Sot mbushen plot 100 vjet nga dita e lindjes së veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e partizanit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH Myfit Poçari.
Myfit Poçari lindi më 31 Korrik të vitit 1922 në qytetin e Korçë në një familje qytetare Korçare nga prindërit Mustafa Poçari dhe Resmije Poçari (Skënderasi).
Babi i tij Mustafai , kishte mbaruar Medresenë e Korçës. Për shumë kohë ai punoi si mësues në fshatrat Mborje , Drenovë si edhe në qytetin e Leskovikut. Më pas ai ka punuar si përgjegjës në Xhaminë e Madhe të Korçës.
Mësimet e tij të para Myfiti i mori në shkollën “Naim Frashëri”, të qytetit të Korçës, më pas ndoqi Shkollën e Punës Mashkullore të cilën e përfundoi në vitin 1939. Në vitin shkollor 1939-1940 Myfiti vazhdoi mësimet në klasën e parë ne Institutin Teknik Industrial në Korçë , ku u lidh me Midhi Kostanin , Kiço Greçon, Demir Progërin, Floresha Myteveliun e të tjerë të rinj antifashist në qytetin e Korçës.
Në vitin 1941 fillon punën si telegrafist në Post-Telegrafën e Korçës. Shumë shpejtë shtëpia e tij u shëndrrua në një bazë të aktvitetit ilegal kundër fashizmit. Aty dëgjoheshin Radio – Londra dhe Radio – Moska, përgatiteshin materiale për trakte me anë të të cilave vihej në dijeni populli mbi arritjet në luftë kundër fashizmit.
Në vitin 1942 ai mori pjesë në djegëjen e Zyrave të Fashjos në qytetin e Korçës. Në këtë aksion dy nga pjesëmarrësit Kiço Greço dhe Midhi Kostani , të cilët s’arritën të largoheshin në kohë pasi po transportonin shaptilografin e rrëmbyer nga Zyrat e Fashios, u kapën nga fashistët, u torturuan e më pas u dënuan me varje në mes të qytetit, duke u bërë shëmbull frymëzimi për gjithë rininë korçare. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje fashistët vazhdonin të ushtronin kontrolle e raprezalje për të gjetur pjesëtarë të tjerë në këtë aksion .
Në këtë kuadër u arrestua edhe Myfiti dhe shoku i tij, Elami Hado, të cilët më pas u dërguan në Burgun e Tiranës . Këtu u organizua edhe gjygji për dënimin e tyre. Kur koloneli fashist lexoi vendimin e gjygjit : – Myfit Poçari për veprimatri subversive dënohet me “Due anni e sei mezi”, Myfiti Deklaroi: – sei mezi Italia vai-via.
I inatosur koloneli fashist i bie karrikes ku ishte ulur Myfiti dhe e rrëzon atë për tokë.
Në burgun politik të Tiranës Myfiti qëndroi deri në fund të shtatorit 1943.
Këtu së bashku me shokë të tjerë të burgosur si Ali Demi , Koçi Xoxe , Gjikë Kuqali, Ismail Çaushi, Sotir Vullkani , Andon Deçka, Avram Koja, Selim Alimerko etj , bënin një jetë aktive duke mbajtur lartë moralin e të burgosurve.
Në mjaft raste, kujton Myfiti, në oborrin e këtij burgu ( burgu i vjetër) janë bërë edhe ekzekutime të të dënuarve politik shqiptarë dhe të nacionaliteteve të tjera. Si rasti i luftëtarëve tanë të lirisë: Nikolla Tupe, Hamdi Mëzezi, Ferit Xhajko dhe të disa partizanëve maqedonas. Këto ngjarje shoqëroheshin me këngë patriotike partizane nga të burgosurit e parrulla kundër fashizmit.
Një ngjarje e përjetuar më emocione ka qenë dhe demostrata e grave të qytetit të Tiranës.që u zhvillua më 17 shtator 1942. Ato u grumbulluan para burgut, protestuan me gjithë fuqinë e shpirtit të tyre kundër vendimit të pushtuesve fashist që të burgosurit politik të internoheshin në burgjet e Italisë.
Pas demostratës së grave neve na transferuan tek burgu i ri ( sot është Arkiv i Shtetit). Edhe këtu në bashkëveprim me njësitin guerril të Tiranës ne vazhdimisht mendonim e vepronim për t’u arratisur.
Konkretizimi i kësaj veprimtarie ishte hapja e tunelit të nëndheshëm dhe arratisja pas mesnatës së datës 29 prill 1943 të 26 të burgosurve politik të cilët jashtë i prisnin njësiti guerril i Tiranës , partizanë të çetës së Pezës dhe të Dajtit.
Jeta në burg edhe pas këtij aksioni karakterizohej nga morali i lartë dhe ndjenja e solidaritetit midis të dënuarve. Çdo ditë të afërmit e tyre sillnin ushqime , të cilat futeshin në kapanon nëpërmjet të ashtuquajtërve sekser.
Në këtë kuadër Myfitit një ditë i lindi ideja të shfrytëzonte veshjen e sekserit, i cili pardesynë dhe kapelen e republikës e kishte lënë mënjanë e priste që të dënuarit të zbraznin enët që u kishin sjellë të afërmit.Ai me shenja komunikoi me shokët që t’a mbanin me muhabet sekserin dhe në momentin e përshtatshëm i morri atij pardesynë dhe kapelen e republikës si dhe dy sefertase të zbrazura dhe i maskuar me to u nis drejt portës së burgut.
Rojet duke u nisur nga pardesyja, kapelja e republikës dhe sefertaset në duar, të bindur se ky ishte sekseri me të cilin ata ishin mësuar, e hapën derën.
Myfiti kapërcen pragun dhe të parit që i afrohet nga të afërmit i jep sefertaset dhe duke u shprehur se të gjithë janë mirë vazhdoi rrugën në drejtimin e ish stacionit të trenit. Tek largohej në vazhdimësi priste që roja i burgut të thërriste: – Ndal! Por kjo nuk ndodhi. Në krye të rrugës ndali një paiton dhe si u ras aty e drejtoi karrocierin në hyrje të rrugës së Shën Gjergjit, sot rruga Ali Demi, ku u strehua tek kushëriri i tij Muharrem Lamçe që banonte në një shtëpi të thjeshtë tiranase. Me kaq arratisja kishte marrë fund.
Disa ditë qëndroi i fshehur këtu dhe më pas në mënyrë klandestine iku në Korçë në çetën partizane në Malin e Moravës. Nga këtu me vendim të Shtabit Partizan të Qarkut të Korçës dërgohet në Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL , që ndodhej në pyllin e Bakullit, pranë Voskopjës. Më tej Myfiti kujton:
Në barakat e Bakullit kishte filluar përgatitja e partizanëve radio-trelegrafist dhe telefonistë, që realizohej nga instruktori Todo Bojdani dhe radio-mjeshtri inxhinieri Servet Xama, duke shfrytëzuar radiot dhe paisjet që i ishin zënë armikut. Kësaj përgatitje iu nënshtrova edhe unë. Kursi i radio-telegrafistëve mbaroi në dhjetor 1943.
Duke u nisur nga parrulla : “Pa ndërlidhje s’ka komandim , pa komandim s’ka fitore”. Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm e personalisht të komandantit Enver Hoxha , Myfiti dërgohet ilegalisht në Tiranë të takoi Gogo Nushin i cili ishte drejtues i Qarkorit të Tiranës.
Detyra ishte të sigurohej dhe të instalohej një radio-stacion që të lidhte Qarkorin e Tiranës me Shtabin e Përgjithshëm. Në kushtet e ilegalitetit i veshur si fshatar ai mbërrin në Tiranë. Tek ish Post- Telegrafa tek Pazari i Ri, në vendin ku sot është sheshi Avni Rustemi, në ditën e orën e caktuar, ai takohet me vajzën ilegale Vanda Çorati. Parrulla dhe kundër parrulla:
Vanda Çorati:- Ç’thote pranvera? Myfiti – Pranvera sapo ka filluar. Kështu u realizua njohja dhe të dy së bashku u nisën në vilën aty afër ku ilegalisht banonte Gogo Nushi.
Këtu u përcaktuan se ku do të merrej radio-stacioni e ku do të instalohej ai , shokët ileagl me të cilët do të punohej, ora e ndalimit të qarkullimit, rrugë-kalimet më të sigurta etj. Radio-stacioni u muarr në Pezë, akumulatorët dhe paisjet e karikimit u muarrën në Kishën e Shënavlashit në Durrës. Radio-stacioni do të instalohej nën çatinë e një shtëpie tiranase prapa ish Kishës Ortodokse, që ndodhej në vendin ku sot është Hotel Internacional, 15 katëshi.
Myfiti tregon:
Isha duke ngrënë drekë tek restorant “Invalidi”, i cili ndodhej pranë ish Kinema 17 Nëntorit. Këtu u pikasa nga një ish partizan i cili kishte dezertuar dhe ndodhej në Tiranë. Këtë ja u tregova edhe shokëve që vepronin në ilegalitet. Dy ditë nuk dola nga vëndbaimi e më pastaj ndryshova lokalin ku merrja ushqimin.
Ishte data 7 Korrik 1944. Po haja mëngjes në një lokal ku sot është Muzeu Historik Kombëtar. Nuk kaloi shumë kohë dhe ja , në mëngjesore u futën dy xhandar të cilët më hodhën hekurat. Përjashta po bëhej zhurmë, dukej që kishin bërë bastisje. Më futën në makinë ku ishin dhe 4-5 vetë të tjerë. Së bashku me ata përfundova në burgun politik të Tiranës. Në shkresën e Komisarisë se Policisë të Tiranës dt. 8.07.1944, lënda: Burimet e mëngjesit, ndër të tjera thuhej:
Rreth orës 10:00 të datës së djeshme , agjentët e kësaj zyre proceduan në ndalimin e të quajturit Myfit Poçari, i biri i Mustafait dhe i Resmies lindur në Korçë më 1922, atje banues pasi ky dyshohet si element i rrezikshëm dhe pjesëtarë i organizatave Komuniste. Vazhdojnë hetimet për skalimin e të vërtetës dhe rezervohem me ju njoftue përfundimin.
Këtu ju nënshtrova pyetjeve dhe torturave deri edhe vezë të nxehta në sqetull. Asgjë nuk doli nga goja ime , për misjonin që kisha. Puna e nisur nga unë u vazhdua më tej nga radio-telegrafisti Xhevat Nazif Avdia dhe radio-ndërlidhja me Shtabin e Përgjithshëm u realizua me sukses në datën 12 shtator 1944.
Në burg gjeta shumë të dënuar politik e atdhetarë, të cilët karakterizoheshin nga ndjenja patriotike dhe urrejtja për armikun. Ata mbanin lidhje me njësitë guerrile që vepronin në Tiranë, morali ynë ishte gjithnjë i lartë .
Ishte data 26 Gusht 1944 kur në burg u përhap lajmi se një pjesë e të burgosurve do të internoheshin në një drejtim të panjohur diku në Jugosllavi, Gjermani apo Austri. Ishin plotë 92 të burgosur politikë dhe atdhetarë të cilët do ju dorëzoheshin gjermanëve nga Xhelal Staravecka e Mark Berisha, i pari komandant i xhandërmarisë dhe i dyti drejtor i burgut, pa lënë asnjë dokumnent zyrtar.
Atë dite përpara burgut ishin mbledhur familjarët të cilët me dhimbje po e përcillnin këtë internim përtej kufijëve të Shqipërisë. Atmosfera ishte e rëndë. Nga njëra anë shikoje automjete, xhandarë, gjermanë si dhe të thirrura dhe raprezalje nga ana e tyre. Ndërsa nga ana tjetër të burgosurit politik dhe atdhetarë të papërkulur, që këndonin këngë patriotike dhe të afërmit e tyre që me zë të lartë bëni thirrje :- Poshtë fashizmi dhe tradhëtarët, qëndroni si burrat, mirë u pafshim në Shqipërinë e lirë! Kjo shoqërohej nga jehona e këngëvë patriotike që dilnin nga gjokset e djalosharve. Kjo atmosferë vazhdoi derisa edhe makina e fundit u largua nga burgu i Tiranës. E gjithë autokolona shoqërohej nga gjermanët. Intinerari i levizjes ishte Tiranë , Shkodër , Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrës, Kukës, Prizren, Prishtinë dhe më në fund Kampi Nazist i Prishtinës. Udhëtimi zgjati gati tre ditë. Kampi Nazist i Prishtinës ndodhej në periferi të qytetit. Ai ishte rrethuar me dy palë tela me gjemba të lartë dhe kulla të ngritura gjatë gjithë perimetrit të tij, ku qëndronin rojet gjermane. Të internuarit në kamp ishin Shqiptarë nga Tirana, Shkodra por edhe nacionalitete të tjera si italian, jugosllav , grek ,çifut etj. Të internuarit nëpërmjet disa xhandarëve shqiptarë, mbanin lidhje me njësitë guerrile të qytetit. Aty ne ishim të organizuar në një bataljon që kur të shpërthente kampi të funksiononte si njësi e organizuar luftarake për t’ju kundërvënë ushtrisë gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Komandant bataljoni ishte Luigj Filipi nga Shkodra, i cili këtu ndodhej i internuar së bashku me të vëllain Markun e të fejuarën e tij. Unë kisha detyrën e komisarit të kompanisë së parë.
Të internuarit herë pas here angazhoheshin në punë të ndryshme. Mua dhe disa shokë të mi më ka takuar të punoja një herë tek stacioni i trenit për të shkarkuar e transportuar me karroca si kuaj pakot që gjermanët nisnin nga Greqia për familjet e tyre në Gjermani.
Ishte data 22 Tetor 1944 . Duke marrë shkasë nga një goditje që forcat partizane kishin dhënë në rruge kalimin Kukës-Prizren, ku gjermanët kishin patur humbje të medha, gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin vendosur të hakmerreshin duke pushkatuar 104 nga të internuarit e kampit. Ata dhanë urdhër që të gjithë të internuarit të të rreshtoheshin në oborrin e kampit. Më pas me një lloj leximi të emrave : një po , dy jo, tre po , dy jo ata filluan t’i nxirrnin nga rreshti të intrnuarit duke i grumbulluar mënjanë. Pasi i grumbulluan ata i numëruan, si duket nuk ishin 104 vetë, ndaj filluan përsëri praktikën e fillimit dhe vetëm pasi u siguruan për shifrën 104, të gjithë të veçuarit i futën në një kaush të veçantë.
Mendonim se do t’i kishin ndarë për t’i çuar të punonin në ndonjë vënd ku kishin nevojë. Por duke u gdhirë dt. 23 Tetor 1944 u hap lajmi se ata ishin ndarë për t’u pushkatuar. Ata i merrnin dy e nga dy , i zhvishnin dhe i hypnin në kamionët aty pranë. Ne të mbërthyer pranë derës dhe dritareve të kapanonit ku ndodheshim po e përcillnim me dhimbje këtë skenë të rëndë.
Situata karakterizohej nga heroizmi i të internuarëve të ndarë për pushkatim nga njëra anë dhe nga ana tjetër e thirrjeve tona: – Vdekje pushtuesëve nazist dhe tradhëtarëve , Mbahuni si burrat, Rroftë Shqipëria e lirë!
U dha përsëri detyra të shfrytëzohej çdo situatë e krijuar për t’u arratisur. Pak ditë kishin kaluar nga kjo ngjarje kur unë dhe dy shokët e mi u caktuam të punonim për pastrim në spiatlin e kampit. Neve herë pas here na duhej të mbushnim ujë për pastrim. Ujin e mbushnim në shatrivanin pran derës së oborrit të spitalit. Këtu mbushnin ujë dhe banorët që ishin aty pranë. Këtu ne pamë një mundësi për t’u arratisur , ndaj kur u kthyem në kamp porositëm një nga xhandarët shqiptar të kampit, miku ynë, që në fshehtësi të na sillte tre qeleshe kosovarësh.
Nje ditë në drekë ne morëm vendim që të realizonim arratisjen. Ishte ora 13:00 rreth shatërvanit kishte shume banorë që mbushnin ujë. Në një moment ne rrëmbyem bidonin e madh me të cilin vazhdimisht mbushnim ujë dhe u drejtuam drejt shatërvanit. Si gjithnjë roja na shoqëroi duke qëndruar pak më larg e duke na mbajtur nën vëzhgim. Ne vendosëm bidonin tek rubineti dhe ndërkohë që ai mbushej ndiqnim me sy rojën. Në një moment vumë re që roja e shpërqëndroi vëmendjen nga neve. Ky ishte momenti që ne e lame bidonin dhe nëpërmjet banorëve u larguam me shpejtësi dhe u futëm në rrugicën aty pranë. Akti i arratisjes u realizua.
Më pas në Kosovë mbërritën njësitë e Divizionit të Pestë Sulmues, me komandant Rrahman Parllakun dhe komisar Ramiz Alia , të cilët çliruan Kosovën e vazhduan përndjekjen e forcave gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre që po tërhiqeshin. Në këtë Divizion unë u emërova në detyrën e shefit të ndërlidhjes. Divizioni i V-të vazhdoi luftimet me forcat gjermane dhe bashëpunëtorët e tyre në Sërbinë Jugore e deri ne Bosnjën Jugore në intinerarin: Prishtinë , Mitrovicë , Novi Pazar, Sejnicë, Novi Varosh e deri në Priboj të Bosnjës Jugore. Duke kryer në këtë mënyrë edhe detyrën internacionaliste në kuadrin e Koalicionit Antifashist Botëror. Në vitin 1945 forcat e Divizionit të V-të u kthyen në Atdhe duke kaluar nga Maqedonia.
Fillimisht ai u emërua në Komandën e Përgjithshme me detyrën e ndihmësit për ndërlidhjen telegrafonike. Në vitin 1949 kur ndodhën provokacionet e Grekëve, në Divizionin e Gjirokastrës u dërguan kuadrot më të fortë. Sheqet Peçi , Komandant i Divizionit,Arif Hasko Komisar i Divizionit, Myfit Poçari Shefi i Nderlidhjes i Divizionit. Në vitin 1954 ai transferohet në Durrës me detyrën e Shefit të Ndërlidhjes në Komandën e Mbrojtjes Bregdetare, që përfshinte të gjithë bregdetin, nga grykë-derdhja e Bunës e deri ne Kepin e Stillos në jug. Me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik krijohet Korpusi i Burrelit, që përfshinte gjithë veriun e Shqipërisë, nga Tirana e deri në Vermosh. Edhe këtu ngarkohet me detyrën e Shefit të Ndërlidhjes. Pas vizitës së sh. Enver Hoxha në Mat ai transferohet me detyrën e Shefit të Ndërlidhjes në Grupimin e Tiranës , ku del edhe në pension.
Për kontributin e dhënë si në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimatare ashtu edhe pas çlirimit në forcimin e mbrojtjes së Atdheut, Myfiti është dekoruar nga Kuvendi Popullor dhe Organe të tjera Qëndrore me 11 Urdhëra dhe Medalje.
Edhe pas daljes në pension ai ka ndihmuar në organizimin e funksionimin e Radio-Amatorizmit në shkallë Kombëtare. Emri i Myfit Poçarit është përmendur në shumë materiale e artikuj të shkruar në gazeta , revista e libra që lidhen me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si edhe me organizimin e zhvillimin e ndërlidhjes në Ushtrinë tonë Popullore. / Bujar Poçari, Pasardhës Veterani
Paska luftuar per clirimin e Serbise jugore.Po cila eshte Serbia jugore?
Eshte Nishi,Medvegja,Bujanovci,JeniPazari,te gjitha TOKA SHQIPTARE TE BANUAR NGA SHQIPTARE ETHNIKE.
Kunder ketyre shqiptareve ka luftuar qy veterani. Po pse mor gjerman nuk e zhduke kete fare te keqe serbo-sllave,qe edhe sot e kemi midis nesh,edhe ne qeveri.
Nderim e respekt per jeten dhe vepren e veteranit te LANC, z. Myfit Pocari. Ai si patriot i vertete dhe idealist ka rrezikuar jeten e tij per te cliruar atdheun nga murtaja gjermano-naziste dhe ka kontribuar, si kuader ushtarak, ne formimin dhe forcimin e sherbimit te nderlidhjes ne radhet e Ushtrise Popullore te Shqiperise.
Kujtimet e tij, me detaje te thjeshta e bindese, ndricojne luften heroike dhe sakrificat e partizaneve shqipetare per clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashiste.
Po keshtu, me vertetesine e kujtimeve te tij, veterani Myfit Pocari u tregon nihilisteve te luftes clirimtare dhe pasueseve te kolaboracionisteve se nazistet gjermane ishin bisha njerezore gjakatare. Vrasja nga gjermanet ne menyre barbare dhe cinike e 104 shqipetareve ne kampin e Prishtines verteton, pa diskutim, se ushtria gjermane nuk ishte mike e Shqiperise por ishte nje ushtri mizore e vrastare si te gjithe pushtuesit historike te vendeve dhe te popujve te botes.
E vetmja zgjdhje per te clirur atdheun nga ky pushtues mizor ishte lufta e pameshireshme ndaj tyre (jo vellazeri me nazistet sic bene tradhetaret kuislinge dhe (“baballaret e kombit”): Liri a Vdekje !
I nderuari Bujar Pocari,*PARDHES VETERANI*mes Lagjes sone.Ali Demi Tirane- Ju falenderoj Ju,une 86 vjecari, *Paues Veterani*,ju sjelle kete figure te shquar te Luftes N.CL-te nderuarin z.Myfit Bocari nderi i fisit tuaj sa atdheut tone,,ne 100 vjetorin e jetes Tij. VO Faleminderit Komentuesit M. Shpathari, per komentin bere e vleresuar kete figure sa Luften N.Cl,sa turp te kete BAJATI- fatkeqeshisht *demo*-boja dale, me komentet e tij kunder Lufte N.Cl.me HERONJTE e saj-KRENARI e Luftes N.CL si z,Mydit Bocari me shoke.,.
Ju pershendes nga tej oqeani,artikull shkruesin sa komentuesin M.Spathari,*Pasuesi Veteran*qe nga gjyshi Jono P Xhoga-KAPEDAN-Biri*Dangellise Naimjane*rene me 1913ten,ne mbrojtie te PV sa shpallur i Madhi Ismail Qemali me shoke-28 Nendor 1912te.
I perjetshem kujtimi i te reneve sa;mbodhesi*Pasuesve Veterane*
Ik o Dhimiter K@ri, o tru mut, gjalle je akoma o debil?
Ju*lumte* ju *seleksionuesve te Gazetes Dita,per kete TURP qe beni… Lini kete TEVEQEL*demo*,qe vetem VRER -vjell, per atdheun dhe Luften N.Cl. dhe,nuk pranoni komentuesit atdhetare…
Drejtuesit e gazetes, ta shohin kete maskarrallek me pergjegjesi- Dhimbia e madhe POPULL!
Ik o Dhimiter K@ri, o tru mut, gjalle je akoma o debil?
Fashizmi dhe Nazizmi dy mortajat e shekullit te njezet.Komunizmi, kryemortaja e shekullit te njezet,sistemi me kriminal,me çnjerezor ne historine e njerezimit.Era e kadavres komuniste qelp edhe sot Shqiperine.Bijt e kryekrimineleve komuniste vazhdojne krimet makabre te eterve kunder shqiptaris