Një investigim i publikuar sot për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, e akuzon këtë të fundit se ka ndërtuar përtej lejes ndërtimore në zonën e Mjull Bathores.
Dokumentet e publikuara flasin për devijime të njëpasnjëshme, përfshirë ndërtim jashtë kufijve të pronës së regjistruar, pishinë, mur rrethues dhe ndryshime në fasadë, materiale që shkojnë përtej asaj që parashikon leja ndërtimore, etj.
Vetë Sulaj i ka mohuar këto pretendime, por ky rast nuk mund të kufizohet te një objekt privat. Kjo histori është më shumë se një çështje urbanistike dhe lidhet me fytyrën morale të administratës që predikon ligj dhe barazi, por që në praktikë i përkul rregullat për të vetët.
Së pari publiku duhet të mësojë kush është nënkryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Këtu ironia është therrëse: Blendi Sulaj është aktivist i njohur i PD, pjesë e asaj opozite – që pak muaj më parë – hidhte molotovë mbi Bashkinë e Tiranës në demonstratat kundër Erion Veliajt.
Sot ai është emëruar nënkryetar në të njëjtën bashki, pas “spastrimit” të fundit që solli në drejtim njerëzit e besuar të Belinda Ballukut, Ogerta Manastirliut dhe grupit që ka marrë kontrollin e pushtetit lokal në Tiranë.
Veçmas kësaj, sot pyetja është: Çfarë vlere ka një fushatë prishjesh dhe legaliteti në Tiranë, nëse një zyrtar shumë i lartë i Bashkisë dyshohet vetë për ndërtim jashtë normës?
Në një periudhë kur fadromat po shembin nga tendat e lokaleve deri te vila të tëra në Farkë dhe shteti po ndëshkon qytetarët për çdo tejkalim leje, ky rast – nëse verifikohet – është krejtësisht pamoral. Ai e shemb besimin te ligji dhe ekspozon edhe njëherë tjetër hipokrizinë e pushtetit
Në Tiranë këto ditë çdo gur, çdo mur dhe çdo pishinë po matet me metër e me drone. Si mund të ketë “gabime teknike” për ata që drejtojnë vetë procesin?! Nëse një nënkryetar bashkie nuk i përmbahet lejes, si mund të kërkohet rregull nga qytetari i zakonshëm?
Tirana dhe gjithë Shqipëria sot nuk vuajnë nga mungesa e rregullave, por nga mungesa e shembujve. A ka shembull më të keq se kur ata që dje protestonin për moralin publik, rezulton që sot e shkelin vetë me ruspën e pushtetit?
—
Investigimi në fjalë, mund të lexohet duke klikuar KËTU

Po ky eshte shoku Këllicit
E njofin t gjith qe eshte i PD
Vërtet eshte bere nenkryetar Bashkie ky???
Joooooo
hajde politik kurve hajde
ky është kokrra e legenit
i pd-s rri te lokali me belindin te kryqezimi Bkt n bllok qe do behet kullë
Jo ska qene aty se qe me Lulin atëhere
Po nga ajo rrace eshte. Gjobaxhi
Kur thoshte doktor Berisha qe Belinda sponsorizonte Belindin per protestat e Bashkis ju nuk e besuat. Ja si del qe ka then te verteten.
Ky eshte i PD e ka futur aty ai bythpredha i Gerdecit, Fatmir Mediu
Shkerdhat ordiner i futur nga Ogerta nenkryetar me propozim te Ballukut.
Por nuk eshte mik i Kellicit, keta qe thon eshte mik i kellicit e kan gabim
Si the more K.R. , doktor Berisha ?! Po nuk të dhemb gjuha të quash doktor një gojë pis, një shpifës ordiner, një fytyrë poshtër që nuk le hale pa futur hundët, një zagar I fëlliqur që shikon nga vrima e çelsit kundërshtarët e tij , një mut-muti që e ka zënë për fyti opozitën shqiptare .
Gjepogje!
Gjepogje, a me sakte, asgje, ne krahasim me ndertimet “pertej lejes ndertimore”, me te cilat eshte mbushur tejembane Tirana, dhe ka per autor Kryetarin e ketij nenkryetarit, dmth Kryehajdutin e kryeqytetit, Erion Veliaj.
Ke kulla ne mes te Tiranes, me shume kate shtese, dmth, “pertej lejes ndertimore”….
Ke kulla ne mes te Tiranes, “me leje ndertimore” vertete, porqe jane dhene “pertej lejes ligjore”, sepse per te pastruar parate e trafiqeve te droges. Por, ke edhe pafund shtesa pallatesh, po ne Tirane, te bera edhe nga vete politikane, deputete a ish-deputete socialiste, natyrisht dhe totalisht “pertej lejes ligjore”…
Ke Inceneratorin e famshem te Tiranes, i cili edhe pse eshte i padukshem, eshte ndertuar “pertej lejes ndertimore”, “pertej lejes ligjore”, sepse Kryehajduti i Tiranes, Veliaj dhe Kryehajduti i Shqiperise, Rama nuk ndoqen asnje procedure ligjore, por fap e fap e fap dhane pike e hodhen firma, per ndertimin e Inceneratorit te padukshem…
Pa permendur ketu, ato ndertimet e pafundme pa leje te Drejtoreve 5D te famshem, mbi dhe nentoke… po nentoke, sepse, keta rugecer-hajdute, aq te pacipe ishin, qe jo vetem benin zullumin e vjedhjes, por edhe m.utin qe behej mullar nga hajduteria e tyre, dmth te ashtuquajturat inerte, i groposnin mu aty ku ishin shembur, per te ngritur mbi to “ketej lejes ndertimore” se vete e jepnin, por “pertej lejes ligjore” …
Sa per kete te PD-se… kot eshte; ishte nje tjeter shume me i rendesishem se ky qe doli ca dite me pare, deputeri i PD-se Aber Agalliu, qe kishte nje marredhenie shume te ngushte me Ballukun, dhe nga e cila perfitoi procedure te pershpejtuar per te zhvilluar pronen e vet.
E dini kush ishte ky ish-deputeti i PD-se, Agalliu?! Ai qe ne kohen e foltoreve te famshme, merrte i pari iniciativat per te bashkuar votat( e bashisteve) me Ramen ne Parlament.
Ajo që më çudit mua nuk është ndërtimi jashtë vijave të verdha, por madhështia e kësaj vile?! Në Perëndim vila të tilla i kanë vetëm milionerët apo miliarderët e krimbur në para. Ku i ka gjetur gjithë këto para ky nënkryetari për të ndërtuar këtë vilë?! Kjo është çështja. Me këtë duhet të merret SPAK. Jo me arkat e peshkut. Këta njerëz që janë pasuruar rrufeshëm si i kanë bërë paratë?! Me krim, korrupsion, drogë, grabitje, gjobvënie?! U shit e gjithë Shqipëria për të pasur sot nja 100 gangsterë të krimbur në para! Per këtë demokraci u luftua?!
Ky e ka ndertuar vilen kur ishte ne PD,apo keto 2 jave,qe eshte emeruar nenkryetar i Bashkise nga Balluku-Mamastirja?
Se ne kohe te Veliut nuk e kemi degjuar kete emer per nenkryetar Bashkie Tirane!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mos ia ver re K(a)R-it o Gano, se eshte shoku i Skarypionit, nga ata që thithin çdo ditë koqet e fishkura të “Doktor Berishës”.
INVESTIGIM GJYSMAK – Ky nenkryetari i Bashkise Sulaj eshte emeruar si i tille (si nenkryetar Bashkie ne Tirane pra) si aktivist i PD, si aktivist i Belas, apo si fryt bashkepunimi mes PD se Saliut+Bela te Ramiut ?