Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Në këtë stinë të nxehtë vere, kur parlamentarët dhe shumica e administratës shtetërore shqiptare po përgatiten për pushime, si askund tjetër pesë-gjashtë javë të gjata, politikanët tanë janë vënë në garë për të na treguar përralla të vjetra e të reja.
Tregimi i përrallave, me qëllim vënien në gjumë mendor të popullit, është një “sport” i vjetër dhe i kudogjendur në botë, por këtu tek ne çështja ndryshon pasi përrallëtarët janë nga më “të lashtët” e globit.
Si gjithmonë, serinë e përrallave verore e nisi gjyshi Sali, i cili, për të njëqindtën herë, u paraqit në një konferencë shtypi dhe në televizionin familjar “Syri TV” për të na kumtuar padrejtësitë që i kanë bërë anglo-amerikanët duke e shpallur person non-grata.
Në konferencën e shtypit, rreth 90 për qind e të pranishmëve nuk ishin gazetarë, por bashkëpunëtorët e tij më të afërt të këtyre tri dekadave, me të cilët ka ndarë gëzime e hidhërime, kolltukët e pushtetit dhe privilegjet e tij, njerëz që e kanë ndjekur, frymëzuar, përkrahur e mbrojtur edhe kur ka kryer ato bëma për të cilat dy fuqitë e mëdha perëndimore e kanë shpallur si individ politik “të përfshirë në afera të mëdha korruptive dhe minues i demokracisë”.
Nuk kishte gjë më domethënëse se t’i shohësh këto figura politike pa vlerë që rrinin përballë gjyshit politik, gjithë sy e veshë dhe gojëhapur sikur prisnin prej tij të kumtonte ndonjë shpikje të paparë që do ndryshonte botën.
Formati mendor dhe konstruksioni i tyre moral thuajse nuk ndryshojnë nga ato të të shpallurit non grata pasi e shkuara e tyre politike, e largët dhe e afërt, ka provuar se ata pajtohen me të gjitha sjelljet antidemokratike dhe veprat kriminale që gjyshi ka kryer deri vonë dhe, jo vetëm kaq, por shumica e tyre kanë qenë pjesë e mekanizmit politik e shtetëror të ekzekutimit të atyre bëmave dhe janë po aq përgjegjës për to dhe, madje, po aq të denjë për t’u shpallur non grata.
Si gjithnjë tash dy vjet, gjyshi Sali pohon se statusin e “nderuar” të politikanit non grata nuk e meriton. Atë nuk ia paskan dhënë qeveritë përkatëse amerikane e angleze, por ka ardhur si rezultat i lobimeve të Edi Ramës, Sorosit dhe Lulzim Bashës si ndihmës.
Pra, “dekorata” non grata qenka produkt i mashtrimeve të shtypit të Xhorxh Sorosit dhe trillimeve të dy ambasadorëve të fundit të Britanisë së Madhe në Shqipëri. Si gjithnjë, ai përsërit se i ka paditur dhe do i padisë Ministrat e Jashtëm e të Brendshëm të të dy shteteve përkatëse për shpifjet në adresë të tij dhe iu kërkon atyre të paraqesin prova.
Nuk ka dyshim se pohimet e tij nuk iu drejtohen autoriteteve anglo-amerikane, pasi ndalimi për të hyrë në këto shtete nuk i prish asnjë punë, por i drejtohen popullit shqiptar, të cilit ai dhe shërbëtorët e tij politiko-mediatikë janë përpjekur për 33 vjet t’i bëjnë trushplarje dhe t’i krijojnë stereotipin e gënjeshtërt të të menduarit dhe besuarit se Sali Berisha është sjellësi i demokracisë, përmbysësi i diktaturës, simboli i njeriut të ndershëm dhe të demokratit të panjollë.
Nëse nga shpura pa dinjitet dhe bashkëfajtore e oborrit të tij politik nuk priten të tjera qëndrime pos atyre që manifestojnë kaq gjatë dhe kaq turpshëm, është e çuditshme se si thuajse asnjë gazetar nuk shfaqet i dinjitetshëm dhe ta pyes përrallëtarin Sali se kush mendon ai se janë autorët dhe fajtorët e manipulimeve e dhunimeve të proceseve zgjedhore kur ai ishte në pushtet, cilët ishin urdhëruesit dhe drejtuesit e burgosjeve, rrahjeve dhe vrasjeve të kundërshtarëve të tij politikë, të gazetarëve, si dhe djegies së redaksisë së gazetave apo komisariateve të policisë kur dora vetë ishte në opozitë dhe kërkonte ethshëm pushtet, kush ishte fajtor për ngjarjet haptas kriminale të 14 shtatorit 1998, për kaosin e marsit 1997 dhe ideimin e konfliktit të armatosur veri-jug.
Dhe, më tutje, cilët janë përgjegjësit politikë, moralë e ligjorë të akteve madhore korruptive në ndërtimin e Rrugës së Kombit, të aferave të privatizimeve të Kompleksit “Partizani”, CEZ-DIA, Gërdecit etj etj; kush urdhëroi policinë shqiptare të mos ekzekutonte urdhër-ndalimin e prokurorisë për këshilltarin e tij, matrapazin serbo-boshnjak Damir Fazlliç kur zotëria ishte në pushtet.
Kur gjyshi përrallëtar të na i tregojë këta fajtorë dhe të na sjellë provat përkatëse, siç ua kërkon anglo-amerikanëve, atëherë gazetarët e pranishëm në konferencat e tij të shtypit, dhe unë së bashku me ta, do t’i dënojmë publikisht damkat “e padrejta” që ia ka vënë atij “Rreziku Anglo-Amerikan”.
Në studion e “Syri TV” jo vetëm gazetari moderator, që kujdeset enkas apo pa dashje të shfaqet në publik me pamje të ngjashme me atë të rahmetliut Osama bin Laden, por as gazetarët e tjerë të ftuar në emision, nuk guxonin t’ia çmontonin përrallat gjyshit të dëshpëruar. Përkundrazi, në kuadrin e trushplarjes, bënin çmos të krijonin përshtypje te shikuesit se i kanë rënë në qafë dhe, madje, anglezët ishin penduar, por nuk po dinë si të dalin nga qorrsokaku ku i ka futur Soros dhe ambasadori i tyre në Tiranë, z. Smith.
Këto përpjekje për pastrimin e gjyshit mëkatar janë një fyerje për kujtesën dhe intelektin e shumicës së shqiptarëve që i kanë jetuar e përjetuar bëmat e kalorësit non grata.
Duke bredhur nëpër Shqipëri, në një përpjekje donkishoteske për t’i marrë me zor gjyshit politik drejtimin e PD-së, biri i tij politik, dikur i zgjedhuri dhe i privilegjuari i tij, z. Lulzim Basha vazhdon sagën e përrallave politike verore. Njeriu që i firoi popullit shqiptar 230 milion euro vetëm në ndërtimin e një rruge dhe që i shpëtoi dënimit penal me manovrime procedurale të mbështetura në pushtetin politik që zotëronte si Ministër Transporti dhe në përkëdheljet e non gratës të tanishëm, atëherë Kryeministër, sot propagandon dhe premton luftë kundër korrupsionit.
Dhe lumëmadhi nuk ndalet këtu, por na thotë se “ky sistem politik ka degraduar në një… shfaqje që nuk ka në qendër problemet e qytetarëve” dhe se vetëm “PD mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Përrallëtari Lulzim nuk na tregon se kush e degradoi sistemin dhe cili ka qenë kontributi i tij në këtë degradim, kontributi i drejtpërdrejtë si qeveritar i lartë për dhjetë vjet dhe kontributi i tij i tërthortë si përkrahës moral e politik pa kushte i gjyshit Sali derisa ky i fundit mori “dekoratën” amerikane dhe vetë Basha u vu nën presionin “diplomatik” për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar.
Përrallat verore nuk mungojnë edhe nga figura të tilla intelektuale si shkrimtari i nderuar dhe ish-ministri Preç Zogaj, i cili pohonte se “PD ka vendosur pluralizmin, ka vendosur demokracinë, ka vendosur ekonominë e tregut, ka vendosur disa standarde që janë sot historia ku ecën Shqipëria. PD nuk e ka përfunduar misionin e saj”.
Edhe Zogaj, si shumë të tjerë, i kërkojnë gjyshit përrallëtar të largohet nga drejtimi i opozitës, jo për arsye se nuk e meriton, por thjesht dhe vetëm se PD nuk mund të vijë në pushtet me një të damkosur non grata nga Perëndimi.
Në aspektin intelektual, etik dhe historik, është e çuditshme se si pjesëtarë të elitës intelektuale të vendit vazhdojnë të na tregojnë përralla edhe sot pas 33 viteve se “PD vendosi pluralizmin” kur faktet e pakundërshtueshme historike, të jetuara, të shkruara dhe të filmuara provojnë se PD ishte bijë e pluralizmit dhe jo “nëna” apo themeluesja e saj.
Ndërsa, të pohosh se “PD ka vendosur demokracinë”, sikur demokracia të ishte një shtyllë telefoni dhe Shqipëria vërtetë të jetonte në demokraci, është mendjelehtësi e palejueshme. Të pretendosh se demokracinë në një vend e ka vendosur një parti e cila, në opozitë dhe pushtet, është udhëhequr dhe sunduar me dorë të fortë nga një drejtues politik, të cilin “peshuesit” kryesor të demokracisë në botë e kanë damkosur si “minues i demokracisë “, do të thotë të mos respektosh intelektin e vetes.
Sali Berisha, ashtu si shumica e drejtuesve politikë, nuk i ka bërë i vetëm ato që ka bërë dhe që i dimë të gjithë. Pa ndihmën, përkrahjen, brohoritjet dhe inkurajimin e shumicës së atyre që ka pasur dhe ka rreth vetes nuk do të guxonte dhe as të mund t’i bënte veprat e tij antidemokratike që janë të turpshme dhe të dënueshme.
Në këtë kuptim, edhe vetë partia që paska “vendosur demokracinë” është dhe mbetet minuese e demokracisë. Tani, edhe “arkitekt e ndërtues” i demokracisë, edhe minues i saj nuk mund të jesh. Ose njëra, ose tjetra.
*****
Në garën e përrallëtarëve nuk merr pjesë vetëm opozita, por edhe eksponentët kryesor të pushtetit aktual. Pas heqjes së imunitetit të z. Arben Ahmetaj, Kryeministri i vendit, z. Rama pohoi për të disatën herë se është meritë e shumicës qeverisëse dhe e partisë që ai drejton (nënkupto: e atij vetë) që nuk i merr në mbrojtje nga ndjekjet penale figurat politike të veta që “punojnë për shtetin dhe për xhepat e tyre”.
Ndonëse është e vërtetë se PS nuk i merr në mbrojtje zyrtarët e saj të akuzuar nga drejtësia, përralla nuk tregohet deri në fund pasi fundi i saj i bën të pashmangshme pyetjet: Pse kaq shumë njerëz që “punojnë për xhepat e tyre” janë thirrur për të qeverisur punët tona dhe janë promovuar në sferat më të larta të pushtetit qendror e vendor nga Kryeministri dhe kupola drejtuese e partisë që ai drejton?!
Si shpjegohet që çdo vit, ashtu si nën qeverisjet e të tjerëve, KLSH-ja gjen abuzime dhe shpërdorime të dhjetëra e qindra milion euro nga administrata e pushtetit qendror e vendor dhe thuajse askush nuk shkon në burg dhe rrallë kush shkarkohet nga detyrat e rëndësishme?! Ku ka qenë dhe çfarë ka bërë Kryeministri gjatë kohës që ata “punonin për xhepat e tyre” ?!
A është zgjedhur dhe paguhet ai për të na mbrojtur prej tyre, apo për të mbushur muret e zyrave qeveritare me piktura abstrakte dhe për të drejtuar seanca podkasti ( podcast ) pa asnjë vlerë për popullin?! Si mund të jenë demokratik një sistem dhe qeverisje politike ku dikush që vjedh një mijë euro energji elektrike, me të drejtë, burgoset ndërsa dikush që “firon” miliona euro nga buxheti i shtetit ( popullit ) ia hedh paq dhe, madje, zgjohet pasanik ?!!!
Opozita dhe shtypi kanë ngritur shpesh problemin e incineratorëve dhe abuzimeve me ta. Një figurë e lartë e PS-së pohoi para pak ditëve se “kam qenë kundër ndërtimit të incineratorëve”. Që deklaratat e pushtetarëve të mos vlerësohen si përralla, shqiptarëve duhet t’u shpjegohet: A janë incineratorët (djegësit e mbeturinave) investime dhe mjete që përdoren edhe në shumë vende perëndimore?
Nëse po, pse janë shkelur procedurat tenderuese dhe financuese në ngritjen dhe funksionimin e tyre në Shqipëri? Pse është bërë praktikë e përsëritur dhe me domethënie të forta dyshuese krijimi i kompanive fantazmë vetëm disa muaj përpara se ato të “fitojnë” tenderat apo koncesionet? A punojnë apo nuk punojnë incineratorët aktualë në Shqipëri?
Kërraba e SPAK-ut është zgjatur mjaft lart, por mendoj se ka ardhur koha dhe, madje, ka kaluar që t’i ruhen asaj kërrabe edhe të tjerë më lart e më poshtë. Nëse kërraba e SPAK-ut mund të thyhet, përthyhet e shtrembërohet, ekziston një kërrabë tjetër, kërraba morale të cilës, herët a vonë nuk i shpëton askush.
Një përrallë interesante na tregoi edhe Ministrja e Bujqësisë, znj. Krifca e cila pohoi se BE nuk i ka pezulluar përkohësisht fondet për bujqësinë për shkak të dyshimeve për korrupsion, por “për keqadministrim të tyre” dhe se kjo qenka “një procedurë normale”.
Nëse shakaja e saj e vjetshme për ngritjen e një Akademie të Blegtorisë thjesht na bëri të qeshnim, sepse nuk sillte pasoja për vendin, kjo përralla e “keqadministrimit të fondeve” na lë një shije të hidhur pasi në këtë vendin tonë të dashur ka tridhjetë vjet që nga “keqadministrimet” popullit shqiptar i kanë firuar qindra miliona, në mos disa miliarda euro nga buxheti i shtetit apo donacionet e huaja, dhe ka mundësuar që qindra politikanë të ardhur nga “kasollet” të përfundojnë në “saraje” me pesë yje.
Edhe Ministrja e Financave, znj. Delina Ibrahimaj pohoi se qeveria dhe shumica aktuale parashikojnë të bëjnë disa ndryshime në legjislacionin mbi taksat për pasuritë e paluajtshme me qëllim mbushjen e buxhetit të bashkive. Deri këtu nuk ka asgjë të dëmshme, ngaqë pasuritë e paluajtshme taksohen thuajse në të gjitha vendet perëndimore, por shakaja merr udhë kur Ministrja pohon se taksimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet duke marrë për bazë vlerën reale dhe jo vlerën e referencës, në një kohë që qeveria ku ajo bën pjesë i ka shpronësuar “për interesa publike” jo pak qytetarë shqiptarë duke ua ka marrë pronat e paluajtshme, kryesisht tokat, kundrejt dëmshpërblimeve të bazuar mbi “çmimin e referencës”, i cili nuk është gjë tjetër veçse “çmimi” që blerësi i gjithëfuqishëm shtet iu vendos mallrave që ai “blen” nga i pafuqishmi popull.
Çështja bëhet edhe më problematike, e padrejtë dhe kriminale kur njeriu kujton raste kur shteti ua merr tokat pronarëve me pak më shumë se një euro m2 dhe ua jep falas “investitorëve strategjikë” të cilët ua shesin pastaj qytetarëve një apo dy mijë euro m2 të ndërtimeve.
Kjo “dashuri” e qeverisjes aktuale për oligarkët dhe përçmimi për qytetarët e thjeshtë ka në thelb edhe elementë të “grabitjes me ligj” të shumicës në dobi të pakicës. Ata që, me të drejtë, kërkojnë të bëjnë taksimin mbi bazën e çmimit real, duhet të bëjnë edhe dëmshpërblimin mbi të njëjtin çmim. Përdorimi i dy standardeve të ndryshme flet për moral të dyshimtë dhe, pse jo, të dënueshëm.
*****
Politikanët shqiptarë, si ata në pushtet dhe në opozitë, duhet të kuptojnë se vjen një ditë kur, jo vetëm përrallat politike bëhen bajate, por edhe “fëmija popull” rritet dhe kupton se përrallat e tyre paraqesin realitete të pavërteta dhe kanë si qëllim vënien në gjumë të popullit me qëllim që “të gjejnë shesh e bëjnë përshesh”.

Gjithato perralla me Frikera sajoi edvini,por Albin Kurti,Nure Kurti i Kurt Asllanit,s`e rruajten fare.
Edvini si Ay sakati kurrizdale ben kallauzin e ushtrise Armike,,
-Degjo Albin,,! Ushtria e Dahrit Serbise eshte aq e madhe,sa shigjetat e tyre erresojne diellin!
– O sa mire !Do luftojme ne Hije -pergjigjet Albin Kurti.
Miu i gjirizeve te Lanes dergon Zajednicat ne Evrope.Albin Kurti ja perplas deren e Kosoves miut te Murtajes Bubonike.
Jasht nga Kosova,maskara!
Enveristi Viktor Malaj:
Përrallëtari me i madh i historise sone kombetare eshte Enver Hoxha. Ai premtoi qe do te ushqente shqyptaret me “luge te arte” dhe ne fakt i ushqeu me tollona dhe bunkere duke mashtruar se mbronte “pastertine e marksizem-leninizmit” duke luftuar me “rrezikun Anglo-Amerikan” papushim, nderkohe qe punonte vetem per “xhepin e vet” dhe se jo vetëm përrallat politike nuk jane bëre akoma bajate, por edhe “fëmija popull” qe ka mbetur ne vend dhe nuk rritet dhe nuk arrin akoma te kuptojë se përrallat e Enverit dhe te spiuneve te Sigurimit qe la pas Diktatori, sot përseri paraqesin realitete të pavërteta dhe kanë si qëllim vënien në gjumë të popullit me qëllim që “të gjejnë shesh e bëjnë përshesh”, njashtu si ne Kohen e Qepes te Enverit dhe ne kete kendveshtrim: Mire ke bere qe ke kritikuar Saliun qe po lufton me “Mullinjte me ere” me Sanco Pancat e tij ne PD e spiuneve te Sigurimit te Enverit per te shpetuar koken, familjen dhe pasurite nga non-grata e Anglo-Amerikaneve, por ne pushtet nuk eshte Saliu me PD-ne e tij bolsheviko-komuniste, por cuni i Kristaqit, killerit te Enverit dhe nipi i Spiro Kolekes, krimineli i Enverit, ky eshte kryeministri rezil gangster shqyptar Edi Rama qe korruptoi FBI me spiunat e Sigurimit te Enverit per te goditur opoziten shqyptare dhe ky akt korruptimi madhor eshte paprecedent dhe nuk ka bere vaki ne asnje vend tjeter te Botes dhe ti o enveristi Viktor Malaj nuk e permend kete asnjehere ne dacibaon tende te gjate me dy protagoniste qe te dy jane pjella origjinale te Partise se Punes qe i zgjedh populli dru me pre shqyptar si “femije rakitike” qe ka qe nga 1944 qe nuk di se c’ben duke lexuar papushim “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqypnine”
Ketu je,,ku po te thom Une,!
Ja thashe edhe Sali Berishes ne 2009.-Sali ,cfare detyre ka yt bir ne Ushtrine Shqiptare?
Mu pergjigj:-Ty te ka derguAR I BIR I kRISTAQIT,,Une te birn e Kristaqit se njihja fare.
Nuk e rrezoi Partia Mavi Sali Berishen..U bene bashke ballista,komunista,ruajalista,qe i dhane 1 miljon shuplaka.
Ketu ne gazeten e Nerume dita populli besoi kolonel Pellumb Zaimin,gjeneral Intelektualin,Marshall Arben Duken,kur i dhe 1 milion shuplaka.
Keshtu do ta psoc dhe ti edvin,se po i bie ne qafe popullit shqiptar dhe sidomos popullit Kosoves Hallemadhe.
Nga thirrjet e kahershme 10 vjecare te Viktorinos qe ka 10 vite qe i ben, ku i thuhet ketij populli te prese deri sa te rritet e keshtu Viktori te prese vdekjen duke pare Ramen brenda kryeministrise.
Fjale e vetem fjale, packa se gjarpri i shkon ndershale. Kjo nje mari, apo vazhdim i skenareve te peshtir te rradhes????? Nuk punohet vreshta me fjale e urata, por don kazma e lopata, ndryshe i mbyturi ju mbyt ne llumin e ligesis: thote populli. Dhe s’fundi, levizja e ben boten te perparoj, c’do justifikim dobic i palles morjes shqiptare. Dridhuni e perdridhuni se ne nje kunj do te mblidheni. Leket e piset nje fund t’turpshem kane pas dhe do te kene. S’ka cfrytezues pushtetet qe do t’mund t’i shpetoj nga banga e drejtesis popullit dhe shtetit te se DREJTES. Shkreptimat kane nis, priten rrufet e rradhes.
Anonime Viktor,si nuk doni t’a kuptoni ju si gazete,qe jeni vene ne mbeshtetje te sundimit diktatorial te satrapit Rama,perderisa beni shkrime kritike ndaj tij vetem tani pas zgjedhje vendore,por duke bllokuar komentet e lexuesve edhe ju u mbyllni gojen shqiptareve qe re rebelohen as me shume kunder tij ,por jo pro Berishes,Metes,Bashes etj!
Eshte momenti historik, qe ju si gazete te quani ate rol qe luajti dikur KOHAJONE per rrezimin e diktatures UDB-ashe te Berishes!
Por kete rol nuk mund t’a merrni persiper nese nuk shkeputeni nga lidhjet e interesave personale me pushtetin kriminal te Rames si dhe pa e hapur gazeten per qytetaret REBELE shqiptare,qe guxojne t’i tregojne popullit se kush jane sot armiqte e tij,qe I kane grabitur popullit demokracine dhe shtetin ligjor ne kufijte e pushtimit otoman!
A e dini kush eshte problemi i Viktorit,Gazetes Dita, Tema, Fatos Tarifa dhe me radhe? Mendojne se jane me te zgjuar se Edi Rama! Te njejte gje mendon edhe Taku,Lubo, Andi dhe disa mytebere te tjere! Jeni shume te vegjel ne mentalitet para Rames! Ju te gjithe keni lindur per te qene dyshi dhe jo njeshi! Rama ju mundi te gjitheve,e kam fjalen per ata qe e kundershtuan! Viktori me te tjere,Ngjelen e Tosin, Andushken dhe Zhejin i beri ata rrogetare neper TV e Saliut! Te gjithe mendojne se jane njelloj me Ramen, por jane milingona,nga mentaliteti yne mjeran Shqiptar! Nuk e lufton i vetem Rama korrupsionin, kur te gjithe Shqiptaret profesion kane hajduterine ,ndersa Kulti i Saliut dhe Likes edhe vrasjet per tu pasuruar! Mbani mend: Rama nuk ka vrare njeri! Prandaj ju lutem njerezve te ndershem te ketij vendi mbeshtesni Ramen, si i vetmi njeri, qe sot per sot qe punon per Shqiperine! Falemnderit!
o shoke e shoqe komentatatore, komentues dhe komentare !
“Fjalet e shumta fukarallek”.
Mendimet e cilitdo jane subjektive, edhe te publicisteve dhe analisteve me te mire. Jo vetem subjektive, por edhe manipuluese. Vete mendja dhe mendimet e njeriut jane manipuluese jo vetem ndaj te tjereve, por edhe ndaj vetvetes, sepse njeriu eshte shume kompleks. Ne mendimet e tij ndikojne pa diskutim interesat materiale. Edhe perceptimi, kuptimi dhe vleresimi i gjerave, varet nga interesat materiale te njeriut. Njeriu eshte qenie oportuniste, parimet jane demagogji per te. Ate qe njeriu sulmon dhe kritikon ashper sot, e ben vete per vete neser kur i jepet mundesia. Nje gjykim dhe mendim racional (deri diku), mund ta japin njerezit fisnike, te mencur, qe distancohen nga interesat personale a familjare ndaj fenomeneve apo njerezve qe analizojne. Por edhe ne keto raste te rralla ndikon mungesa e informacionit te sakte. Sepse ne jemi nje popull thashethemesh dhe pergojimesh, ne e shohim me habi tjetrin si guake, kur na thote “te lutem”, “faleminderit”. Ne habitemi dhe e shohim gjithe dyshim tjetrin edhe kur na thote nje fjale te mire, kur na ben nje kompliment edhe per femijet tane, motren apo vellane. Sepse jemi mesuar te sulmojme, shajme, pergojojme gjithkend me shpirtrat tane mbushur plot “helm” qe nje zot e di nga buron, dhe nuk ka psikolog dhe psikiater ti jape shpjegim.
Edhe partite politike jane manipulime te nje grupi te ngushte njerezish, ne raste me ekstreme edhe te nje njeriu. Partite politike jane intriga e kapitazmit per te percare dhe sunduar popullit. Mos thoni ka te djathte e te majte ne kete vend, e majta, e djathta jane absurditete. “Kjo ishte loja more!”
Per SPAK-un militant dhe tru shplare ,qe e ka siguruar nje rroge duke lepire nga poshte atletet e Rames kur shkel ne…mut!
Rama sot eshte ANTISHQIPTARI me I rrezikshem qe ka VRARE dhe VARROSUR demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi!
Sot shqiptaret jane te nenshtruar sepse jane te shtypur dhe shfrytezuar egersisht nga nje regjim i eger diktatorial sa edhe pushtimi otoman duket lule!
Sot shqiptaret nuk shohin asnje fije shprese per te ardhmen ndaj largohen nga vendi cdo ore te dites!
Aq I nenshtruar eshte populli shqiptar sa vete Rama arrin t’u mburret investitoreve italiane qe te investojne ketu sepse…NUK KA SINDIKATA,we te bejne greva dhe protesta!
Aq hapur dhe ndyresisht sundon ky bandit politik sa guxon t’i deklaroje edhe gazetes italiane “La Stampa”,se”Ne Shqiperi edhe reformat me ANTIDEMOKRATIKE konsiderohen si DEMOKRATIKE”!
A duhen me teper fakte kunder ketij sharlatani mjekerrcjap qe sundon egersisht duke u tallur kete popull dhe bota qesh dhe e duartroket,sic duartrokiste dikur edhe GEDAFIN e Libise,Bin La Denin etj?
Rama duhet shporrur nga pushteti sa me pare dhe duhet cuar para drejtesise!
Hajde lajme hajde! Bucasin mediat se paska fituar ne Rrogozhine bashkine Edison Memolla i PS ndaj kanditatit te BF! Edison Memolla me hunden me te vogel se ai kandidati tjeter me hunden me te madhe.
Tani Rrogozhina do behet Manhattan!
O ju media qe i flisni popullit dhe merreni me “hallet” e politikaneve cdo dite, perfshire edhe DITA-n.
Po shikoni ore cmimet qe po shkojne ne stratosfere. Kater kokrra domate 2 mij lek te vjetra. Po shikoni ore djathrat me cilesi gipsi, cilesia pertoke e cmimi 14 mij lek kg. Po dergoni ore gazetaret neper hallet e popullit dhe ato i nxirrni ne fq te pare, jo ver-veret e analisteve per politiken dhe politikaneve te medhenj!
QI o breshkealias bojaxhi…QI…!
E keqja e madhe sot
ne ish SHQIPER!?
integralisti EDvin
me i rrezikshem se Neroni SALI!
shprehja ‘Qen bir Qeni’
vlen dhe per te GJATIN
Me ka qire gruan
thosh dhe per te JATIN!
E keqja e madhe
e ish SHQIPERISE
sKiptaret kan harru
EDvini eshte ‘djali’SALISË
Kush aqkoma s’ka vdekur
apo truri bere DHALLE
S’harron ne krah te Sales
EDvinin si ‘pardesy BARDHË!
Kur bashke me ‘çuna blloku’
dogjen ish SHQIPERINE
Me Besnik Biberajt Hajdaret
me ne kry SS-Serb SALINE!
Per Ramen “e zgjuar”, dikush duhet t’ja shpjegoje ne terma te thjeshte (nese ja arrin) se qeverisja e tij ka arritur Borxhin Publik me te lartin e 30 viteve qe eshte dhe treguesi me kokforte i nje ekonomie ne krize.
Ketu nje merite madhore ka padyshim edhe Arben Ahmetaj me zanat dhaskal i gjuhes angleze qe drejtoi drejt shkaterrimit Ekonomi-financat e ketij vendi (tashme i arratisur)
Le pale, po na terrorizuat ka dy muaj per temperaturat e larta, cerberiusin, el ninjon. Ngjyros hartat e europes me te kuqe te zjarrta per te tmerruar njerezit! Po vera keshtu eshte perhere e nxehte. Po nuk pate kondicioner a ventilator, apo po nuk pate mundesi te shkosh ne plazh hidh nje kove me uje nje here ne tri-kater ore e je ne rregull. Si e bej une. Po jo keshtu, se e dini ju qe kur tmerron njerezit mediatikisht me temperatura te larta, jo ferri, jo armagedoni jo leshi, tek njerezit ndikon psikologjikisht keq dhe nga frika iu duket sikur temperatura eshte 4-5 grade me lart se sa eshte ne realitet, dhe nga paniku iu rritet tensioni arterial, te rrahurat e zemres, e me keq.
Zotit Adrian Thano, Drejtor i DITA.
Zoti Thano
1. ajo që po ndodh sot në Shqipëri tash 10 vite ka arritur kulmin me korrupsioni galopant, arbitraritetin, mungesën e Drejtësisë, kthimin nga ekonomia e tregut te lirë në vetadministrimin e oligarkëve (që ngjanë me vetadminisstrimin jugosllav siç e qante bab Enveri i juaj) dhe kupola e komunistëve të rilindur në qeverisje… e megjithatë nuk jemi të sigurtë sepse LartëLigësia e Tij “anarkoramisti” e ka thënë vetë se “nuk keni parë gjë akoma”….dhe fatkeqësia e atdhetarëve tanë është se nuk po e kuptojnë se po vidhet barbarisht vendi nga çdo pasuri e tij nga kjo bandë që veç proteksionit ka dhe mbrojtjen e krimit të organizuare ca të tjerë …
2. Mjaftë më me Saliun… ai i përket të shkuarës e nuk do vij kurrë në pushtet,….por duhet të nënvizosh se faji i tij më i madh, krahas minimit te demokracisë, është se për interesat e familjes së tij nuk mjafton që ka uzurpuar opozitën.. por po mban në pushtet dhe bandën ramiste..
3. Është e vërtetë se nuk e themeloi PD Saliu, sepse ai dhe Ramizi e të tijtë ndër studentët, deshën “Shoqatën apo Partinë e Studenteve dhe intelektualeve të rinj”. Po aq e vërtetë është se nuk e rrëzuan komunizmin ata. Por PD e atyre viteve ka meritën se përmbysën shtetin enverist dhe hodhën themelet e shtetit demokratik e pluralist, ekonomisë së tregut të lirë dhe të drejtave të njeriut. Po aq e vërtetë është se nuk qe një rruge pa gabime e këtë strukturë e dëmtoj Nano …por atë e përmbysën Saliu (2005-2013 e për këtë e fshinë si parti populli i majtë e i djathtë), dhe 10 vitet e Edvinit me shokë që i dhanë “colpo di grazia”. Mos u merr me tezat dhe përrallat e komunistëve për demokracinë por merru me atë që po ndodh në Shqipëri. Ke konflikt interesi ideologjik e s’mund të jesh historian i kësaj periudhe që mirë a keq e transformoi Shqipërinë, e që rrekesh kot ta mohosh.
4. Është kjo keqqeverisje e vullnetshme … ky regjim antishqiptar e anti njeri… që po i detyron njerëzit e kryesisht të rinjtë, edhe kur kanë mirëqenie, te largohen masivisht si asnjëherë.. Mos u mundoni ta mbroni se fajet i ka Saliu e ata pak besnik që i kanë mbetur…janë vetë më të ligj se Saliu e më keq akoma: perversë e injorantë….
Doli e verteta per Enver Hoxhen:
Ata qe flasin kundra Enver Hoxhes per tollonat edhe racionet e ushqimeve jane budallenj sepse keto ishin ne te gjitha vendet komuniste.
Ne te gjitha vendet ish-komuniste te Europes kishte tollona edhe racionime te ushqimeve ne vitet 1980-ta.
Ky eshte nje shkrim edhe me fotografi per radhet e ushqimeve ne Rumani:
goodlivingbucharest.com/post/the-food-shortages-of-the-1980s-in-communist-romania
Edhe Wikipedia ka shkruajtur per racionimin e ushqimeve ne Rumani ne kohen e komunizmit:
en.wikipedia.org/wiki/1980s_austerity_policy_in_Romania
Polonia kishte gjithashtu krize per ushqimet edhe ketu ka edhe fotografi nga radhet e ushqimeve edhe fotografi te tollonave te Polonise:
en.wikipedia.org/wiki/1981_Polish_hunger_demonstrations
Edhe ketu tregohet per racionimet e ushqimeve ne Poloni edhe tollonat:
polishhistory.pl/a-ration-card-for-survival-rationing-in-communist-poland/
Edhe ne Bashkimin Sovjetik ka pasur racionime te ushqimeve edhe tollona. Radhe te gjata per ushqimet ne Bashkimin Sovjetik tregohen me fotografi ketu:
qminder.com/blog/queue-management/queues-in-ussr/
Me Enver Hoxhën Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë
Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja edhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.
Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.
Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.
Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik.
Vepra e Enver Hoxhës për ekonominë e Shqipërisë ishte madhështore sepse Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë. Shqipëria u bë vendi më i pasur në Ballkan.
Fitore !
Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.
Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:
romaniajournal.ro/society-people/education/teachers-in-romania-earn-among-the-lowest-salaries-in-europe/
Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:
portalishkollor.al/news/rritja-e-pagave-sa-eshte-dhe-sa-do-te-behet-rroga-e-mesuesve-nga-1-janari
Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas
Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.
Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:
1920: 960.000
1925: 1.020.000
1930: 1.070.000
1935: 1.120.000
1940: 1.170.000
1945: 1.260.000
1950: 1.360.000
1955: 1.550.000
1960: 1.810.000
1965: 2.080.000
1970: 2.400.000
1975: 2.680.000
1980: 2.980.000
1985: 3.320.000
1990: 3.680.000
Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:
1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)
Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.
Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.
Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.
Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.
Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.
Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.
Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:
Italia: 650.000
Greqia: 400.000
SHBA: 170.000
Kanada: 25.000
Australia: 5.000
Britania: 80.000
edhe 70.000 në vendet e tjera të BE
Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.
Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.
Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.
Ja dhe Tironc wHaleja e kreu detyren e ngarkuar nga partia – i hodhi ato rrogozet e shqyer te atyre kopjeve qe poston perdite qe as per leter higjenike per te fshire bythen nuk bejne.
Lefo’FTERI’ o rrokotele myteberi, shko e qaj atje te varri Enverit se mbase ta hap kapakun e te merr aty prane vehtes te biesh rehat…Ahahahaha
Edi -hahahaha si the?? I hodhi rrogozat Tironci njera pas tjetres. Ben qellimisht ai zhurmuesin, per te hutuar budallenjte. Po ka edhe prej budallenjve qe ia lexojne rrogozat hahahaha
Tironci ate detyre ka…por Administratori ka pergjegjesine morale qe veshtireson Leximin e komenteve dhe nuk mundeson Debatin
elmaz bufi – hahahahaha i re pikes! Ja keshtu ka lezet komenti, me pese fjale sa per nje liber. Bravo Mazi !
elmaz bufi – nuk eshte cudi qe Tironci te jete vete administratori hahahahaha
Ku humbi ai Moisi Golemi more, se e ka inatin me ballistat qe hanin pula bio te pjekura, kurse partizanet buke misri me pak gjize hahaha, kurse partizanet femra nuk dinin fare te qellonin, le qe se mos e shkrepen ndonjehere.
SA NIS MUHABETI
PER TE QARRE NJE HALL
NDERHYN NJE TIRONC
NJE KOKE MANDALL
SHKERDHEN.MYHABETIN
E MENDEROS FARE
DITE.MOJ NESE SMUNDESH
ME MIRE MBYLLE FARE
Lol – hahahaha strofa e pare kryeveper, qe te pergjithesohet do pak redaktim. Mund te ishte keshtu:
SA NIS MUHABETI,
PER TE QARE NJE HALL,
DO NDERHYJE PATJETER,
NE MES NJE BUDALL.
KUR JE ME TE TILLE,,
ULUR NE LOKAL,
TA PRET MENJEHERE,
SA THUA NJE FJAL.
Po si mor SPAK NA THUA,RAMA KA LINDUR PER TE QENE 1-shi..Ne kemi lindur 2-shi-3-shi?Ti ke lindur skllav,.
Ne nje vend normal,Rama duhet te ishte kontigjent i spitalit psiqiatrik.Meqenese jetojme me popull si ti,Rama sot eshte ne krye te Shtetit.,
Shih vidjon tek Telegrafi,ne Samitin e Vilniusit,te gjithe kryetaret e shteteve ishin ulur neper vende,I BUkRI SHEJTAN bridhte neper koridore,ku te gjinte ndonje Lyder Famoz si presidenti Makron,sekretari Blinken,per te bere fotografi.
Sa turp,kryetari NATOs Stoltenberg thirri nga mikrofoni kryekaqolin te zere vend,se do fillonte mbledhja.
GAZETA DITA DHE MEDIA SERVILE SHQYPTARE JANE BASHKRFAJTORE NE HAJNINE ENVERISTE ANTOKOMBETARE TE EDI RAMES
Mjafton te shikosh dacibaot copy-paste prej budalli tinzar te tironcit qe shfaqen pa asnje censure nga moderatori papushim sapo hapet per diskutim me vlera te larta qytetarie qe te bindesh per rolin qe ka mare persiper kjo gazete qe deri dje gezonte respektin e lexuesve dhe sot eshte transformuar si vegel e qeverise
QI ti vemë kokë,
mbyllim MUABETIN
B.Blushi ne Bathore
kerkojne AHMETIN!?
More SPAK-adhare
Ish Hajdar’ KARABUSHA
‘Ngaterroni B.Ahmetajt
me kryehajdutet BLUSHA!
Sa ka vjedh Ahmeti Ben
ne 10 vjet QIVERRI
çobani Beni pe Blushi
ka harxhu per tu QI !
Kur Ahmeti Beni
mesoj te ‘vidhte VETË’
Ben Blushi,djal’ i Kiços kish
30 vjet hajdut me IMUNITET !
Kur Ahmeti Beni
neper Bathore,vidhte si MI
Beni,çobani i dinastise Blushi
30 vjet na la teneqe,pa KATANDI!
500 Mijet e Ahmetit Beni
poqese i ka vjedhur VËRTET
Nuk jane as sa nje mut òobani
qe ben Blushi Beni sot e 30 VJET!
Dhe se fundi duhet qe
ti veme koke edhe ‘HALLATIT’
kryehajduti B.Blushi
ka qene ‘shok’ i te GJATIT!
Haurët e qelbur shqiptarë , s’ka Herkul që t’i pastrojë .
Një njeri I vetëm edhe Herkul të jetë , s’e bën dot .
Prandajë krijohen partitë politike…..
Cilat parti ?!
Po e nisim me më të vjetrën , medemek socialisten , medemek ish komunisten .
Ata që kishin nxirë idealet e Luftës hodhën poshtë idealin komunist dhe brënda natës , si me magji , u bënë socialistë . Të tillët janë Fatos Nano , Gramoz Ruçi dhe gjithë të tjerët .
Kur Shqipëria digjej e përvëlohej , keta bënin sehir se ishin frikacakë , meraku i tyre ishte të ruanin bythën e tyre .
Plehërat komuniste vazhdonin të vegjetonin në një tjetër parti , në socialisten – në socialisten e krijuar brënda natës .
Dhe kjo parti , e pa nder e dinjitet , vazhdon të dridhet e të përdridhet si prostitutë e të shkerdhehet nga rrugaçi i parë që i del përpara e i ngjitet në krye , siç është bastarda Edvin Rama .
Degjenerimi kriminal i Edvin Ramës , duke qënë në krye të kësaj partie ka gërryer themelet e partise dhe ka pështyrë e përbuzur idealet e shënjta që bashkojnë popullin !
Balla e di Kosoven si han me dy porta.Me Ramen mund te beje llogje por jo me nje shtet te konsoliduar kosovar.Shteti I Balles eshte 100x me poshte se c’do shtet afrikan ku sundon ligji,ku futin ne burg kryeministra,presidente te koruptuar,qe kane shperdoruar parate e popullit.
I ” nderuar ” Intelektual me pantallona neper kembe dhe me bajga neper dhembe. Tjeter here lexoji shkrimet e Viktorit deri ne fund sepse aty do te gjesh edhe ” bar ” per ty dhe shoket tuaj. Se, desh harrova: na ke thene se jeton ne USA. A ke lene ketu ne Shqiperi ndonje mbeske bukuroshe t’i themi Viktorit te kujdeset per te, pasi nga shkrimet e tij duket shume social dhe human ?
Mendoj se problemi me i madh ne Shqiperi eshte mentaliteti tashme 33 vjeçar i” pasurimit” me rruge te paligjshme dhe kjo e theksuar ne administraten publike ku me pushtetin e karriges çfaredo lloj qofte ajo xhvatin qytetarin e thjeshte duke zvarritur apo mosvepruar fare per zgjidhjen e halleve te popullit dhe nga ana tjeter duke marre lek nen dore,kjo ne administrate,spitale,gjykate,prokurori,kadaster,bujqesi apo arsim dhe kjo eshte arsyeja qe sapo te germosh ka plot per t’i çuar ne burg duke nisur nga k/ministri apo ishk/ministri presidenti apo ishpresidenti z/kryeministri,ministri,drejtoret,deputetet,politikanet,kryepleqte e fshatit,k/komunaret te gjithe “bisnesmene te sukseshem”te gjithe te pasur por me nje veçori se jane bere “te zgjuar”kur jane ulur ne karrigen e pushtetarit.kudo qe SPAK do te fuse hunden do te ndjeje eren e qelbur te korrupsionit,vjedhjes,mashtrimit apo krimit.Nqs SPAKU do t’a nxjerre ne drite kete popull urgjentisht te kerkoje ndertimin e nje burgu te ri i cili do te mbushet shpejt me pjesetare te kesaj klase politike te degjeneruar pa nder,principe apo moral(per hir te se vertetes kjo reforme e drejtesise eshte merite e se majtes mgjithese deri tani jane denuar vetem hajdutet nga ana e saj dhe akoma me mire pasi jane zoterues te pasurive te ketij populli por nuk duhen harruar dhe ishat pasi ata kane bere gjemen me kete popull)Nje reforme e ndershme,bazuar ne merita,ndershmeri,profesionalizem dhe ligjshmeri eshte jetike dhe urgjente ne administrate te çfaredo lloj fushe.
une ju pjerdh ne kandar ashtu pa ju pyetur fare,
e nuk jam Tironc po katunar (e them ashiqare)
po iki tani te kopjoj ca dokrra te tjera,
qe tua hedh ketej sa tju cahet menderja.
Fadil, spiuni i Enverit dhe fansi i Edvinit, cuni i Kristaqit Killerit te Enverit,
Ju spiunet e Sigurimit jeni shume erotike dhe te gjitha muhabetet e politikes i lidhni me erotiken e pederastit Enver Hoxha qe keni mesuar te Partia e Punes, kur lexonit nate e dite vepren madhore te Diktatorit “Rreziku Anglo-Amerikan per Shqypnine ti po te kesh vajza mesiguri i ke derguar me kohe ne bordellot e Botes si gjithe spiunet e tjere te Sigurimit te Enverit, prandaj lere gerdallen enveriste ne ngordhje Viktor Malaj qe akoma nuk e kupton se nuk mund ta kaloje dot ylberin dhe HOP! sa te hapesh dhe te mbyllesh syte te behet pro-amerikan dhe te lepije ate qe ka peshtyre do kohe me pare duke goditur Sali Berishen me “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqypnine” qe e ka perkthyer intelektuali ne burg me patllake tek koka, sepse sot vendin po e drejton nje dinosaur enverist me i rrezikeshem se Saliu qe nuk i plas fare per “Rrezikun Anglo-Amerikan”, por ka lidhur krushqi mafioze me George Sorosin famekeq qe bashkepunoi me fashistet dhe qe ku i shkel kemba nuk mbin bari dhe ai eshte cuni i Kristaqit Edi Rama qe korruptoi FBI me sipune te Sigurimit te Enverit si askush tjeter ne Bote
Nga gjithe ky artikull me pelqeu shume paragrafi si me poshte
(citoj)
Pjesëtarë të elitës intelektuale të vendit vazhdojnë të na tregojnë përralla edhe sot pas 33 viteve se “PD vendosi pluralizmin” kur faktet e pakundërshtueshme historike, të jetuara, të shkruara dhe të filmuara provojnë se PD ishte bijë e pluralizmit dhe jo “nëna” apo themeluesja e saj.
(Fund citimi)
Per te forcuar kete mesazh me siper dhe per te qene akoma me te sakte
po shtoj dhe 2 krye-përrallatorë ku RamaSalaMetaBasha jane derivate te tyre.
1.
Kryepërrallatori I kohes se Bushalliut te Teksasit (Seniori) ishte Rajersoni qe SUPER-PERRALLA te tij se Super-Ceku I Bardhe po prêt per firme te fitoje Salelez SERBiberishaj dhe shqiptaret duhet ti japin voten dhe kjo perralle e tij eshte shkaku NR-1 qe Shqiperia vuan nga shtrigu Viqidolit qe RaMetBashat deri dhe Kimen e Bidenit I perdor si leter higjenike
2.
Kryepërrallatori I kohes sotme eshte ideuesi I NON GRATA GALLATA nga Virxhinalliu Joseph Robinette Biden dhe administrate e tij qe merren me Shqiperine me “miopine e tyre artificiale” po e lene ish Pit Bullin e tyre antikamunsitin e leshit Saleh Berishaj te zgjidhur nga zinxhiri dhe duke qene me I forte me shtet parallel ,ushtarakisht ,finacjarisht dhe mediatikisht realisht ose po permjerr Ameriken e Non Grates ose eshte radiloje e kesaj te fundit te filluar qe nga koha e Cekut Bardhe..
.