Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Kamela Islamaj te Ida Altrove, ja yjet e muzikës Blues që performojnë sonte te reja. Hyrja falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga Kamela Islamaj te Ida Altrove, ja yjet e muzikës Blues që performojnë sonte te reja. Hyrja falas
AktualitetKultureLifestyle

Nga Kamela Islamaj te Ida Altrove, ja yjet e muzikës Blues që performojnë sonte te reja. Hyrja falas

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

Festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” ngre sonte siparin në orën 21:30 me emra të njohur të muzikës shqiptare, por dhe asaj të huaj.
Kamela Islamaj është një prej emrave shumë të dashur të publikut shqiptar që do të ngjitet në skenë sonte tek REJA, e cila pritet që të ndiqet nga një numër i madh artdashësish. Mes emocionesh pritet edhe “Andi Kongo Quartet” është i përbërë nga Andi Kongo (piano – vokal), Ermal Rodi (sax – trompë), Arbin Alimeri (bass), and Emiljan Dhimo (bateri). Ky formacion muzikor vazhdon bashkëpunimin mbas koncertit “Imazhi Jazz i Gjon Milit” që zhvilloi në Korçë dhe në Tiranë në vitin 2019.
Gjatë karrierës artistike Andi Kongo ka performuar si pianist në Shqipëri dhe Itali, duke veçuar “Siena Young Lions – Meeting dei Conservatori Europei del Jazz” në Siena (Itali) dhe më pas me “Bonporti Jazz Band” nën dirigjimin e Paolo Silvestri-t në një tour koncertesh bashkë me këngëtaren jazz Barbara Casini, duke marrë pjesë edhe në festivalin “Il Jazz italiano per le terre del sisma” – Aquila. Në Shqipëri ka marrë pjesë në 2 edicione të festivalit “Jazz in Albania”.

Ndërkaq, “Ragazza a modo” është kënga e re e Ida Altrove feat. Fabrizio Bosso i disponueshëm në platformat e transmetimit dixhital dhe në rotacion radio nga 16 qershori 2023 që do të mund të dëgjohet edhe mbrëmjen e sotme tek REJA.

Shfaqjet më 12 dhe 13 do të zhvillohen tek Instalacioni Reja në kryeqytet dhe do të jenë të hapura për publikun, ndërsa më 15 korrik në Korçë. “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me muzikën Jazz në periudhën e saj më të artë, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë.

- Publicitet -

Zhvillimi i festivalit ka për qëllim të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë në muzikën Jazz dhe Blues, duke motivuar muzikantët e rinj shqiptarë me anë të shkëmbimit artistiko – kulturor me muzikantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë me eksperience.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi

Komentet e Fundit

  1. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  3. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar
  4. 666 on FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori
  5. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?