidente në historinë e Bullgarisë. Në moshën 62-vjeçare, ajo arriti të fitojë garën presidenciale në balotazhin e zhvilluar më 1 nëntor, duke siguruar 57.58% të votave, kundrejt 39.47% të rivalit të saj, Andrey Gyurov.

Fitorja e saj shënon një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e grave në institucionet më të larta të shtetit bullgar. Megjithatë, Iotova nuk është një emër i ri në politikën e vendit. Ajo kishte marrë drejtimin e presidencës që në janar të këtij viti, pas dorëheqjes së presidentit Rumen Radev, në krah të të cilit kishte shërbyer si zëvendëspresidente për një dekadë.

E lindur më 24 tetor 1964 në Sofje, Iotova e nisi karrierën e saj në gazetari. Pas studimeve për filologji bullgare në Universitetin e Sofjes, ajo punoi në Televizionin Kombëtar Bullgar, ku mbajti disa pozicione, përfshirë atë të reporteres, redaktores dhe drejtores së Drejtorisë së Informacionit.

- Publicitet -

Hyrja e saj në politikë ndodhi në vitin 1997, kur mori drejtimin e shërbimit të shtypit të Partisë Socialiste Bullgare. Në vitin 2005 u zgjodh deputete në Parlamentin e Bullgarisë, ndërsa dy vite më vonë nisi karrierën në Parlamentin Europian, ku shërbeu për tre mandate, deri në vitin 2017.

Gjatë angazhimit të saj europian, Iotova u përqendrua veçanërisht te çështjet e emigracionit, sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe të drejtave civile.

Një prej elementeve më të diskutuara të profilit të saj politik janë qëndrimet për Rusinë dhe luftën në Ukrainë. Iotova ka mbështetur zgjidhjen diplomatike të konfliktit përmes negociatave mes Moskës dhe Kievit, si dhe ka shprehur qëndrime në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë.

Ajo ka qenë politikisht pranë ish-presidentit Rumen Radev, i cili gjithashtu ka mbështetur negociatat me Moskën. Qëndrimet e tyre kanë nxitur debate në Bullgari, vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Me fitoren në zgjedhjet e 1 nëntorit, Iotova siguron mandatin e saj presidencial përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve, duke u bërë gruaja e parë që zgjidhet në këtë post në historinë e vendit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar
  • Revolta rinore e Europës: Një brez që refuzon të ardhmen e zgjedhur për të
  • Një në pesë arrestime gjatë protestave, në shkelje të ligjit

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?